Tetë mite të rreme mbi gjumin
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...

Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të shoqërueshme, dikush mund të pyesë: “A ka qenë gjithmonë kështu apo ka ndryshuar me kalimin e viteve?”. Ndërkohë një shtatëmbëdhjetë vjeçare shumë e rezervuar si natyrë mund të pyeste veten: “Kur të rritem, a do të jem kështu si kjo zonjë?”.
E vërteta është, se ndonëse mbetemi po ne me kalimin e viteve, nuk jemi saktësisht i njëjti person gjatë gjithë jetës. Por kjo vjen me lajme të mira: Personaliteti përmirësohet me kalimin e kohës. Në një farë mase, ne mund ta njohim veten tek fëmijët që kemi qenë. Të qetë apo të zhurmshëm?
Kureshtarë dhe eksplorues të mjedisit rrethues apo të frikësuar nga të huajt dhe përvojat e reja? Temperamenti që ka një fëmijë ndikon në përvojat e jetës më vonë, duke nxitur pritshmëri të ndryshme tek të tjerët (p.sh nga një fëmijë i turpshëm pritet të mos flasë shumë, ndërsa nga një fëmijë i paduruar pritet të jetë gjithmonë me nerva).
Por edhe sjellje që mund ta radikalizojnë atë. Për shembull, një fëmijë i turpshëm mund të lihet në botën e tij apo të provokohet, ashtu si një fëmijë kapriçioz mund të trajtohet me nervozizëm edhe para se ta lëshojnë nervat. Në çdo rast, këto stile sjelljeje të fëmijërisë thonë shumë për personalitetin që do të zhvillohet në moshën madhore.
“Një 3-vjeçar i turpshëm sillet shumë ndryshe nga një 20-vjeçar i turpshëm. Por mbetet një element thelbësor i asaj sjellje”- thotë Brent Donelan, psikolog në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, SHBA. Duke ndjekur fëmijët nga mosha 3 vjeç deri në moshën madhore, një studim i Universitetit të Uiskonsin zbuloi gjithashtu një vazhdimësi me kalimin e kohës: të vegjëlit me një natyrë të mbyllur mbetën të tillë. Ndërsa ata me pak vetëkontroll u bënë të rinj impulsivë dhe njerëz që e donin rrezikun.
Por personaliteti ynë nuk është gdhendur një herë e përgjithmonë që në fëmijëri. Ka të ngjarë që pas disa vitesh ndryshimet të jenë të padukshme, por dalë-ngadalë gjatë gjithë jetës, ato mund të bëhen të rëndësishme. Sipas Brent Roberts, psikolog në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign “personaliteti është një fenomen në zhvillim, ai nuk është diçka statike në të cilën ke ngecur, pa asnjë mundësi për të ecur më tej”.
Së bashku me kolegët nga Universitetet e Hjustonit në SHBA dhe Tybingenit në Gjermani, ai studioi ndryshimin e thuajse 2000 njerëzve në mbi 50 vjet. Ata që morë pjesë në studim kur ishin në shkollën e mesme (mosha mesatare 16 vjeç ) dhe që nga ajo kohë iu nënshtruan herë pas here testeve.
“Gjetjet tona sugjerojnë se personaliteti ka një komponent të qëndrueshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë. Por është gjithashtu i lakueshëm, pra njerëzit piqen me kalimin e moshës”-deklaruan autorët.
Në një farë kuptimi, zbuten pjesë më të vrazhda të karakterit. Kështu pjesëmarrësit në studim shënuan rezultate më të larta sesa kur ishin adoleshentë në pjesë të testit që matnin qetësinë, vetëbesimin, ndjenjën e përgjegjësisë dhe gatishmërinë për ta vënë veten në vendin e të tjerëve.
Këtë evolucion e konfirmojnë edhe studime të tjera: me kalimin e moshës bëhemi më të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm (biem më pak pre e impulseve dhe emocioneve), më të distancuar ndaj situatave stresuese, më miqësorë dhe më bashkëpunues.
“Ndryshimet janë potencialisht pozitive. Kemi më shumë vetëvlerësim, jemi më të ndërgjegjshëm për atë që bëjmë dhe kemi më shumë stabilitet emocional. Këto mund ta përmirësojnë ndjeshëm jetën tonë në fusha si puna, marrëdhëniet dhe shëndeti”- thotë Roberts.
Në një nga studimet e tij ai tregoi gjithashtu se vitet ulin nivelin e narcisizmit. Përgjithësisht, kur njerëzit shkojnë drejt moshës së mesme ai është më pak i theksuar, edhe nëse narcisistët e vërtetë priren të mbeten të tillë, të paktën pjesërisht. Në tërësi ri-stilimi i personalitetit me kalimin e moshës sjell përfitime shtesë.
Një studim i Universitetit të Bufalos mbi njerëzit e moshës 14-99 vjeç zbuloi se me kalimin e viteve bëhemi më të besueshëm te të tjerët dhe se kjo shoqërohet me një ndjenjë më të madhe mirëqenieje. Ndërsa një studim nga Universiteti i Singaporit zbuloi se 70-vjeçarët janë më bujarë sesa 20-vjeçarët me të huajt, sepse janë më pak egoistë.
“Ka një keqkuptim, sipas të cilit të moshuarit janë më të ngrysur. Në fakt, është e kundërta.
Me kalimin e viteve bëhemi më empatikë dhe më të dhembshur”- thotë Rodica Damian, psikologe në Universitetin e Hjustonit. Po ashtu në një moshë të thyer fitoni qetësinë shpirtërore sepse jeni më të patrazuar sesa kur ishit të rinj.
Pra me kalimin e kohës transformohet edhe personaliteti. Por pse ndodh kjo? Jo aq shumë si rezultat i ngjarjeve të mëdha të jetës. Ajo që na formon është më tepër ajo çfarë presin të tjerët nga ne, nevojat që duhet të plotësojmë për të krijuar marrëdhënie të mira shoqërore, për t’u trajnuar, punuar, ndërtuar marrëdhënie sentimentale dhe për të krijuar një familje.
“Me kalimin e kohës na kërkohet në shumë kontekste të jetës që t’i bëjmë pak më ndryshe gjërat. Askush nuk na e thotë hapur se si të veprojmë. Por në shumë situata ka rregulla shumë të qarta të nënkuptuara se si duhet të sillemi”- thotë Roberts. Kësisoj ne u përshtatemi kërkesave sociale dhe detyrave zhvillimore të çdo faze të jetës./ Marrë me shkurtime - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
Aktualisht ka shumë parashikime se si do të vazhdojë lufta...
Rituale flijimesh, mallkime, kukulla dhe magji e zezë, ka ...
“Mali Magjik”, romani klasik i Tomas Man, ku ngjarjet ...
Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...
Në 1917 në Rusi shpërtheu revolucioni dhe Car Nikolla ...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Ndoshta në letër, Sulltan Kösen është një fermer me nj...
Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të...
Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl M...
Pas dekadash paqeje, Rusia e riktheu luftën në Europë viti...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...