Pesë njësitë ushtarake më të pazakonta në histori
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...

Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma teknike që lidhen me krimin kibernetik, dhe që për fat të keq do t’i dëgjojmë gjithnjë e më shpesh. Sepse, sipas Forumit Ekonomik Botëror, sulmet kibernetike do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në vitet e ardhshme.
Ato do të prekin jo vetëm agjencitë qeveritare apo kompanitë e mëdha, por edhe organizatat që menaxhojnë të dhënat e konsumatorëve, pavarësisht nga madhësia e tyre, madje dhe vetë konsumatorët. “Ne duhet të përgatitemi për një stuhi kibernetike, megjithëse është realisht e vështirë të kuptojmë se sa e keqe do të jetë ajo”- paralajmëron Sadi Kris e Universitetit të Oksfordit.
Phishing, Ransomware, sulmet DDos:Fjalori i krimit kibernetik
Phishing (që buron nga termi ‘për të peshkuar’) është përpjekja për të zotëruar në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të një përdoruesi dhe informacione të tjera (numrat e llogarisë bankare dhe kartat e kreditit, kodet e sigurisë për të hyrë në bazat e të dhënave, etj.), duke dërguar e-maile të rreme në emër të institucioneve bankare, institucioneve financiare, agjencive të sigurimit etj. Dhe duke ftuar përdoruesin që t’ia komunikojë të dhënat dhe informacionin.
Ransomware është një lloj virusi që merr nën kontroll kompjuterin e një përdoruesi, i kodon të dhënat që ndodhen atje dhe më pas kërkon një shpërblim për të rivendosur funksionimin normal. Ndërkohë një sulm DDos, është një përpjekje për të bllokuar trafikun normal të një serveri, shërbimi ose rrjeti duke e mbingarkuar viktimën ose infrastrukturën përreth me një trafik të madh të rrjetit.
Një katastrofë e afërt

Sipas 93 për qind të ekspertëve të IT-së dhe 86 për qind të drejtuesve të biznesit të IT-së të anketuar nga Forumi Ekonomik Botëror, paqëndrueshmëria gjeopolitike aktuale e bën të mundshme që një ngjarje katastrofike në sektorin dixhital brenda 2 viteve të ardhshme.
Frika është veçanërisht e madhe tek sektorët kryesorë të infrastrukturës si energjia elektrike, prodhimi dhe transporti publik.
Sipas një sondazhi nga “US SecurityScorecard”, një kompani e specializuar në vlerësimet e sigurisë kibernetike, 48 për qind e kompanive prodhuese në vend janë shumë të rrezikuar nga sulmet ndaj sistemit kompjuterik, dhe kriminelët kibernetikë janë shumë të vetëdijshëm për këtë cënueshmëri.
Më keq sesa pandemia
Që pas shfaqjes së pandemisë së Covid-19, krimi kibernetik është rritur ndjeshëm, dhe shumë kompani kanë pësuar më shumë sulme për shkak të të “çarave të sigurisë” nga puna në distancë dhe rritjes së virtualizimit të të dhënave të ndjeshme me përdorimin e kompjuterit për shumë shërbime online.
Sipas Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, vendi që u godit nga një sulm i rëndë kibernetik korrikun e vitit të kaluar, një sulm kibernetik global mund të ketë pasoja shumë më të këqija se pandemia nga e cila po dalim. “Le të imagjinojmë një mori virusesh që pësojnë mutacione çdo ditë në një mënyrë eksponenciale dhe ai nuk sulmon trupat tanë, por “trupat” në të cilat jetojmë - organizatat tona, vendet tona, sistemin tonë. Do të ishte një apokalips”- është shprehur ai.
Zero besim
Teksa po rriten kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike globale, po përmirësohet gjithashtu edhe aftësia jonë për t’u mbrojtur kundër këtyre kërcënimeve. Për shembull, po përdoret gjithnjë e më shumë qasja “Zero Besim”, një strategji mbrojtëse e rrjetit, bazuar mbi idenë se të besosh është mirë, por të mos besosh është shumë më mirë.
Ky model lejon qasjen e bazuar në kontekst të përdoruesit të rrjetit (duke verifikuar vendndodhjen e tij apo shërbimin e kërkuar), pa supozuar se lidhja është e sigurt vetëm sepse ka futur një emër përdoruesi dhe fjalëkalimin.
Sipas ekspertëve të Forumit Ekonomik Botëror, për t’i rezistuar një sulmi të mundshëm kibernetik global, do të duhet të bashkëpunojnë qeveritë midis tyre. “Çelësi për të fituar betejën kundër krimit kibernetik është sigurisht bashkëpunimi, për të pasur një përgjigje globale përmes veprimeve të koordinuara dhe të zgjeruara”- thotë Jürgen Stock i INTERPOL.
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
Aktualisht ka shumë parashikime se si do të vazhdojë lufta...
Rituale flijimesh, mallkime, kukulla dhe magji e zezë, ka ...
“Mali Magjik”, romani klasik i Tomas Man, ku ngjarjet ...
Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...
Në 1917 në Rusi shpërtheu revolucioni dhe Car Nikolla ...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...