SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftarakë amerikanë F-16, atyre do t’u duhen të paktën 18 muaj për të mësuar se si t`i përdorin ato, tha një zyrtar i Pentagonit në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar. “Unë e kam të vështirë t’i them ndonjë anëtari të Kongresit apo publikut amerikan, se ndihma më e mirë për Ukrainën në këto momente është dërgimi i avionëve F-16”- deklaroi Kolin Kal, nënsekretari i mbrojtjes për politikën.
Natyrisht i njëjti arsyetim vlen për avionët luftarakë britanikë, RAF Typhoons. Problemi nuk është thjesht vetëm trajnimi i pilotëve, por edhe i teknikëve, rezervave dhe pistave të përshtatshme për këta lloj avionësh. Për më tepër, Ukraina ka tashmë aftësi ushtarake shumë të kufizuara, duke qenë e detyruar të luftojë me armë të dërguara nga shumë kombe, në vend të numrit të madh të platformave të këmbyeshme që funksionojnë më mirë për të gjitha forcat e armatosura.
Atëherë presidenti Zelenski vazhdon të lutet për dërgimin e avionëve luftarakë, duke pretenduar se prania e tyre mund të sigurojë fitoren? Pse disa politikanë perëndimorë përsëritin vazhdimisht sloganin “Dërgojini avionët tani”, kur ata duhet ta dinë se kjo është e pamundur?
Dhe pse mediat perëndimore publikojnë kaq shumë fjalë boshe rreth asaj se ku ka arritur ose mund të shkojë kjo luftë e tmerrshme? Përgjigjja e shkurtër është se Zelenski është duke luajtur një lojë politike, dhe shpeshherë e bën këtë në mënyrë të shkëlqyer.
Disa politikanë perëndimorë të paskrupullt u fryjnë borive për arsyet e tyre. Ne duam ta besojmë atë që thotë udhëheqësi i Ukrainës, pasi ne ndajmë aspiratat e tij. Megjithatë, ka një hendek midis shpresave për mposhtjen e plotë të Putinit dhe analizës së ftohtë ushtarake.
Ushtarakët perëndimorë kanë dyshuar gjithmonë nëse kombi i Zelenskit apo ai i Putinit mund të arrijnë një fitore përfundimtare në fushën e betejës. Dhjetë muaj më parë, shkrova se ndonëse ukrainasit ndoshta mund të pengojnë përparimet e mëtejshme të mëdha ruse “ata nuk janë mjaft të fortë, edhe duke pasur më shumë armë perëndimore, që të dëbojnë forcat e Putinit nga Donbasi, për të mos folur për Krimenë”.
Në atë kohë pata fatin të mos sulmohesha si disfatist nga disa njerëz që i respektoj. Por sot duket se ka ardhur koha që ta ngushtojmë hendekun midis retorikës dhe realiteteve, si në Perëndim po ashtu edhe në Ukrainë. Amerikanët po mbajnë barrën kryesore të armatosjes së ukrainasve.
Ky fakt duhet t’i turpërojë europianët. Sepse ai pasqyron faktin se që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe përkundër paralajmërimeve të përsëritura të shumë prej nesh që shqetësohemi për sigurinë e kombeve tona përkatëse, kontinenti është thuajse i çarmatosur.
Qeveria britanike duhet të autorizojë rritjen e prodhimit të armëve që na nevojiten, në mënyrë që të zëvendësojë municionet e dërguara në Kiev. Buxheti që pritet të miratohet javën e ardhshme, do të ndajë për mbrojtjen një shtesë prej vetëm 5 miliardë paund. Ndërkohë programi 2-vjeçar i SHBA-së për 4-fishimin e prodhimit të municioneve nuk ka asnjë ekuivalent europian.
Në vend se të dërgojnë në Kiev sasi armësh të mjaftueshme vetëm sa për të shmangur humbjen, aleatët e Ukrainës kanë nevojë për një vizion strategjik, që të mbështesë angazhimet e shtuara, të cilat synojnë përmbushjen e objektivave realiste. Një ish-gjeneral britanik shkroi pas një vizite të fundit në zonën e luftës se “pavendosmëria e Perëndimit... mund të ndikojë shumë mbi atë që mund të arrijë Ukraina në vitin 2023”.
Putin, që po krijon një ekonomi lufte, mund të dërgojë në front një sasi më të madhe municionesh se Perëndimi. Artileria e tij qëllon 4 predha për çdo predhë të lëshuar nga njerëzit e Zelenskit. Pavarësisht nëse Kina bëhet apo jo furnizuesja e drejtpërdrejtë e armëve për Moskën, ajo tashmë po lehtëson dërgesat e Koresë së Veriut.
Sido që të jenë nuancat e politikës së presidentit kinez, Xi Jinping do të vazhdojë të punojë për të shmangur çdo gjë që Perëndimi mund ta quajë fitore. Një rezultat i tillë do ta inkurajonte Amerikën dhe aleatët e saj të rreshtoheshin më me forcë kundër ambicieve të tij ekspansioniste.
Rusia e sotme është mjaftueshëm e fuqishme për të qenë më superiore në fushën e betejës ndaj Ukrainës më të vogël dhe më të dobët. Rusët kanë ndërtuar fortifikime të mëdha mbrojtëse në lindje të Donbasit. Asnjë nga miqtë e mi të mirinformuar nuk beson se ukrainasit mund t’i kapërcejnë ato, sado armë shtesë që ne u japim atyre, dhe pavarësisht çdo lloj pretendimi publik që bën Zelenski.
Ndërkohë Rusia dhe Kina po zhvillojnë një luftë në “zonën gri” kundër Perëndimit, në një mënyrë që vetëm sa mund të intensifikohet. Pozicioni i tyre në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut përforcohet nga ryshfeti, diplomacia, mediat sociale dhe fushatat e dezinformimit, ndaj të cilave ne po bëjmë aktualisht shumë pak për t’iu kundërvënë. Përpjekjet e rusëve për të dobësuar argumentet rreth legjitimitetit të sovranitetit ukrainas, morën një nxitje të padëshiruar javën e kaluar nga rrjedhja e të dhënave të inteligjencës amerikane që pretendojnë se simpatizantët e Kievit mund të kenë qenë përgjegjës për shpërthimet e shtatorit të kaluar në tubacionin e gazsjellësit “Nord Stream” në fund të Detit Baltik.
Rusia kryen sulme kibernetike kundër komunikimeve satelitore perëndimore, ndërsa sektori ynë i korporatave është veçanërisht i prekshëm ndaj tyre. Muajin e kaluar shërbimet sekrete holandeze raportuan mbi mbikëqyrjen e rusëve ndaj kabllove të tyre të internetit, tubacioneve të gazit dhe turbinave të erës në Detin e Veriut.
Ne jemi duke ecur symbyllur drejt një Lufte të Ftohtë të gjeneratës së re, të cilën aktualisht vetëm Uashingtoni e sheh me seriozitetin që meriton. Ajo sjell për ne 2 sfida që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Së pari, ne duhet ta mobilizojmë veten për t’i kundërshtuar sulmet e tërthorta ruse dhe kineze.
Po ashtu duhet të mbështesim Ukrainën me një lloj koherence, e cila aktualisht mungon. Asnjë kurs i besueshëm nuk do ta çojë këtë luftë në një përfundim të shpejtë, sepse të dyja palët besojnë ende se mund të dominojnë në fushën e betejës.
Zelenskit i nevojiten mjetet që ta bindë Rusinë të ulet në tryezën e negociatave. Pra bisedime por një dorëzim. Çështja kryesore që duhet adresuar nga udhëheqësit tanë, dhe kryesisht amerikanët, është se çfarë lloj armësh mund të rrisin koston e luftës në nivele të papranueshme edhe për Kremlinin. Raketat me rreze të gjatë janë opsioni më i dukshëm, ai ato që Rusia po përdor tashmë kundër infrastrukturës ukrainase. Po ashtu duhet të dërgojmë tanke dhe artileritë Himars në sasi më të mëdha, së bashku me shumë më tepër municione. Këto të fundit janë një prioritet shumë më urgjent sesa avionët.
Por asnjëra nga këto masa nuk ka gjasa që ta dëbojë Putinin nga Krimea. “Zelensky është një udhëheqës frymëzues dhe efektiv i kohës së luftës, por ai rrezikon të premtojë më tepër sesa ka mundësi, duke i lidhur duart politikisht kur t’i duhet të zvogëlojë synimet e tij të luftës”- shkroi së fundmi Charles Kupchan, anëtar i lartë në Këshillin e SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë.
“E njëjta gjë vlen edhe për liderët e NATO-s. Edhe ata mund të pendohen për mbivlerësimin e rëndësisë strategjike të fitores së Ukrainës, nëse përfundimisht u duhet t’i shpjegojnë elektoratit të tyre pse nuk po bëjnë më shumë për të parandaluar që Kievi të mos mposhtë Rusinë dhe të rivendosë sovranitetin e plotë territorial”.
Kjo do të jetë një luftë e gjatë, nga e cila askush nuk do të dalë si një fitues i madh, ashtu siç ndodhi në Korenë e viteve 1950-1953. Megjithatë, si ai konflikt dhe të gjithë të tjerët që përfshijnë fuqitë e armatosura bërthamore, edhe nëse synimet perëndimore duhet të mbeten të kufizuara, ato janë jetike jo vetëm për Ukrainën, por edhe për kauzën e qytetërimit tonë.
Shënim: Max Hastings është gazetar dhe historian. Shumë libra të tij mbi historinë janë bestseller./ Përshtatur nga CNA.al
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...