Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetëreflektimi. Është një kohë e jetës suaj, kur ka të ngjarë ta gjeni veten duke menduar se kush keni qenë, kush jeni aktualisht dhe çfarë po bëheni. Është një fazë e jetës, ku duhet që të lidhni pikat midis së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes.
Dhe e bëni këtë gjë duke i lejuar vetes të reflektoni mbi të gjithë atë mësim dhe rritje shpirtërore që ju ka dhënë jeta, duke guxuar ndërkohë të imagjinoni mundësi të reja. Parë nga ky këndvështrim, mosha e mesme mund të duket emocionuese dhe më pak e zymtë. Ka shumë gjëra mbi të cilat mund të mendohet.
Një kërkim identiteti
Nëse kjo ndjenjë shqetësimi dhe kurioziteti ju duket e njohur, kjo ndodh sepse keni qenë edhe më parë në këtë fazë. Ju në thelb po rishikoni kërkimin e identitetit si në adoleshencë, por këtë herë nga pika e favorshme e moshës së mesme. Sigurisht, sfida në këtë pikë të jetës suaj është gjetja e kohës dhe hapësirës së nevojshme për t’u përfshirë në këtë proces të reflektimit të thellë.
Kjo nuk është një detyrë e lehtë gjatë një faze të jetës, sepse mund ta gjeni veten duke u përballur me një numër të madh angazhimesh. Por nëse mund të gjeni një mënyrë për të shtypur butonin e “pauzës” - qoftë edhe vetëm për disa minuta - përvoja mund të jetë vërtet e dobishme për shpirtin, duke ju lejuar të vini re dhe vlerësoni se sa shumë keni mësuar gjatë rrugëtimit të jetës, dhe ta zgjidhni atë që dëshironi për veten tuaj këtej e tutje.
Tik-taku i moshës së mesme
Kur arrijmë në moshën e mesme, ndryshon perceptimi ynë mbi kohën. Në vend se të fokusohemi te numri i viteve që kemi jetuar, nisim të mendojmë se edhe sa vite na kanë mbetur. Është tamam si një fanar ndriçues mbi kokën tonë, që na detyron t’i pranojmë vetes - ndoshta për herë të parë - se askush nga ne nuk ka pafund kohë përpara.
Pyetja shtrohet pyetja: "Si dua ta kaloj këtë kohë?” Ju mund të mendoni se ky do të ishte një mendim dëshpërues. Në fakt mund të jetë tejet sqarues dhe pasurues i jetës suaj. Ndenja e rigjetur e urgjencës, mund t’ju inkurajojë që të fokusoheni te marrëdhëniet dhe aktivitetet që kanë më shumë rëndësi për ju. Siç shprehet psikologia Laura Karstensen e Universitetit të Stanfordit në një intervistë për Forbes: “Horizontet kohore kanë ndikime të fuqishme mbi qëllimet dhe motivimin e njerëzve”.
Çfarë do të thotë kjo në aspektin praktik?
Për mua, kjo do të thotë të bëj një përpjekje të vetëdijshme për të qëndruar e lidhur me anëtarët e familjes dhe miqtë: të shkruaj letra, të planifikoj video-biseda dhe të takohem personalisht me ta sa më shpesh që të jetë e mundur. Këta njerëz kanë shumë rëndësi për mua.
Unë nuk dua që t’i cilësoj ata - ose kohën - si diçka të mirëqenë. Kjo qasje do të thotë të ndjekësh në mënyrë aktive një ëndërr të përjetshme - të shkruash një roman - në vend të lejimit të asaj ëndrre që të shuhet pafundësisht në listën që përmblidhet në togfjalëshin "Një ditë...”.
Verën e kaluar, aplikova (dhe u pranova) në një program “Si të shkruash një roman në një vit”. Dhe po vazhdoj të bëj përparim të qëndrueshëm në romanin tim. Ja cila është pyetja ime për ju: Nëse e gjeni veten me dhuratën e një dite që mund ta kaloni duke bërë gjithçka që dëshironi, si do të zgjidhnit ta kalonit atë?
A do ta kalonit vetëm apo me njerëz të tjerë (dhe nëse po, kush mund të jenë ata njerëz)? Çfarë aktivitetesh do të bënit? Për rezultate më të mira, supozoni se paratë nuk janë një objekt, dhe sikur kufizimet e zakonshme të jetës së përditshme zhduken si me magji. Kjo nuk ka të bëjë me kufizimin e të menduarit tuaj në atë që është e lehtë, praktike apo edhe e mundshme, por me guximin që t’i pranoni vetes atë që dëshironi vërtet, dhe më pas të reflektoni se çfarë do të thotë kjo vërtet.
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...