Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe madje kishte parashikuar të hynte me forcë në Bundestag, parlamentin gjerman. Princi Hajnrih XIII, nuk është thjesht një “nostalgjik” i Rajhut të dikurshëm, por figura qendrore e një organizate politike ekstremiste dhe subversive të ekstremit të djathtë që aspironte të përmbyste sistemin politik të Gjermanisë.
Që nga mëngjesi i së mërkurës, aristokrati 71-vjeçar, që ndërkohë zotëronte edhe një kështjellë në rajonin e Turingisë, ka përfunduar në pranga së bashku me 25 persona të tjerë pas një operacioni të madh të ndërmarrë nga policia federale gjermane për të shkatërruar një organizatë me tipare të dukshme terroriste.
Por kush është Hajrih XIII?
“Monarkia? Sipas tij u shkatërrua nga financat hebraike. Lufta e Parë Botërore? E shkaktuar nga masoneria e huaj. Adolf Hitleri? U mbështet nga kapitali amerikan”- shkruan gazetari Paolo Valentino në faqet e së përditshmes italiane “Corriere della Sera”.
24 orë pas operacionit blic të Bundespolizeit, kanë rrjedhur informacionet e para mbi udhëheqësit e Reichsbuerger - që në gjermanisht do të thotë “qytetarë të Rajhut” - të cilët ëndërrojnë një rikthim në kohën e perandorisë dhe nuk e njohin autoritetin gjerman.
Qëllimi i këtij grupit ishte kryerja e një grushti shteti. Sipas asaj që u raportua nga korrespondentja e agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” në Gjermani, Rosanna Pugliese, Reichsbuerger po përgatitej të qeveriste duke marrë parasysh se “revolucioni aq i dëshiruar mund të përfshinte ndoshta edhe disa të vdekur”.
Dhe Hajnrih XIII ishte “Deus ex machina”, lideri i organizatës kriminale. Sigurisht që për autoritetet federale gjermane kjo nuk ishte diçka e re. Përkundrazi, prej vitesh ekzistenca e kësaj organizate ishte e njohur për Zyrën për Mbrojtjen e Kushtetutës, inteligjencën civile në rajonin e Hesenit.
Hajrih ishte shumë aktiv. Ai organizonte takime me njerëz që ndanin të njëjtat ide dhe mendime, dhe ëndërronte për fillimin e kryengritjes së ardhshme. Rreth 1 vit më parë ai kishte kaluar nga teoria në fakte. Ose të paktën, ky do të kishte qenë qëllimi nëse autoritetet federale gjermane nuk do ta kishin gjurmuar dhe ndërhyrë në kohë.
Operacioni i madh
Në operacionin e madh policor përfunduan në pranga 25 persona. Mes të arrestuarve janë 3 profile, ata që dallohen nga të tjerët: ai i Hajnrih XIII, një ish-deputet i ekstremit të djathtë që punon ende sot si gjyqtar në Berlin, si dhe shoqëruesi i aristokratit 71-vjeçar, njëherazi ish-ushtar i njësisë speciale të ushtrisë gjermane, Bundeswehr.
Sipas asaj që raportoi Prokurori i Përgjithshëm, një karakteristikë e përbashkët e të arrestuarve “është refuzimi i institucioneve shtetërore, dhe fiksimi pas miteve që rrjedhin nga teoritë e konspiracionit, ata janë ithtarë të ideologjisë së Rajhut dhe QAnon”.
Në operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në 11 rajone të Republikës Federale, u angazhuan 3000 policë. Dy arrestime u bënë edhe jashtë vendit: një në Austri dhe tjetri në Itali, në Peruxha, ku u kap një ish-oficer i njësive speciale.
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...