web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reportazh nga fronti ukrainas/ Midis jetës dhe vdekjes në llogoret e luftës

26 Janar 2023, 08:46, Blog CNA

Reportazh nga fronti ukrainas/ Midis jetës dhe vdekjes në llogoret e

Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, duke vështruar mbi cepin e një llogoreje prej 6 metrash që kishin hapur në pyll 3 milje larg nga kufiri rus. Ishte ora rreth 11 e paradites dhe temperatura kishte arritur tashmë 5 gradë Celcius, e cila sipas të gjithëve atje ishte shumë e lartë.

Ata shpresonin për një të ftohtë që do ta ngrinte shumë tokën. Tani për tani, balta ishte kudo: në çizmet dhe duart e tyre, në dyshemetë e godinave dhe në gropa. Gjatë 3 muajve që gjendeshin aty, ushtarët kishin përsosur një teknikë që u jepte mundësinë të ecnin edhe kur balta u arrinte deri në gjunjë.

Në të gjithë Ukrainën, nga veriu në lindje dhe në jug, rekrutët po e përjetojnë dimrin në llogore si ushtarët e një shekulli më parë. Disa pozicione, në thellësi të territorit ukrainas, duket se janë shtresa mbrojtëse natyre të dizajnuara për të gëlltitur një ofensivë të madhe ruse që pritet në fillim të pranverës.

Të tjerët ndodhen pikërisht në vijën e frontit - nga Kherson dhe Bakhmut në Soledar, ku rusët depërtuan vetëm javën e kaluar. Terreni i fortë që preferojnë banorët e llogoreve e bën më të lehtë përparimin e armikut. Gjatë muajve të fundit, thanë një numër komandantësh ukrainas që janë të angazhuar në vijën e frontit, thonë Rusia ka filluar të dërgojë njësi të shumta ushtarësh pas breshërive të artilerisë.

Reportazh nga fronti ukrainas/ Midis jetës dhe vdekjes në llogoret e

Të ngjitur njëri pas tjetrit, duke u penguar në baltë, ata vrapojnë nëpër tokën e askujt drejt llogoreve ukrainase të armatosur me asgjë tjetër veç pushkëve dhe granatave. “Është njësoj si Lufta e Parë Botërore. Është një çmenduri se sa shumë prej tyre vijnë. Nëse i vrasim ata thjesht i zëvendësojnë”- thotë Meter, 54 vjeç, një videografist i shndërruar në një drejtues dronësh që lufton në Donbas.

Nga pozicioni i tij pranë Bakhmut, Meter mund të shohë forcat ruse, të cilat janë ndonjëherë vetëm 150 metra larg. Kamera e dronit të tij i jep një pamje shumë të qartë. “Rusët janë të armatosur me granata dhe kallashnikovë, dhe përpiqen të afrohen sa më shumë që munden për të hedhur granata në llogoret tona”- thotë ai duke folur nga rrënojat e një vile të rrënuar që përdoret si pozicion në prapavijë nga brigada e tij.

“Ata dërgojnë drejt nesh njerëzit më pak të stërvitur, ata që mezi i mbajnë armët në duar... Pastaj vijnë më të trajnuarit”- shton ai. Në shumicën e kohës, ukrainasit i grijnë me armët e tyre. Rusët vdesin në numër të madh në baltën e madhe midis 2 llogoreve. “Nëse plagoset një ushtar rus, ata do ta lënë aty të ngrijë deri në vdekje”- shprehet Meter, ndërsa Maluk, një qenush i vogël që e kishte gjetur afër frontit, flinte në prehrin e tij.

Ai dhe njerëzit e tij qëndrojnë 2 ditë në llogore, më pas bëjnë 2 ditë pushim. Në fillim ngrirja ishte më se e zakonshme, por gjatë këtij dimri kanë mësuar që ta shmangin atë. Truku më i rëndësishëm është të vazhdosh të lëvizësh gjatë gjithë kohës.

Ata thonë se rusët janë tejet të papajisur. Disave prej atyre iu janë dhënë çanta shpine që datojnë që nga koha e Luftës e Dytë Botërore dhe të brendshme të trupave ukrainasve të grabitura nga pozicionet e braktisura. Në atë zonë, shumë nga ushtarët rusë i përkasin GrupitVagner, një ushtri private ruse e drejtuar nga një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit.

Disa prej tyre u rekrutuan nga burgjet në atë që është në fakt një biletë me një destinacion për në Ukrainë. “Pak çaste më parë kapëm rob një ushtar rus”- më tha Eneas, 54 vjeç me profesion avokat që është pjesë e brigadës së drejtuar nga Meter.

“Ai na u dorëzua sepse i kishin mbetur vetëm 4 ditë në kontratën e shërbimit dhe e dinte se ose do ta detyronin të qëndronte më gjatë ose do ta vrisnin. Kështu ai doli natën nga llogorja zbathur erdhi te ne. Kjo është praktika; nëse e refuzon zgjatjen e kontratës ata të vrasin. Ne nuk duam që t’i marrim robër për shkak të asaj që ata u bënë civilëve tanë. Por ne e bëjmë këtë, sepse duhet të respektojmë rregullat e luftës”- shton ai.

Eneasthekson tha se nuk i vjen keq për rusët e dërguar në front për të vdekur. Të njëjtën gjë tha edhe Grigori Rubanovskit, ushtar në një njësi të inteligjencës, që sapo kremtoi ditëlindjen e tij të 37-të në llogore, sigurisht jo duke dërguar “fishekzjarrë” drejt pozicioneve ruse.

“Në verë ata e kishin më të lehtë fshiheshin, por tani pemët nuk kanë gjete. Aktualisht janë vetëm 20 ose 30 rusë që vrapojnë sa para dhe mbrapa. Ata nuk mund të fshihen... ata janë thjesht mish për top. Ata vazhdojnë të lëvizin edhe nëse disa prej tyre vriten”- deklaron ai.

Reportazh nga fronti ukrainas/ Midis jetës dhe vdekjes në llogoret e

Në një rast njësia e tij gjeti një kamion plot me vodka në një pozicion rus që e kishin marrë nën kontroll, dhe kjo sipas tij shpjegonte të paktën disa nga sjelljet e tyre. Për mijëra luftëtarë ukrainas më larg vijës së parë të frontit, lufta përbëhet nga periudha të gjata mërzie të shoqëruara nga shpërthimet e adrenalinës kur një predhë shpërthen aty pranë, duke hedhur baltë në ajër apo kur në ajër shfaqet një dron, gjë që i detyron trupat të vrapojnë për të shpëtuar veten.

Ata flenë në gropa të hapura thellë në tokë, mbi dyshemenë e mbuluar me dërrasa të gdhendura ashpër dhe të lyer me baltë nga çizmet e tyre. Frëngjitë ku janë vendosur mitralozët janë të veshur me copa trungjesh të prera nga pyjet përreth tyre.

Ata mbajnë me vete mace për të eliminuar minjtë, që kërcejnë nëpër rrjetet e kanaleve kilometrike të llogoreve. Në një rajon ku temperaturat mund të shkojnë në -17 gradë Celcius, ushtarët përpiqen që të shmangin ngrirjen përmes ngrohëseve dhe sobave me dru që i vendosin nën tokë.

Lahen kur munden. Çfarëdo që të ndodhë, sado e keqe të jetë, ata përpiqen të kujdesen për këmbët e tyre. “Ne jemi mësuar me baltën. Pasi kalon disa kohë, nuk e vë re fare atë”- thotë duke qeshur Vadim, një ish-biznesmen që iu bashkua luftimeve vitin e kaluar.

Kur nuk është në krye të detyrës, ai dhe 20 burrat e tjerë në këtë seksion të llogores pinë duhan, lexojnë libra, luajnë tavëll dhe gatuajnë sasi të mëdha ‘borscht’ një supë tradicionale e këtij vendi.

Reportazh nga fronti ukrainas/ Midis jetës dhe vdekjes në llogoret e

Ata ndërtojnë palestra, kuzhina, madje edhe sauna që përdorin shkrirjen e borës për të krijuar avuj. Për ata ushtarë që kanë qenë në fushën e betejës që nga viti 2014, kur Rusia e pushtoi për herë të parë Ukrainën Lindore, këto kushte u duken relativisht luksoze. Në pjesën më të madhe të pozicioneve në pjesën e pasme të frontit, ushtarët konsumojnë 2 vakte të ngrohta në ditë.

I pyetur nëse ka diçka që i mungon, një ushtar u përgjigj: “Më shumë rusë të vdekur!”. “Gjëja që më bezdis më shumë nuk është bombardimi, por gërhitja e disa shokëve në gjumë”- tha një tjetër rekrut, me profesion fotograf që u bashkua për të luftuar pranverën e kaluar. Komandanti i tij, një aktor në profesion, gatuan ndonjëherë makarona për brigadën e tij.

Ndërkohë, ushtarët gërmojnë vazhdimisht nëpër llogore. Për orë të tëra, ata zgjerojnë dhe thellojnë llogoret e tyre, duke u përpjekur që të përdorin lopata dhe jo makineri, sepse kështu mund të gjurmohen nga rusët. Ata e bëjnë këtë sepse kanë mësuar atë që njerëzit bënë në frontin perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore: llogoret shpëtojnë jetë.

“Sa më thellë aq më mirë. Në Bakhmut kishte shumë probleme. Llogoret ishin relativisht të cekëta dhe shumë njerëz u vranë ose u plagosën”- thotë Misha, 35 vjeç, ish-ndërtues që iu bashkua ushtrisë që në fillim të luftës.

Toka i kap plumbat dhe i gropos ciflat e predhave. Kudo që të jenë dhe sado të lodhur ushtarët hapin gropa në tokë. Gjatë dimrit, janë hapur mijëra km llogore, nga ushtria, policia, garda kombëtare dhe forcat e mbrojtjes territoriale.

Përkthyer nga CNA.al





11:15 Blog Edmond Laçi

Sot, Viti i Ri Hënor

Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...

08:21 Blog

Gratë dhe paratë

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...

Lajmet e fundit nga