A jemi të kufizuar të kemi deri në 150 miq të vërtetë?
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...

Transplantimi i organeve ka një histori shumë të gjatë. Sot është e mundur të transplantohen jo vetëm zemra dhe mëlçia, por edhe mitra, duart, madje edhe fytyra. Por a do të jetë ndonjëherë i mundur transplantimi i një truri ? Përgjigjja për këtë është ndoshta. Por do të kërkojë jo pak kohë para se të ndodhë.
Dhe nuk është shumë e qartë se do të ishte etike, edhe nëse do të ishte e mundur. Pasi ky lloj transplanti ngre pyetjen: A është e drejtë të shpëtohet jeta e vetëm një personi me të gjitha organet e dhuruara, apo këto organe duhet të shkojnë tek shumë njerëz, duke shpëtuar potencialisht shumë jetë në të njëjtën kohë?
Por lënë mënjanë etikën, truri është një organ delikat, ndërsa palca kurrizore, e cila lidhet me trurin, nuk rikuperohet mirë pas prerjes. Ndërsa ka pasur jo pak eksperimente me kafshë në lidhje me transplantin e kokës, shumica e atyre që u janë nënshtruar këtyre eksperimenteve ngordhën brenda disa orësh ose ditësh.

Më jetëgjatët kanë jetuar deri në disa muaj. Dhe megjithëse disa studiues kanë bërë bujë në media duke pretenduar se transplantet e kokës tek njerëzit janë shumë afër, pengesat janë të mëdha. “Unë nuk mendoj se ndonjë shkencëtar serioz e konsideron këtë si të vërtetë apo shkencore”- thotë dr.Fredrik Mejer, neurokirurg në klinikën Majo.
Truri i gjallë është shumë i butë dhe dëmtohet shumë lehtë, nëse tentohet të hiqet nga një kafkë për ta futur në një tjetër. Përpjekja e parë në këtë drejtim ndodhi në vitin 1908, kur shkencëtarët Aleksis Karrel dhe Çarls Gutrie transplantuan kokën e një qeni tek një qen tjetër, duke krijuar një kafshë të ngjashme me kafshën mitike Cerber, që jetoi për vetëm disa orë.
Edhe pse ishte një sukses, puna e Karrel dhe Gutrie kontribuoi në shkencën mjekësore. Më vonë Karrel u nderua me Çmimin Nobel për punën me rilidhjen e enëve të gjakut, një teknikë që më vonë do të çonte në mundësinë e transplantimit të organeve dhe rilidhjes së gjymtyrëve.

Në vitin 1954, shkencëtari sovjetik Vladimir Demikov eksperimentoi me shartimin e pjesës së sipërme të trupit të qenve me qen të tjerë. Kafshët me dy koka mbijetonin kryesisht për vetëm pak ditë. Njëri mbijetoi deri në 29 ditë. Kokat e transplantuara ishin funksionale, duke kryer veprime të tilla si vënia në ujë dhe duke iu përgjigjur stimujve vizualë. Por refuzimi imunitar përfundimisht çoi në vdekjen e qenve.
Në vitet 1960-1970, neurokirurg amerikan Robert Uajt e çoi një hap më tej konceptin e transplantit të kokës. Duke përdorur majmunët rezus (Macaca mulatta), ai eksperimentoi me transplantimin vetëm të kokave, dhe kokë për kokë, dhe jo duke ngjitur një kokë shtesë në një trup të plotë.
Majmunët e transplantuar mundnin të përtypnin dhe gëlltitnin ushqimin, dhe të gjurmonin objektet me sytë e tyre. Por ata ishin tetraplegjikë, sepse shtylla kurrizore e tyre ishte prerë dhe nuk mund të dërgonte më sinjale nervore në trupat e tyre. Ata ngordhën brenda rreth 36 orëve për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut.
Sot është e mundur të parandalohet refuzimi i transplantit nga sistemi me koktejle barnash nga më të fundit, duke bërë që edhe indet e pasura me qeliza shumë imune, si lëkura, të zgjasin me dekada pas transplantimit. Po ashtu shkencëtarët kanë bërë përparime të mëdha në rilidhjen e enëve dhe në ruajtjen e furnizimit me gjak në tru gjatë një operacioni të transplantimit të kokës.
Në vitin 2015, studiuesi Xiaoping Ren, i Universitetit Mjekësor Harbin në Kinë, eksperimentoi me minj dhe raportoi një metodë për të prerë vetëm njërën nga dy venat jugulare në qafë, si dhe një nga dy arteriet karotide për të lidhur kokën e dytë të miut me trupin e miut të parë, duke lënë pjesën tjetër jugulare dhe karotide për të ushqyer kokën origjinale.

Por problemet kryesore mbeten të hapura. Më kryesori është se transplantimi i kokës kërkon prerjen dhe ribashkimin e palcës kurrizore. Edhe pse Ren dhe ekipi i tij kanë gjetur një mënyrë për ta transplantuar palcën kurrizore tek minjtë në mënyrë të tillë që ata të marrin frymë pa një ventilator, nuk ka asnjë provë të fortë se mund të ringjitet si duhet palca kurrizore tek njerëzit.
Disa studiues po eksplorojnë nanomateriale dhe polimere të specializuara për riparimin e palcës kurrizore, por këto metoda janë testuar vetëm tek kafshët, të cilat kanë një fiziologji të ndryshme të sistemit nervor nga njerëzit.
Parandalimi i mundësisë që truri të mbetet pa oksigjen gjatë dhe pas operacionit, do të ishte gjithashtu më i vështirë tek njerëzit sesa te minjtë, qoftë edhe për shkak të madhësisë dhe logjistikës së lëvizjes rreth pjesëve të trupit të njeriut kundrejt pjesëve të trupit të miut. Dhe në këtë rast ka shumë vend për gabime: qelizat e trurit fillojnë të vdesin brenda 5 minutave nga humbja e oksigjenit.
Së fundmi nuk ka fare kërkime se si të kontrollohet dhimbja pas transplantimit të kokës.
Dhe këtu nuk po flasim vetëm për dhimbjen që do të shkaktonte prerja e kokës. Por do të kishte edhe dhimbje neuropatike qendrore, një lloj dhimbjeje kronike që ndodh shpesh pas dëmtimit të palcës kurrizore ose trurit.
Sipas një artikulli të vitit 2016 në revistën “Mayo Clinic Proceedings”, kjo lloj dhimbjeje është “shumë e vështirë për t’u trajtuar”. Për të gjitha këto arsye, Komiteti Etiko-Ligjor i Shoqatës Evropiane të Neurokirurgjisë (EANS) e shpalli në vitin 2016 si joetik transplantin e kokës tek njerëzit.
“Rreziqet për pacientin që i nënshtrohet transplantit të kokës janë të mëdha, duke përfshirë atë të vdekjes. Nuk ka asnjë bazë të fortë provash për të gjitha hapat e procedurës. Madje për disa, ka mungesë të provave që mbështesin konceptin”- thuhet në deklaratë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, paraardh...
Me një lartësi prej 8.849 metra mbi nivelin e detit, E...
Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën “haker”? A ësht...
Futbolli konsiderohet si një nga sportet më të rëndësishme...
Më 16 shtator, “New York Times” raportoi se udhëheqësi...
Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa m...
Deklaratat publike nuk janë në përpjesëtim me peshën e...
Pas një ndarje nga partneri apo partnerja, ju mund të mend...
Më 27 nëntor 1895, kur po firmoste testamentin e tij, Alfr...
A keni pasur ndonjëherë atë ndjesinë e çuditshme se e keni...
Kur dështojmë herën e katërt, të pestë ose të dhjetë, pasi...
Çfarë do të bënim po të kishim një furnizim të bollshëm, t...
Pol Aleksandër nuk ka marrë frymë vetë që nga viti 1952. A...
Në vitin 1974, disa fermerë po hapnin dalëngadalë një ...
Për pjesën më të madhe të botës, ato janë thjesht foto zba...
Ju mund të keni dëgjuar historinë e Moglit apo Tarzanit, t...
Shumica e njerëzve mund të mendojnë për diçka që është veç...
Shoqëritë sekrete kanë ekzistuar thuajse që kur ka nisur t...
Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet...
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...