web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dejvid Han, adoleshenti që u përpoq të ndërtonte një reaktor bërthamor në oborrin e shtëpisë së tij

26 Nëntor 2022, 21:40, Blog CNA
Dejvid Han, adoleshenti që u përpoq të ndërtonte një
David Hahn

Në vitin 1995, një adoleshent nga Miçigani në SHBA i quajtur Dejvid Han tërhoqi vëmendjen e autoriteteve lokale. Në makinën e tij u gjetën materiale të dyshimta. Por një hetimi i thelluar do të zbulonte një seri eksperimentesh shkencore në oborrin e shtëpisë, përfshirë përpjekjen e të riut për të ndërtuar një reaktori bërthamor funksional.

Dejvid ishte i magjepsur që në fëmijëri pas shkencës. Duke qenë një fëmijë i talentuar, Han filloi të studionte kiminë në moshën 10-vjeçare, dhe në moshën 14-vjeçare kishte arritur të prodhonte vetë në shtëpi nitroglicerinën. Përpara se të përpiqej të ndërtonte reaktorin e tij, Han e dëmtoi dhomën e tij të gjumit me eksperimentet që kryente.

Ndaj prindërit ia zhvendosën mjetet në bodrum, përpara se ato të vendoseshin në një magazinë të vogël në oborrin pas shtëpisë. Han mblodhi informacione duke kontaktuar Komisionin Rregullator Bërthamor, me shpresën se do të fitonte njohuritë e duhura mbi hapat e ndërtimit të një reaktori riprodhues.

Dejvid Han, adoleshenti që u përpoq të ndërtonte një

Në shumicën e rasteve, ai ishte në gjendje të mblidhte informacionin që i nevojitej me ndihmën e pseudonimeve. Interesi i Han për krijimin e një reaktori bërthamor u nxit nga shumë gjëra. Adoleshenti lexonte për shumë orë mbi eksperimentet kimike, duke mësuar se si të manipulonte reaksionet, teksa në vitin 1991 kishte fituar një çmim në shkollë për dijet e tij mbi energjinë atomike.

Ai e plotësoi kërkimin e tij praktik me sesione të gjata studimi në bibliotekën e zonës.

Dejvid ishte i fiksuar në arritjen e 2 synimeve obsesive. E para ishte ndërtimi i një reaktori bërthamor, dhe e dyta mbledhja e çdo elementi në tabelën periodike, pavarësisht radioaktivitetit.

Për Han, ndërtimi i një reaktori bërthamor të bërë vetë do të kishte qenë një detyrë më komplekse sesa krijimi i një reaktori riprodhues të bërë po vetë. Që të dy që kërkojnë materiale të rrezikshme. I pari përdor izotopin kimik më të disponueshëm Uranium-238 - elementin kimik torium, ndërsa i dyti mund të përdorë vetëm Uranium-235 që është më i rrallë.

Ndërsa uraniumi i përdorur tek reaktorët bërthamorë është lehtësisht i ndashëm, Uranium-238 dhe Toriumi janë më të disponueshëm. Kështu Han nisi nga puna duke përdorur sendet shtëpiake dhe një bllok plumbi si një reaktor mbështetës. Ai mblodhi toriumin nga fenerët, radiumin nga orët, tritiumin nga shiritat e armëve dhe litiumin nga bateritë,  që të gjitha produkte me vlerë 1000 dollarë që i bleu vetë.

Dejvid Han, adoleshenti që u përpoq të ndërtonte një

Po ashtu Han përdori filtrat e kafesë dhe kavanozat me turshi për të trajtuar kimikate të rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse. Mungesa e mbrojtjes, përveç maskës së tij kundragaz, duket se ndikoi në vdekjen e parakohshme. Gjatë eksperimenteve të tij, Han u përball me djegie aksidentale në lëkurë.

Kur eksperimenti mbërriti në fund, Han kishte krijuar një burim të papërpunuar neutronesh. Ndërsa nuk ishte në gjendje të prodhonte lëndë djegëse të zbërthyeshme me shpejtësinë e reaktorëve të tjerë, eksperimenti i tij po përhapte rrezatime në nivele të rrezikshmet tek shtëpitë e fqinjëve.

Ai rrezikoi shëndetin e 40.000 banorëve të qytetit. Policia mësoi mbi eksperimentet e guximshme të Han pasi e ndaloi adoleshentin për disa arsye që nuk kishin lidhje direkte me eksperimentet. Pasi i gjetën materiale të dyshimta në bagazhin e tij, Dejvid i informoi oficerët se përmbajtja e tyre ishte radioaktive.

Policia lokale kontaktoi menjëherë autoritetet federale. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit shkoi në shtëpinë e Hahn. Ata hynë në laboratorin e të riut, dhe gjetën prova të pasioneve rrezikshme të adoleshentit. Agjencia izoloi zonën dhe punoi për disa javë për të pastruar rrezatimin nga zona.

Dejvid Han, adoleshenti që u përpoq të ndërtonte një

Pavarësisht këmbënguljes së zyrtarëve, Han refuzoi t’i nënshtrohej testeve mjekësore për shkak të periudhave të gjata që ai kaloi rreth materialeve radioaktive. Meqenëse eksperimenti i tij u zhvillua me pajisje mbrojtjeje minimale, jetëgjatësia e Han kishte të ngjarë të binte ndjeshëm.

Por ndërprerja e eksperimentit të tij, trazirat nga një marrëdhënie e dështuar dhe vetëvrasja e nënës së tij kontribuan secila në depresionin e Dejvid Han. Në përpjekje për të gjetur vetveten botë pas asaj ngjarje, ai provoi karrierën në ushtri, kryesisht me kërkesën e babait dhe njerkës së tij.

Han shërbeu si në Marinën e Shteteve të Bashkuara, por nisi të ketë probleme serioze të shëndetit mendor. Pas çmontimit të eksperimentit të tij origjinal, Han tërhoqi edhe një herë vëmendjen e policisë një dekadë më vonë. I dyshuar për krijimin e një reaktori tjetër dhe ruajtjen e tij në frigorifer, Han u arrestua në vitin 2007 për vjedhjen e disa detektorëve.

Pajisjet ishin marrë nga kompleksi i apartamenteve ku ndodhej Han. Vjedhja ishte e rëndësishme për sasitë e vogla të americiumit radioaktiv të gjetur në detektorët e tymit. Autoritetet i evakuuan banorët për 5 orë nga frika e rrezatimit.

Pas arrestimit të tij, Han u shpall fajtor për tentativë vjedhjeje të një godine dhe u dënua me 90 ditë burg. Dhe rreth një dekadë më vonë, Han vdiq nga një kombinim i alkoolit, difenhidraminës dhe fentanilit në moshën 39 vjeçare./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga