Spiunët që i dhanë Stalinit bombën atomike
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...

Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivor, sheh shumë ngjashmëri mes të kaluarës së errët të Rusisë dhe luftës që po zhvillon prej më shumë se 10 muajsh në Ukrainë. Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, Bivor thotë se edhe ideologjia e re e dhunës dhe e vdekjes që e karakterizoi shekullin XX dhe “vetëvrasjen” e Europës e ka më shumë origjinën te Revolucioni Rus sesa te Lufta e Parë Botërore.
A tregojnë mizoritë e kryera nga ushtria ruse në Ukrainë, vazhdimësinë e një historie dhune dhe terrori që i ka rrënjët në revolucionin bolshevik të 1917-ës?
Revolucioni i vitit 1917, dhe akoma më shumë Lufta Civile Ruse, e cila zgjati deri në vitin 1921, duke shkaktuar 6 deri në 10 milionë të vdekur, u shoqëruan vërtet nga një dhunë ekstreme në të dyja kampet. Shembujt më të këqij të mizorive gjenden edhe te “rusët e bardhë”, mbështetësit e monarkisë, por egërsia e shfaqur nga bolshevikët mbetet e pashembullt.
Është Lenini ai që shpiku gulagun, Çekën dhe KGB-në me torturat, vrasjet dhe kërcënimet. Është absurde të bësh ndonjë dallim midis metodave të Leninit me ato të Stalinit. Dhe ajo traditë e mospërfilljes totale të jetës njerëzore vazhdon edhe sot. Këtë gjë po e shohim aktualisht në luftën kundër Ukrainës, por edhe gjatë dy luftërave në Çeçeni, pushtimit të Gjeorgjisë apo ndërhyrjes ruse në Siri.
Një nga shpjegimet gjendet te dhuna e përditshme e ushtruar edhe brenda forcave të armatosura ruse, si në epokën cariste apo sovjetike, tek mënyrën se si oficerët i trajtojnë kadetët e tyre, që rrihen dhe poshtërohen vazhdimisht. Këta të fundit hakmerren ndaj rekrutëve më të rinj të ushtrisë, por mbi të gjitha ndaj civilëve, e veçanërisht grave, kur janë të përfshirë në një operacion.
Prandaj, kjo kulturë e dhunës ka një origjinë akoma më të vjetër…
Asnjë vend nuk mund t’u shpëtojë fantazmave të së kaluarës së tij, dhe sidomos Rusia... E kaluara e këtij vendi karakterizohet nga ekzistenca e frikës së përsëritur ndër shekuj, nga rrethimi dhe kërcënimi ndaj kufijve të saj. Kujtimi i pushtimeve mongole me masakrat dhe përdhunimet masive, e rëndon shumë memorien historike të rusëve.
Ndaj ato cilësohen në imagjinatën e një pjese të madhe të shoqërisë ruse, si një pjesë e praktikave natyrore të luftës. Shtypja dhe gjakderdhja e përshkojnë të gjithë historinë e Rusisë. Natyrisht, mizori të mëdha janë kryer edhe gjatë luftërave fetare në Europë. Por që nga epoka e iluminizmit dhe theksimi i konceptit të humanizmit në shekullin XIX, Perëndimi ka hequr dorë nga këto praktika. Por jo Rusia.
Sipas jush, a ishin Revolucioni Rus dhe Lufta Civile matrica e brutalizimit të historisë europiane gjatë shekullit të kaluar?
Ideologjia e re e dhunës dhe e vdekjes që karakterizoi shekullin XX dhe vetëvrasjen e Europës e ka origjinën në Revolucionin Rus, madje më shumë se në Luftën e Parë Botërore, edhe pse kjo e fundit ishte katastrofa fillestare. Lufta Civile Ruse, me vrasjet e saj masive që synonin asgjësimin e grupeve të tëra shoqërore, pra ishte në fakt një gjenocid klasor, nxiti një cikël terrori që vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe më gjerë.
Ajo ishte vetëm fillimi i një konflikti të paepur midis borgjezisë dhe popullit, të majtës dhe të djathtës, komunizmit dhe fashizmit. Borgjezia u trondit nga mizoria e “të kuqve” dhe frika e asgjësimit. Nga ana tjetër, e majta ishte e tmerruar nga barbaria kundërrevolucionare.
Është ky cikël frike që gjendet në luftërat civile që e rrënuan Europën Qendrore dhe Lindore deri në mesin e viteve 1920, në fashizmin italian dhe më vonë nazizmin, në Luftën Civile Spanjolle, në Luftën e Dytë Botërore dhe madje edhe në Luftën e Ftohtë.
A është kjo një luftë që do të zgjasë shumë?
Ajo që po ndodh aktualisht në Ukrainë është ndryshe. Unë do ta quaja “Lufta e Dytë e Ftohtë”, sepse nuk kemi një kundërshtim midis së majtës dhe së djathtës, pra midis dy ideologjive kundërshtare, por midis demokracive liberale dhe regjimeve autoritare dhe imperialiste që nuk i referohen shumë komunizmin.
Megjithatë, në këtë luftë ka edhe elementë të gjenocidit kulturor, me mohimin e qartë të kombit ukrainas dhe vullnetin e qëllimshëm të Rusisë për të shkatërruar simbolet e tij, për ta integruar plotësisht këtë popullsi, ashtu si bjellorusët, në një tërësi të përbashkët. Vladimir Putin është i fiksuar pas rënies demografike të Rusisë. Në fillim të pushtimit, ai përmendi termin “vëllezërit dhe motrat ukrainas”, përpara se t’i akuzonte ata si nazistë dhe adhurues të Djallit.
A është Vladimir Putin i paqartë në marrëdhënien e tij me revolucionin e 1917-ës?
Edhe sepse është një ish-oficer i KGB-së dhe thotë se i vjen keq për shembjen e Bashkimit Sovjetik, Putin nuk është një “i kuq”, por një “i bardhë” ose bjellogardist. Referencat e tij intelektuale vijnë kryesisht nga teoritë e zhvilluara nga mërgimtarët monarkisë pas Luftës Civile, dhe që sot po propagandohen nga mendimtarët ultra-nacionalistë që e rrethojnë presidentin rus.
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i...
Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i q...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë isht...
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
Unë i kam pasur gjithmonë fiksim hartat. Fëmijëria ime kal...
Skenari më i keq i klimës së këtij shekulli nuk është ngro...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Edhe pse teknologjia e re dhe kërkimet e avancuara, e kanë...
Disa njerëz shqetësohen se teknologjia është shumë e p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...