46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e Tokës ka aq shumë nxehtësi, saqë, nëse do të mund të shfrytëzohej, do të furnizonte me energji të gjithë njerëzimin, duke bërë që format aktuale të prodhimit të energjisë të mos jenë më të nevojshme. Megjithatë, problemi është se si mund të arrijmë të shpojmë koren e Tokës, për të mbërritur deri në ato thellësi të mëdha.
Kurrë më?
Deri më sot, pusi më i thellë i hapur ndonjëherë në koren e Tokës ka arritur një thellësi prej rreth 13 kilometrash. Kjo ndodhi në vitet 1970 në Kola, një rajon i ish-Bashkimit Sovjetik. Por vështirësitë e hasura gjatë punimeve ishin të atilla dhe aq të shumta, saqë askush nuk u përpoq të thyente atë rekord.
Megjithatë Met Hud, bashkëthemelues i “Quaise Energy”, një startup me seli në Masaçusets, SHBA, pretendon se ka zhvilluar një platformë të veçantë shpimi, e cila është e aftë ta shpërbëjë shkëmbin edhe në ato thellësi që deri më sot duken si të paarritshme.
Hud shpjegon arsyen përse ia vlen ky projekt: “Sasia totale e energjisë që buron nga nxehtësia, e ruajtur nën Tokë, e tejkalon kërkesën tonë vjetore globale për energji. Ajo është 1 miliard herë më e madhe. Pra, përdorimi i një pjese të kësaj energjie do të ishte më se i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat tona për energji për të ardhmen e parashikueshme”.
"Quaise Energy” u themelua në vitin 2018 nga Qendra e Shkencës dhe Fuzionit të Plazmës, një qendër kërkimore universitare për studimin e plazmës, shkencës dhe teknologjisë së shkrirjes në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT). Ajo ka marrë tashmë një financim prej 52 milionë dollarësh për të ndërtuar platformën e parë të shpimit.
Si funksionon
Teknika e shpimit është zhvilluar në MIT gjatë 15 viteve të fundit. Ajo është testuar në laborator duke shpuar vrima në shkëmbinj të ndryshëm, të ngjashëm me ato që do të gjenden në thellësi të ndryshme. Sistemi funksionon duke përdorur shpimet konvencionale rrotulluese për të zbritur deri në thellësinë prej 3 kilometrash.
Më pas kalohet te pajisja e shpimit e projektuar posaçërisht, e cila gjeneron valë milimetrike me fuqi të lartë (afër mikrovalëve në spektrin elektromagnetik). Për ta arritur këtë, “Quaise Energy” përdor një girotron, pra një tub me vakum, i cili përmes një mekanizmi shumë të sofistikuar gjeneron valë milimetrike me energji shumë të lartë.
Këto valë, së bashku me gazin me presion të lartë “injektohen” përmes një tubi në fund të vrimës që krijohet, dhe kjo sjell edhe shpërbërjen e masës shkëmbore. Shkëmbinjtë që kthehen në “hi” barten në sipërfaqe nga gazi, për t’u zhvendosur më pas. Shpërbërja e shkëmbinjve në thellësi ekstreme i jep mundësi “Quaise Energy” të arrijë temperatura deri në 500 gradë Celcius.
Energji e pafundme
Pasi të jenë ndërtuar puset, do të mjaftonte vetëm injektimi i ujit për ta pasur në sipërfaqe në formë e avullit. Ai do të garantonte funksionimin e gjithë turbinave, siç ndodh aktualisht në të gjitha termocentralet. Meqenëse nxehtësia brenda Tokës është praktikisht e pafundme dhe e pranishme kudo, energjia e pastër mund të sigurohet, pa u varur nga asnjë vend dhe pa pushim, në çdo kohë të ditës, dhe në 365 ditë të vitit.
Pusi i parë i këtij lloji pritet të hapet në vitin 2024, edhe pse kompania nuk ka thënë se në cilin vend synon ta ndërtojë atë. Një tjetër element i pazbuluar nga “Quaise Energy” është se sa do të kushtojë në total një projekt i tillë.
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje...
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...