"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të gjithë herët a vonë vdesin, pavarësisht shkakut, ne e konsiderojmë atë një fenomen natyror. Përkundër kësaj, shumica e njerëzve kanë frikë nga vdekja, e cila konsiderohet si një dukuri tejet normale.
Nuk është vetë vdekja ajo që i tremb shumicën e njerëzve, por ideja se ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë sapo të vdesim. A do të humbasim vetëdijen apo kujtesën? A do të biem në një gjumë të përjetshëm? A do të endemi nëpër botë si fantazma?
Ka shumë supozime se çfarë do të ndodhë, dhe të gjitha ato bazohen tek besimet e ndryshme kulturore ose fetare. Megjithatë, një gjë është e sigurt:ne nuk duhet të kemi frikë nga vdekja. Mënyra më e mirë për të luftuar këtë frikë, është përmes një mësimi filozofik që na dha shumë vite më parë filozofi i famshëm i Greqisë së Lashtë Sokrati.
Kush ishte Sokrati?
Sokrati ishte një filozof grek, që vlerësohet se ka hedhur themelet e filozofisë perëndimore. Ai është ndoshta më i njohur për metodën e tij të pyetjeve, të cilën e përdori për të hetuar bindjet dhe opinionet e të tjerëve, dhe për të arritur në fund tek të vërtetat filozofike.
Sokrati ishte një filozof në Greqinë e Lashtë, dhe konsiderohej një nga themeluesit e filozofisë perëndimore. Ai lindi në Athinë në shekullin V Para Erës Sonë, dhe është më i njohur për metodën e tij sokratike të pyetjeve, e cila përfshinte vënien në dyshim të besimeve dhe supozimeve të një personi, për të arritur në një kuptim më të thellë të së vërtetës.
Një nga tregimet më të njohura mbi Sokratin është gjyqi ndaj tij dhe ekzekutimi me vdekje. Ai u akuzua për korruptim të të rinjve të Athinës dhe mosbesim tek Perënditë e qytetit. Pavarësisht se iu ofrua mundësia për t’u larguar, Sokrati zgjodhi të qëndronte dhe të përballej me dënimin e tij.
Ai u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje duke pirë helmin. Idetë dhe mësimet e Sokratit, kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në filozofinë perëndimore, dhe metoda e tij e pyetjeve përdoret ende sot në kurset e filozofisë por edhe dhe ato të jurisprudencës.
Ai besonte se kërkimi i së vërtetës dhe njohurive, ishte aspekti më i rëndësishëm i jetës, dhe se nëpërmjet pyetjeve dhe dialogut, individët mund të arrinin tek një kuptim më i thellë i botës përreth tyre. Trashëgimia e Sokratit, ka pasur gjithashtu një ndikim në politikë dhe qeverisje. Besimi i tij tek vëniea në dyshim të autoritetit dhe në kërkimin e së vërtetës, ka frymëzuar lëvizjet për demokraci dhe lirinë e fjalës në mbarë botën.
Pavarësisht vdekjes së tij, mësimet e Sokratit vazhdojnë të studiohen dhe debatohen ende sot nga filozofët dhe studiuesit, dhe idetë e tij kanë pasur një ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin e mendimit perëndimor.
Si ta mposhtim frikën nga vdekja?
Sipas Platonit, një nga studentët e Sokratit, Sokrati besonte se vdekja ishte thjesht një pjesë e natyrshme e jetës, ndaj nuk ishte diçka së cilës duhet t’i frikësohemi. Përkundrazi, ai besonte se vdekja ishte një çlirim nga problemet dhe vështirësitë e jetës, dhe një shans për të shkuar në një vend më të mirë.
Po ashtu ai besonte se mënyra e vetme për të jetuar një jetë të mirë, ishte të jetoni një jetë të virtytshme, dhe se vdekja nuk mund ta dëmtojë dikë që ka bërë një jetë të virtytshme. Prandaj, ai besonte se vdekja nuk ishte diçka për t’iu frikësuar, por diçka që duhet pranuar si një pjesë e natyrshme e jetës./ Përshtatur nga CNA.al
Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl M...
Pas dekadash paqeje, Rusia e riktheu luftën në Europë viti...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gja...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
Dihet prej kohësh që ngritja apo hedhja e flamurit të bard...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...