“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identifikua nga autoritetet amerikane në brigjet e Atlantikut, është pjesë e programit të gjerë të mbikëqyrjes ajrore nga ana e Republikës Popullore të Kinës. Një raport i “Washington Post”, ka cituar zyrtarë amerikanë të thonë se në mesin e disa vendeve fqinje të Kinës ishte shënjestruar edhe India.
Kjo është një metodë e njohur por që cilësohet si jo shumë e zgjuar për të kryer operacione të sofistikuara të vëzhgimit të kundërshtarit.
Arsyeja për mbikëqyrjen e bazuar tek balonat nuk është e re, por është mjaft e thjeshtë. Balonat si ajo e rrëzuar së fundmi nga SHBA, u japin mundësi kinezëve të kryejnë mbikëqyrje të saktë kundër objekteve veçanërisht statike apo tokësore, duke filluar nga bazat ushtarake, instalimet e lëshimit të raketave dhe radarëve deri tek qendrat e komandës dhe kontrollit. Këto misione vëzhgimi mund të kryhen gjithashtu kundër objektivave me lëvizje të ngadalta, si anijet që lundrojnë në oqeane. Pavarësisht nga pafajshmëria e tyre në dukje, avantazhet e përdorimit të balonave janë disa.
Së pari, një balonë si ajo e përdorur nga kinezët lëviz shumë ngadalë dhe ka një panel të madh diellor dhe instrumente që peshojnë afro një ton. Ajo është e orientuar drejt zbulimit të emetimeve elektronike, emetimeve të mikrovalëve, sinjaleve të radarit dhe mbledhjes së inteligjencës fotografike.
Lëvizja e ngadaltë e objektit kinez që kishte në bord pajisje të rëndësishme të zbulimit dhe grumbullimit të inteligjencës, i mundësoi udhëtimin për një kohë të gjatë mbi zonën e synuar, duke i dhënë mundësi të kapte Inteligjencën e Sinjaleve (SIGINT) kundër objektivave specifike.
Koha e gjatë e udhëtimit të balonës, duke pasur parasysh lartësinë e ulët dhe afërsinë e saj me sipërfaqen e tokës, ndihmon në gjeolokacionin e objektivave me saktësi të madhe dhe në gjurmimin me efektivitet të komunikimeve dhe modeleve të sinjalizuara në harta.
Pra cilësia e të dhënave dhe informacionit të kapur do të ketë qenë shumë e lartë. Të gjitha informacionet dhe të dhënat e vëzhgimit të mbledhura nga kinezët, ka të ngjarë që t’i ndihmojnë ata në kohë lufte dhe në identifikimin me saktësi të objektivave që ndodhen në pjesën kontinentale të SHBA-së.
Ky është vendi ku baloni spiun i PRC-së ka fuqi të mëdha, në kontrast me një satelit, koha e kalimit të të cilit është shumë më e shkurtër se sa e një balone mbi një zonë specifike të sipërfaqes së tokës, qoftë mbi tokë apo në det.
Satelitët udhëtojnë me më shumë se 20.000 kilometra në orë, duke u dhënë atyre një kohë shumë të vogël apo të kufizuar qëndrimi mbi një zonë gjeografike, edhe kur ato përdoren në grupe që ndjekin njëri-tjetrin në një rend të shkurtër. Një satelit pasi zbulohet është lehtësisht i gjurmueshëm sepse trajektorja e tij orbitale është fikse.
Prandaj, shpejtësitë e larta orbitale të anijes kozmike të kombinuara me rrugën e tyre orbitale fikse, ia mohojnë disa nga avantazhet në kohë reale që mund të ofrojë një balonë. Së treti, zbulimi i këtyre balonave nuk është i lehtë, dhe në kohën kur ato janë zbuluar dhe neutralizuar, ato mund të kenë marrë tashmë dhe transferuar të dhëna tek pronarët e saj.
Për më tepër balonat mund të pajisen me motorë të vegjël duke lejuar ndryshimin e trajektores së tyre të fluturimit. Ato lëvizin në mënyrë të çrregullt, duke i bërë ato shumë të vështira për t’u zbuluar.
Së fundi, ato janë shumë të lira për t’u prodhuar, edhe nëse shkatërrohen, nuk ka gjasa t'i kushtojnë shumë pronarit. Përpara ngjarjes së fundit ishin konfirmuar tashmë disa misione me balona të lëshuara nga kinezët mbi territorin amerikan përpara episodit të fundit si nën administratën e Xho Bajdenit po ashtu edhe të Donald Trump.
Se sa të dëmshme ishin këto misione, duke përfshirë më të fundit, është e vështirë të konstatohet plotësisht.
Nëse SHBA-ja ka hasur vështirësi në zbulimin e një objekti vëzhgimi ajror me lëvizje të ngadaltë si një balonë, atëherë Nju Delhi ka të ngjarë të ketë qenë tashmë objektivi i shumë prej këtyre misioneve të spiunazhit me balona, të cilat nuk u zbuluan ose u zbuluan kur ishte tepër vonë.
Dhe ky vend përballet me më shumë disavantazhe. Besohet se kinezët kanë dërguar balona në ishujt Andaman dhe Nicobar dhe është e paqartë se çfarë ka bërë India për këtë. Ka shumë të ngjarë që Nju Delhi t’i zbulojë kur është shumë vonë dhe kur nuk mund të bëjë ndonjë gjë të madhe.
Kujtojmë pak se çfarë tha gjenerali Glen Vanherk, shefi i Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD): “Si komandant i NORAD-it, është përgjegjësia ime të zbuloj kërcënimet ndaj Amerikës së Veriut. Dhe unë po ju them që ne nuk i kemi zbuluar këto kërcënime. Ky është një problem që ne duhet ta adresojmë”.
Kjo është një deklaratë shumë domethënë se, sepse zbulon pse SHBA, që është fuqia më e avancuar e hapësirës ajrore, nuk mund të zbulojë diçka aq rudimentare sa është lëvizja e balonave. Kjo do të thotë se India dhe vende të tjera përballen me sfida edhe më të mëdha dhe pa zgjidhje të lehta./ Përshtatur nga CNA.al
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...