“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqisë, të tërhequr jo aq shumë nga historia e tij mijëravjeçare dhe monumentet e qytetit, por nga mundësia për të kryer një transplant flokësh me çmime më të ulëta sesa ato që do të paguanin në vendet e tyre të origjinës. Duke shëtitur nëpër qytet ose duke qëndruar në radhë në hyrje-daljet e aeroportit, është e vështirë të mos vësh re dikë me kokë të rruar, gati për operacion, ose me fasha dhe garzë në kokë, sepse janë duke u rikuperuar pas operacionit.
Klinikat po shtohen, paketat turistike gjithëpërfshirëse (fluturime, hotele dhe klinika) janë të shumta, dhe vlerësohet se i gjithë sektori ka një xhiro prej rreth 1 miliardë eurosh në vit. Një transplant flokësh në Itali mund të kushtojë 8-10 mijë euro (çmimet variojnë), ndërsa në Turqi ka klinika ku kjo gjë mund të bëhet për vetëm 1/3 e këtij çmimi.
Diferencat e çmimeve mund të jenë pak a shumë të theksuara në varësi të pacientëve dhe karakteristikave të tyre, klinikave dhe teknikave të përdorura për kryerjen e transplanteve. Por në përgjithësi, çmimet më të ulëta e kanë bërë këtë lloj procedure estetike të aksesueshme për një numër më të madh njerëzish.
Përveç faktorëve ekonomikë, rritja e kërkesës u ndikua nga shfaqja e teknikave më të besueshme, më pak të dhimbshme dhe me rezultate më pak të pasigurta se në të kaluarën për suksesin dhe qëndrueshmërinë e ndërhyrjes. Gjithsesi vlerësimi i saktë i shkallës së suksesit të transplantit të flokëve nuk është diçka e lehtë.
Studimet mbi këtë çështje janë relativisht të pakta në numër, dhe ndryshojnë metodologjitë për vlerësimin e nivelit të suksesit të transplanteve, si në varësi të numrit të pacientëve të analizuar po ashtu sipas periudhës së marrë në konsideratë pas ndërhyrjes. Ndër studimet më të cituara janë ato të bazuara në nivelin e kënaqësisë së pacientëve të konsultuar në një kohë të caktuar pas operacionit.
Për shembull një hulumtim i vitit 2016, i kërkoi një grupi njerëzish të vlerësonin rezultatin e transplantit të flokëve të tyre 3 vjet pas operacionit. Mesatarisht, niveli i kënaqësisë ishte 8.3 nga 10, gjë që flet për një transplant të suksesshëm në shumicën e rasteve.
Humbja e flokëve është një proces i natyrshëm që ndodh me kalimin e moshës.
Ajo nuk prek të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë. Në përgjithësi prek 80 për qind të burrave dhe 40 për qind të grave. Procesi mund të ketë shkaqe të shumta, por më i zakonshmi është alopecia androgjenetike, një gjendje e cila për shkaqe kryesisht gjenetike, bën që gjëndra e flokëve të bëhet gjithnjë e më e vogël, duke bërë që flokët të hollohen derisa të bien.
Procesi mund të ndërpritet pjesërisht ose të rikthehet, por vetëm nëse ndërmerren veprime përpara rënies së plotë të flokëve. Jo të gjithë pacientët reagojnë njëlloj ndaj trajtimet nuk janë gjithmonë efektive. Po ashtu nuk është e qartë se përse meshkujve u bien flokët kryesisht në pjesën ballore dhe në majë të kohës, ndërsa mbajnë qime rreth veshëve dhe në pjesën e pasme të qafës.
Flokët në këtë zonë nuk preken nga alopecia androgjene, dhe nuk i nënshtrohen proceseve të dukshme të rrallimit dhe rënies. Prandaj ata janë kandidatë idealë për t’iu në nënshtruar transplantit. Flokët merren nga kjo zone dhe rivendosen në zonat ku kanë rënë.
Në zonën e zverkut ka mesatarisht nga 65-85 njësi folikulare për centimetër katror. Pra grupe të vogla prej 1-4 fije floku me origjinë nga folikulat e poshtme. Për t’u siguruar që transplanti është i dobishëm dhe efektiv, është e rëndësishme që të bëhet një diagnozë e saktë për të verifikuar shkaqet që e çuan pacientin në rënien e flokëve.
Diagnostikimi i alopecisë androgjenetike është relativisht i thjeshtë, ndërsa diagnostikimi i kushteve të tjera që çojnë në rënien e flokëve mund të jetë më kompleks dhe mund të kërkojë teste të gjera, përfshirë një mostër për analizën e folikulave dhe lëkurës. Pacientët nuk duhet të jenë nën moshën 25 vjeç.
Pasi para kësaj moshe është e vështirë të parashikohet se cilat zona do të preken më shumë nga rënia e flokëve. Trashësia e tyre, është një tjetër tregues i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për të mos pasur iluzione të çuditshme. Transplantet vetëm në majën e kokës janë më pak të rekomanduara, sepse humbja e mëvonshme e më shumë flokëve mund të çojë në mbetjen vetëm të flokëve të transplantuar.
Flokët më pak të ekspozuar ndaj alopecisë androgjenike përdoren për transplantim. Dhe me përjashtime të rralla, pas transplantimit, ky flok mbetet për gjithë jetën dhe nuk bie, në dallim nga ata që ishin tashmë në zonën e transplantit. Me kalimin e kohës, disa nga këto të fundit mund të bien.
Kjo mund të çojnë në rrallimin e tyre, gjë që mund të japë përshtypjen e një transplanti të dështuar. Gjatë një ndërhyrje merren në konsideratë këta faktorë, duke balancuar densitetin e njësive folikulare në zonat më të rrezikuara. Pasi të jenë bërë të gjitha vlerësimet e nevojshme, kryhet operacioni, kohëzgjatja e të cilit varion sipas teknikave të përdorura dhe sasisë së flokëve që do të transplantohen.
Flokët e pacientit rruhen deri në 2 milimetra në gjatësi, në mënyrë që të vërehet qartë orientimi i folikulave dhe këndi i tyre. Lëkura e kokës anestezohet dhe rrugët e ndjekura janë dy në varësi të llojit të ndërhyrjes: në një farë kuptimi të dyja ngjajnë me një transferim bimësh, por me pak gjak.
Në rastin e metodës FUT (transplantimi i njësisë folikulare) kirurgu heq një rrip lëkure në pjesën e pasme të kokës me gjatësi prej 15 deri në 30 centimetra dhe gjerësi rreth një centimetër, duke arritur një thellësi prej 2-4 milimetra. Më pas plaga mbyllet me qepje, ndërsa fillon përzgjedhja e njësive folikulare nga rripi i lëkurës që sapo është hequr.
Renditja kryhet me mikroskop dhe duhet bërë me shumë delikatesë, duke eliminuar pjesën e lëkurës që nuk është e nevojshme pa dëmtuar qelizat e folikulit. Më pas, duke përdorur tehe të vogla, kirurgu krijon prerje të vogla në zonat e kokës ku është e dukshme rënia e flokëve dhe ku do të shartohen folikulat, duke ruajtur të njëjtin prirje dhe orientim si ato që janë natyrshëm të pranishme në zonë.
Metoda alternative më e përdorur është FUE (ekstraksioni i njësisë folikulare) që nuk përfshin heqjen e një rripi të tërë të lëkurës, por heqjen e njësive folikulare që do të transplantohen një nga një. Një instrument krijon një prerje rreth njësisë folikulare, duke arritur një thellësi prej rreth 4 milimetra, më pas ajo nxirret dhe pak më pas vendoset në pozicionin e ri në kokë.
Të dyja teknikat kanë avantazhe dhe disavantazhe dhe ende debatohet nëse njëra praktikë është në të vërtetë më e mirë se tjetra. Mesatarisht në operacionin e parë, transplantimi përfshin të paktën 2000 njësi, por ka raste në të cilat mund të nevojiten më shumë se 3000 njësi.
Në fund të operacionit, skalpi i kokës dezinfektohet dhe më pas fashohet për të parandaluar infektimin e plagëve. Shumica e pacientëve i tregojnë ditët e para pas operacionit si më të bezdisshmet, për shkak të djegies dhe praktikave që duhen ndjekur për të shmangur dëmtimin e transplantit: gjumi vetëm në pozicione të caktuara, mjekimi i plagëve me shumë delikatesë dhe gjëra të tilla.
Për të vlerësuar efektin përfundimtar, është e nevojshme të prisni rreth një vit pas operacionit.
Suksesi varet mbi të gjitha nga sa shfaqet në mënyrë natyrale vija e flokëve në ballë, detaji që i kushtojmë më shumë rëndësi. Nëse është shumë i ulët ose me një formë të ndryshme nga ajo që kishte fillimisht, ka shumë gjasa që transplanti të jetë shumë i dukshëm.
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...