LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brezhnev-Honeker, puthja midis 2 udhëheqësve komunistë që shokoi botën

10 Nëntor 2022, 08:23, Blog CNA

Brezhnev-Honeker, puthja midis 2 udhëheqësve komunistë që

Një nga puthjet më të famshme në histori, nuk është midis një çifti të zakonshëm, por midis 2 burrave, dhe konkretisht midis udhëheqësit komunist gjerman Erik Honeker dhe atij sovjetik Leonid Brezhnjev. Ngjarja me famë botërore ndodhi gjatë festimeve të 30-vjetorit të Republikës Demokratike Gjermane në vitin 1979.

Liderët që vendosnin mbi fatin e gjysmës së Europës, u takuan simbolikisht para Murit të Berlinit. Leonid Brezhnjev ishte ftuar nga përfaqësuesi i pushtetit komunist në Republikës Demokratike Gjermane, Eric Honeker me rastin e atij përvjetori jubilar.

Dhe Berlini Lindor ishte përgatitur për kremtime madhështore sipas standardeve komuniste.

Pasi u ngjitën së bashku në podium, dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik mbajti fjalimin e tij të rastit, ai u kthye nga Erik Honeker, të cilin e përqafoi, dhe më pas për habinë e gjithë botës, dhe kënaqësinë e fotoreporterëve, të dy liderët u puthën me njëri-tjetrin në buzë për një kohë të gjatë.

 

Brezhnev-Honeker, puthja midis 2 udhëheqësve komunistë që
Erik Honeker

 

Momenti është përjetësuar në mënyrë të përsosur nga fotografi Regis Bosu. Ai imazh u rimor nga mediat në mbarë botën, nën diçiturën e thjeshtë por shumë domethënëse “Puthja”. Erik Ernst Paul Honeker ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Unitetit në Gjermaninë Lindore.

Posti që mbante, kërkonte nga ai të bashkëpunonte ngushtësisht me Moskën, e cila i garantonte sigurinë e pushtetit, duke dërguar një ushtri sovjetike në Gjermaninë Lindore. Edhe pse i rritur në sistemin politik të nazistëve, Honeker u indoktrinua që në moshë nga babai i tij që të pëlqente komunizmin.

Dhe kjo sepse i ati ishte pjesë e një partie komuniste përpara se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, ndërsa me profesion ishte një minator i zakonshëm. Kur ishte vetëm 14 vjeç, Eriku iu bashkua lëvizjes rinore komuniste, dhe u angazhua në shumë aktivitete të paligjshme që ishin prokomuniste.

Në vitin 1935 ai u kap nga Gestapo dhe u dënua me 10 vjet punë të rëndë për të gjitha krimet e tij kundër partisë naziste. Në vitin 1945 kur ushtria sovjetike pushtoi Gjermaninë, ai u çlirua prej tyre dhe u vlerësua si një komunist i vërtetë që kuptonte aspektin socialist të komunizmit, pavarësisht se ishte një europiano-perëndimor.

Ai u mbështet dhe u lavdërua nga sovjetikët për kontrollin e hekurt në Gjermaninë Lindore, si dhe për faktin që e bëri atë një nga vendet më të begata të bllokut lindor sovjetik. Ndërkohë Leonid Brezhnjev konsiderohet si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe gjatë epokës së Bashkimit Sovjetik.

Brezhnev-Honeker, puthja midis 2 udhëheqësve komunistë që
Leonid Brezhnev

I lindur në Ukrainë, Leonidi u indoktrinua që i ri me parimet e komunistit, dhe që në moshën 18-vjeçare u zgjodh si sekretar i përgjithshëm i saj në qytetin ku banonte. Shumë historianë perëndimorë e përshkruajnë atë si një udhëheqës jo aq efektiv, pasi në kohën e tij u shtuan më shumë korrupsioni.

Por ata duhet ta kuptojnë se ky fenomen ishte pjesë e kulturës së Evropës Lindore. Ishte lloji i ekuilibrit që i mbajti njerëzit të bindur ndaj regjimit në një sistem komunist kaq të ashpër. Përveç kësaj, Brezhnjev garantoi atë që mund të cilësohet si funksioni më i nevojshëm brenda sistemit politik sovjetik: stabiliteti politik si dhe diplomacia e mirë me vendet e tjera të mëdha në mbarë botën.

Brezhnjev nisi të kishte një lidhje shumë të ngushtë me Honeker, pasi që të dy ishin mbështetës të zjarrtë të komunizmit që në moshë të re. Edhe pse tronditi botën, puthja midis të dyve në podium, para dhjetëra mijëra njerëzve ishte  një simbol i kulturës politike komuniste.

“Puthja vëllazërore socialiste” konsiderohej si një ”vulë” e mirëkuptimit midis dy liderëve apo një shenjë e një lidhjeje të ngushtë midis dy vendeve që ata përfaqësojnë. Puthja ndodh zakonisht edhe në shumicën e rasteve të tjera festive.

Tradita vjen nga Kisha Ortodokse dhe është një formë e shprehjes së përditshme të lidhjes së ngushtë midis anëtarëve të komunitetit. Por zakonisht është në faqe. Ndërkohë për liderët politikë komunistë, puthja në buzë ishte një formalitet. Puthjen vëllazërore socialiste e ka praktikuar edhe Mikail Gorbaçov, po me gjermanin Honeker.

Kur u shemb Muri i Berlinit në vitin 1989, artisti sovjetik Dimitri Vrubel vendosi të pikturonte një ri-interpretim të puthjes së të dyve. Grafitet në rrënojat e murit u quajtën nga artisti “Puthja e vdekjes”. Por pranë tablosë shkruhet:”Zoti më ndihmoftë që t’i mbijetoj kësaj dashurie fatale!”.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga