LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtermer, historia e familjes hebreje që u fsheh për 511 ditë nën tokë për t’i shpëtuar Holokaustit

14 Nëntor 2022, 08:45, Blog CNA

Shtermer, historia e familjes hebreje që u fsheh për 511 ditë

Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohur për shumë vite, ose të paktën nuk u bë publike nga familja. Ajo u zbulua vetëm në vitin 2013 nga eksploruesi i shpellave nëntokësore Kris Nikola. Tetë km larg një fshati të vogël të quajtur Korolovka në Ukrainë, ndodhet një shpellë nëntokësore.

Ajo njihet nga vendasit si “Shpella e Priftit”. Vetë shpella nuk është aq e panjohur në ditët e sotme, pasi është regjistruar si shpella e 10-të më e gjatë nëntokësore në botë me një gjatësi prej 124 kilometrash. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Kjo deri në qershorin e vitit 1941 kur një pjesë e vendit u pushtua nga Gjermania naziste.

Gjatë vitit 1941, kjo pjesë e Bashkimit Sovjetik u mbajt nën kontroll nga trupat gjermane, ndërsa ato po përparonin gjithnjë e më tej në qendër të saj.

Në atë kohë, Ukraina strehonte një numër të madh hebrenjsh. Për këtë arsye, burimet e kërkuara nga gjermanët për ta transportuar popullsinë hebreje në kampe të ndryshme të vdekjes dhe kampet e përqendrimit do të ishin tepër të larta. Kjo është arsyeja pse shumë fshatra u shfarosën me gjithë popullsinë e tyre.

Shtermer, historia e familjes hebreje që u fsheh për 511 ditë

Tmerri i masakrave të shumta që ndodhën në Ukrainë është i vështirë të përshkruhet, por shumë prej familjeve hebreje e dinin fundin e tyre të hidhur. Ato nuk kishin se ku të shkonin pasi pjesa më e madhe e rajonit ishte e rrethuar nga trupat gjermane, dhe në atë kohë Rumania ishte në anën e Boshtit.

Por familja Shtermer kishte një plan tjetër. Ester dhe Zaida Shtermer, bashkë me 6 fëmijët e tyre jetonin në Korolovka, një fshat i vogël në Ukrainë që do të rrafshohej nga gjermanët. Duke e ndjerë rrezikun, Esterja dhe Zaida ishin përgatitur të bënin gjithçka që duhej për të shpëtuar familjen e tyre.

Ata si dhe gjashtë familje të tjera kishin dijeni për Shpellën e Priftit, dhe e shihnin atë si mënyrën e vetme për t'i mbijetuar jo vetëm Holokaustit, por gjithë luftës. Prandaj ata përgatitën furnizime për disa muajt me radhë deri në momentin e fundit kur gjermanët po i afroheshin fshatit për të ekzekutuar të gjithë hebrenjtë.

Në fillim të vitit 1943, ata u futën në shpellë por jo nga hyrja kryesore, që të mos rrezikonin të zbuloheshin.  Kjo do të thoshte se për pjesën tjetër të kohës që do të strehoheshin në shpellë, ata nuk do të shihnin asnjë dritë natyrale, duke provokuar një mungesë të lartë të vitaminës D, e cila mund të mblidhet vetëm nga rrezet e diellit.

Shtermer, historia e familjes hebreje që u fsheh për 511 ditë

Të 38 njerëzit që jetonin në shpellë nuk e dinin kurrë se sa do të jetonin, por e dinin se do të duhej të paktën një vit derisa diçka të niste të ndryshonte mbi tokë. Me kalimin e ditëve, ata vazhduan të eksploronin shpellën. Atyre iu desh të gërmonin tualete dhe dushe, si dhe më shumë hapësirë ??banimi.

Temperatura në shpellë ishte gjithmonë konstante, 10 gradë Celcius. Edhe pse të mbyllur në një vend të errët, Saul dhe Sam Shtermer (vëllezërit më të vegjël të familjes), kujtojnë se sa mirënjohës ishin për lirinë që kishin nën tokë, si dhe për aftësinë për të fjetur pa pasur frikë se mos vriteshin.

Ndërsa ata arritën të fshihen, fshati i tyre u masakrua. Mbi 1000 njerëz u vranë me gjakftohtësi në pak minuta. Me kalimin e 200 ditëve të para, furnizimet po u mbaronin, prandaj burrat duhej të rrezikonin jetën e tyre për të dalë mbi tokë dhe për të mbledhur burime si ushqime dhe qymyr ose dru. Shpella kishte rezervuarë uji të mjaftueshëm për të pirë, si dhe për t’u larë.

Dikush nga grupi mendoi që të mbante një shënim të ditëve që ata ishin brenda shpellës, si dhe të shkruante mesazhe motivuese që u zbuluan 9 vite më parë nga Kris Nikola. “Dje shkove të flesh. Kishe një jastëk dhe u mbulove me batanije të mira. Çfarë tjetër dëshiron?”.

Shtermer, historia e familjes hebreje që u fsheh për 511 ditë

Djemtë dhe shumica e njerëzve që jetonin nën tokë u ishin mirënjohës Ester Shtermer, e cila mbajti gjallë shpresat e të gjithëve, por edhe për guximin e saj që tregoi një ditë brenda shpellës. Në fillim të vitit 1944, disa oficerë gjermanë SS eksploruan pjesën e parë të shpellës, në kohën kur Esteri ishte atje.

Ndërsa oficerët e SS-së ia drejtuan armët, ajo tha: “Nga çfarë keni frikë këtu? Fyhreri do ta humbasë luftën sepse ne jetojmë këtu?” Me të dëgjuar këtë mesazh, oficerët e SS-së u larguan, duke besuar se vetëm ajo jetonte në shpellë, për të mos u kthyer më.

Por ajo ngjarje i nxiti të gërmonin edhe më tej brenda shpellës, për t’u siguruar që aty nuk jetonin njerëz të tjerë. Në prillin e vitit 1944, Ushtria Sovjetike e çliroi Ukrainën dhe të gjithë mund të dilnin tashmë nga shpella. Lajmi u mësua nga Zaida vetëm kur ai doli për të mbledhur ushqime. Rikthimi i tij në shpellë shënoi ditën e 511-të të jetesës nën tokë. Kur familja doli nga shpella tha se kishin hyrë në një botë tjetër, pasi kishin ndryshuar shumë duke jetuar nën tokë për një kohë kaq të gjatë.

Mbijetesa e tyre brenda shpellës është mbijetesa më e gjatë e pandërprerë nëntokësore në historinë e regjistruar njerëzore. Në dokumentarin e vitit 2013 “No Place on Earth”, Saul dhe Sam Shtermer u rikthyen në shpellën ku u fshehën gjatë viteve 1943-1944. 70 vjet pas asaj ngjarje, burrat ishin ende në gjendje të mbanin mend çdo vend në shpellë, duke treguar gjithashtu disa vende sekrete që ata i kishin zbuluar gjatë qëndrimit të tyre të gjatë atje. Të dy vëllezërit dhanë një përshkrim shumë të detajuar se si jetuan gjatë 511 ditëve, dhe se si ajo përvojë ua ndryshoi përgjithmonë jetën.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga