Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së zezë ose histori intime të njerëzve që shohin të shembet bota që kanë ndërtuar prej kohësh. Po flasim për jetën e gënjeshtarëve serialë, një kategori që përfshin individë që jo gjithmonë janë të njerëz me synime të liga.
Të thënit gënjeshtra për veten mund të jetë një çrregullim psikiatrik dhe një dëshirë e pakontrollueshme. Në jetë, gënjeshtarët serialë ose patologjikë ndërtojnë një realitet fiktiv, i cili shpeshherë demaskohet, dhe në atë moment ata përfundojnë të braktisur nga të gjithë. Megjithatë, ata duhet të ndihmohen.
Klasifikimi
Në vitin 1891, psikiatri gjerman Anton Delbryk shpiku termin “pseudologji fantastike” për të përshkruar një grup pacientësh të cilët, për t’u bërë përshtypje të tjerëve, shpikën veprime ekstravagante që i paraqitnin si heronj ose viktima.

Ky argument, është trajtuar në librin e ri të psikologëve amerikanë Drju A.Kërtis dhe Kristian L.Hart, të cilët propozojnë t’i shtohet “manualit diagnostik dhe statistikor të çrregullimeve mendore” një çrregullim i ri me emrin: Gënjeshtra patologjike. Kjo kategori gënjeshtarësh, argumentojnë psikologët, mund të përfitojë nga terapitë e sjelljes.
Dy lloje gënjeshtarësh
“Nuk ka ende një klasifikim të vërtetë mbi këtë çrregullim. Por me sjelljen e tij, gënjeshtari mund të klasifikohet në disa kategori shumë specifike të çrregullimeve të personalitetit. Për shembull çrregullimi narcizist, çrregullim antisocial, çrregullim kufitar; me dy dallime themelore që rrjedhin nga qëllimi i gënjeshtrës. Ka nga ata që gënjejnë për përfitimet personale (shpesh ekonomike), dhe nga ata që e bëjnë këtë për të zbukuruar imazhin e tyre. Në rastin e parë flasim për një gënjeshtar manipulues, në rastin e dytë për një gënjeshtar të pasigurt”- thotë Paola Mozini, psikoterapeutiste në “Humanitas Psico Medical Care”.
Është bërë zakon që gënjeshtarët serialë të etiketohet si “shfrytëzues dhe kalkulatorë”. Por psikologët kanë filluar të bëjnë disa dallime: profili i dytë nuk është në përputhje me klasifikimin tradicional të këtyre njerëzve. Ky gënjeshtar, që shkurtimisht mund të quhet “i pasigurt”, është një njeri shpeshherë në nevojë dhe i etur për pranim nga shoqëria, zakonisht pa precedentë penalë apo probleme ligjore, dhe shpesh i shkatërruar nga ndjenjat e fajit dhe pendimit.

Kush është i pasigurt
Gënjeshtari vërtet patologjik priret të jetë manipulues, një person antisocial, sadist, jo empatik, dhe shpeshherë moralist shpjegon Mozini. Sipas tij ky është profili më problematik, që nuk arrin pothuajse të jetë i vetëdijshëm mbi seriozitetin e veprimeve të tij. Bëhet fjalë për një person që mashtron për përfitime personale.
Me disa nuanca, edhe krimineli serial e ka këtë personalitet narcizisto-malinj. Ai i sheh të tjerët si viktima, si njerëz që duhen mashtruar dhe që duhet t’i shërbejnë interesave të tij, në vendin e punës, por edhe në sferën emocionale. Ndërkohë, gënjeshtarët më “të pafajshëm” dhe më të padëmshëm, të cilët shkaktojnë dëme kryesisht në marrëdhënie, dhe shpeshherë paguajnë një kosto të lartë, janë ata që priren të gënjejnë për shkak të vetëvlerësimit të ulët, dhe nga frika e pritshmërive zhgënjyese”. Mendoni pak për rastet e të rinjve që gënjejnë prindërit e tyre për provimet e mbartura në universitet. Në shumë raste gënjeshtra shndërrohet në një “mekanizëm mbrojtës”, një veprim që kryhet për të zbutur disi ankthin e performancës.
Një impuls i pakontrolluar?

“Në realitet, gënjeshtari është ende një person që ka brishtësinë e tij, pavarësisht nëse është manipulues apo jo”- vëren Mozini. Tipi jo-manipulues është shumë i pasigurt në vetvete ndaj “duhet” të nisë ta shesë veten për atë që nuk është. Më vonë, ai e ka gjithnjë e më të lehtë të vazhdojë të gënjejë sesa të thotë të vërtetën. Pra këta janë njerëz që i kuptojnë gënjeshtrat, por e kanë të vështirë të dalin nga mekanizmi. Ata përjetojnë shpesh një ndjenjë të thellë turpi mbi atë se kush janë dhe çfarë thonë”- thekson ajo.
A kemi të bëjmë vërtet me një dëshirë e pakontrollueshme për të gënjyer? “Sigurisht që ka situata ku njeriu e humbet konceptin e kufirit me realitetin, dhe hyn në botën fantastike që ka ndërtuar vetë, dhe nga e cila është gjithnjë e më e vështirë të dalësh. Kur gënjeshtra demaskohet, nuk është e lehtë të menaxhohet ndjenja e turpit. Ajo mund të jetë shumë frustruese dhe e dhimbshme”- thekson ekspertja.
Si t’i zbuloni gënjeshtarë të tillë?

Çfarë mund të bëni kur gënjeshtrat dalin në shesh? “Ne duhet të përpiqemi të fokusohemi tek motivimi i tyre i brendshëm, dhe t’i shtyjmë këta njerëz t`i nënshtrohen seancave psikoterapeutike.”- thotë ekspertja. Pra duhet një rrugëtim i gjatë, që do të çojë edhe në rindërtimin e identitetit të tyre, sepse një njeri që është mësuar të gënjejë gjithmonë, ka ndërtuar një vetvete tjetër dhe prandaj duhet të gjejë veten.
Ndonjëherë këta njerëz janë të zhgënjyer nga vetja dhe preferojnë të jetojnë në botën e rreme, por të zbukuruar që kanë ndërtuar për veten e tyre, sesa në botën më pak vezulluese dhe ndoshta më të vështirë rreth tyre. Por a ka ndonjë mënyrë për ta kuptuar se keni të bëni me një gënjeshtar patologjik?
“Ndonjëherë kjo është vërtet e vështirë, pasi shpeshherë ata janë njerëz shumë inteligjentë, duke pasur parasysh se duhet një sasi e mirë energjie intelektuale dhe një imagjinatë e mirë për të ndërtuar realitete të caktuara paralele”- thekson Mozini.
Teksa nuk është e lehtë që gënjeshtrat të dalin vetë në shesh, shpeshherë është rrjeti i të njohurve që ngjall disa dyshime tek familjarët, të cilët më pas fillojnë të hetojnë. Por klasifikimi i kësaj sjelljeje si një simptomë e një çrregullimi të personalitetit, i lejon viktimat e gënjeshtrave të kuptojnë dhe të ndihmojnë të prekurit nga kjo simptomë. Në aspektin shëndetësor, identifikimi i duhur i problemit mund të favorizojë trajtimet më të rëndësishme dhe të zbehë paragjykimin se këta njerëz “nuk do të ndryshojnë kurrë”.
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje...
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...