7 mite që qëndrojnë në rrugën e fitores së Ukrainës
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...

Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë me Xi Jinping këtë javë është Vladimir Putini i vërtetë. Por kjo është një pyetje që po ngrihet pasi një sërë ekspertësh të besueshëm e kanë akuzuar presidentin rus se dërgoi sozinë e tij në një vizitë të beftë fundjavën e kaluar në qytetin e pushtuar ukrainas Mariupol.
Jo pak raporte dhe teori konspiracioni kanë qarkulluar në të kaluarën rreth përdorimit të sozive nga udhëheqësi rus për shkak të problemeve shëndetësore apo të sigurisë. Por në rastin e reagimeve ndaj udhëtimit të kreut të Kremlinit në Mariupol, është hera e parë që burime të shuma e të besueshme, kanë hedhur dyshime mbi identitetin e njeriut që u shfaq në qytetin juglindor të Ukrainës.
Politikani opozitar rus, Gennadi Gudkov, është ndër ata që pretendon se një sozi e Putinit është shfaqur së fundmi në qytetin ukrainas. “Tani që po ndodh një luftë, unë nuk e përjashtoj mundësinë që dikush, i cili i ngjan apo që është maskuar si Putini të jetë duke luajtur rolin e tij”- tha Gudkov.
“Kur Putin lëviz nëpër Moskë, qytetarët bllokohen në trafik për orë të tëra, sepse shërbimet e sigurisë e bllokojnë të gjithë qytetin për të lejuar udhëtimin e autokolonës së tij prej 40 makinash të blinduara. Prandaj nuk është e qartë se cili është vërtet ai brenda makinës. Pastaj ata na tregojnë një Putin tjetër që drejton vetë një makinë "Toyota" në Krime. Unë nuk e besoj që është ai vërtet”- shprehet politikani rus. Putin ose dikush që i ngjan shumë atij, mbërriti në Mariupol vetëm një ditë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzoi atë për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e qindra fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara.
A ishte i njëjti udhëheqës që ka fobi ndaj mikrobeve?
Vizita në Mariupol u zhvillua gjatë natës. Putin u takua dhe bisedoi me banorët vendas, shëtiti nëpër qytet dhe drejtoi një makinë. Gazetarët u habitën që ishte i njëjti udhëheqës germafobik (që i ka tmerr mikrobet) që negocioi me presidentin francez Emanuel Makron duke u ulur në cepin e kundërt të një tavoline 6 metra të gjatë dhe që i detyronte zyrtarët e sigurisë dhe anëtarët e parlamentit rus të qëndronin në karantinë për javë të tëra para se të takohej me ta.
Andrei Piontkovski, shkrimtar dhe analist i opozitës ruse, beson se Vladimir Putini i ka përdorur sozitë për takime më të vogla dhe në disa paraqitje publike, edhe pse ai shfaqet personalisht për takime me liderët e vendit apo për të mbajtur fjalime të rëndësishme.
Ai është i sigurt se Putini “nuk do ta poshtëronte kurrë” Xi Jinping duke dërguar në takim një burrë me një pamje të ngjashme për t’u takuar me udhëheqësin kinez. Por ky nuk është rasti me vizitën në Ukrainë. “Ai që pamë në Mariupol, nuk ishte Putini. Ai ka shumë tipare të ngjashme dhe është një sozi e tij”- tha Piontkovski.
Sadami dhe Fideli
Me këtë ide është dakord edhe gazetari rus Mikael Nacke. “Unë nuk kam asnjë dyshim se Putini ka disa sozi që i përdor herë pas here”- thotë ai, duke vënë në dukje se si liderin irakian Sadam Husein dhe ai kuban Fidel Kastro kanë përdorur disa sozi për të shmangur tentativat për vrasje.
Nacke shton se sozitë mund të duken njësoj, por kanë sjellje krejtësisht të ndryshme. “Ne e shohim periodikisht Vladimir Putinin në imitime të ndryshme”- thekson ai. Në një rast Putini qëndron anash sallës gjatë meshës solemne të Krishtlindjes dhe nuk e lë as priftin të afrohet.
Në një rast snajperët e mbulojnë, ndërsa ai vendos lule në varreza; ndërsa në një tjetër rast Putini shfaqet shumë i shkujdesur duke takuar ushtarë dhe civilë. “Është një model sjelljeje krejtësisht i ndryshëm. Nëse je një diktator i urryer nga shumë njerëz brenda dhe jashtë vendit, je duke u përndjekur, jeton në një bunker dhe udhëton në një tren të blinduar, atëherë do të dëshirosh të përdorësh sozi”- shton më tej ai.
Përdorimi i sozive i përshtatet portretit klasik të një diktatorit paranojak. Këtë javë, analistët krahasuan në detaje fotot e Putinit, duke shqyrtuar formën e mjekrës dhe detaje të tjera për të kuptuar nëse njeriu i paraqitur në foto është vetë presidenti rus apo një kopje e tij.
Kushdo që ishte në Mariupol javën e kaluar, presidenti rus ishte këtë javë në Moskë për t’u takuar me Xi, dhe tani është i kërkuar për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar për krime lufte, nuk ka gjasa që Putini i vërtetë të udhëtojë shumë shpejt nëpër botë./ Përshtatur nga CNA.al
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...