Një luftë bërthamore?/ Do të vriste 34 milionë njerëz
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...

Në dekadën e pestë të jetës, truri ynë nis t’i nënshtrohet një “rindërtimi” të madh, që sjell krijimin e rrjeteve neurale të ndryshme, të cilat janë më të integruara dhe më të ndërlidhura gjatë dekadave në vijim, duke pasur efekte në aftësitë njohëse.
Në një përmbledhje sistematike të botuar së fundmi në revistën ”Psychophysiology”, studiues nga Universiteti Monash në Australi synuan të kuptojnë se si ndryshon struktura e trurit gjatë jetës sonë. Të dhënat e mbledhura tregojnë se në dekadën e pestë të jetës (pra pasi një person mbush 40 vjeç), truri fillon që t’i nënshtrohet një “rilidhjeje” të madhe.
Që nga fillimi i këtij shekulli, neuroshkencëtarët e kanë parë gjithnjë e më shumë trurin si një rrjet kompleks, i përbërë nga njësi të ndara në rajone, nënrajone dhe neurone individuale. Këto njësi janë të lidhura në mënyrë strukturore, funksionale ose të dyja bashkë.
Me teknikat gjithnjë e më të avancuara të skanimit, neuroshkencëtarët mund të vëzhgojnë pjesët e trurit të subjekteve që “aktivizohen” në përgjigje të stimujve, ose kur thjesht janë në pushim, duke kryer një vështrim sipërfaqësor se si sinkronizohet truri ynë.
Ekipi i Universitetit Monash shqyrtoi mbi 144 studime, të cilat përdorën këto teknika imazherie për të analizuar trurin e dhjetëra mijëra njerëzve. Nga kjo analizë, studiuesit gjetën një prirje të përgjithshme se si rrjetet neurale në tru ndryshojnë gjatë jetës sonë. Që në fillim, në vitet tona të adoleshencës dhe në moshën e rinisë, truri duket se ka rrjete të shumta, të ndara me nivele të larta të lidhjes së brendshme, gjë që reflekton aftësinë për një përpunim të specializuar.
Dhe kjo ka kuptim, pasi kjo është koha kur po mësojmë se si të luajmë sport, të flasim gjuhë të huaja dhe të zhvillojmë talente në fusha të ndryshme. Por rreth mesit të të 40-ave, kjo gjë fillon të ndryshojë. Truri nis të bëhet më pak i lidhur brenda atyre rrjeteve të veçanta, dhe më i lidhur në gjithë strukturën celebrale.

Kur arrijmë të 80-at, truri priret të jetë më pak i specializuar rajonal, duke qenë më i ndërlidhur dhe i integruar. Kjo “rilidhje” ka efekte të prekshme tek aftësitë njohëse. “Të moshuarit priren që të tregojnë një mënyrë të menduari më pak fleksibël, sikurse është formimi i koncepteve të reja dhe të menduarit abstrakt.
Por ashtu, ata kanë një shpejtësi reagimi më të vogël dhe një arsyetimi më të zbehtë verbal dhe numerik. Këto ndryshime të funksioneve zbatuese, mund të shihen fillimisht te të rriturit në dekadën e tyre të pestë të jetës, në përputhje me gjetjet e rishikimit sistematik të studimit, që arriti në përfundimin se ndryshimet funksionale të lidhjes së rrjetit arrijnë pikun në dekadën e katërt dhe të pestë të jetës”- shkruajnë studiuesit.
Por lajmet nuk janë të gjitha të këqija. “Detyrat që mbështeten mbi procese kryesisht automatike ose të mirëpraktikuara, ndikohen më pak nga mosha ose madje mund të rriten pak gjatë gjithë jetëgjatësisë, si fjalori i përdorur dhe njohuritë e përgjithshme”- shkruajnë autorët.
Po pse ndodhin këto ndryshime të rrjeteve të trurit? Shqyrtuesit ofruan disa hipoteza. Ata vunë në dukje se truri është një organ i uritur për burime, që nuk ngopet vetëm me glukozë. “Truri i të rriturve përbën afërsisht 2 për qind të peshës totale të trupit, por kërkon afro 20 për qind të furnizimit total me glukozë”- shkruan ata.
Megjithatë teksa plakemi, trupat tanë priren të ngadalësohen, dhe truri bëhet më pak efikas. Pra, jo vetëm që truri merr më pak glukozë, por ai nuk po e përdor energjinë si duhet. Kështu, ndryshimet në rrjet ka të ngjarë të shkaktohen nga riorganizimi i trurit për të funksionuar aq mirë sa mundet me burimet në pakësim, dhe me një “hardware” të vjetëruar.
Struktura e brendshme e trurit është vërtet misterioze. Por me këtë studim të gjerë që përfshiu qindra studime të mëhershme dhe dhjetëra mijëra skanime të trurit, ne po fillojmë të kemi një panoramë të përgjithshme se si ndryshon truri gjatë gjithë jetës sonë.
“Gjatë viteve të para të jetës, ka një organizim të shpejtë të rrjeteve funksionale të trurit. Më pas ndodh një përsosje e mëtejshme e rrjeteve funksionale deri në dekadën e tretë dhe të katërt të jetës. Gjatë plakjes mund të pasojë një ndërveprim i shumanshëm i ndryshimeve potencialisht të dëmshme dhe kompensuese” - përfunduan studiuesit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjatë Luftës së Ftohtë, kërcënimi i vazhdueshëm i asgjësim...
Europa ka nisur që të dridhet, teksa po përballet me krizë...
Tridhjetë vjet pasi tmerret e luftërave ballkanike nxorrën...
Irani ndodhet në kulmin e një revolte popullore, të sh...
U konsiderua se pandemia e Murtajës së Zezë ishte përg...
Ritualet supersticioze janë një praktikë shumë e përha...
“The Economist” Xi Jinping ishte vetëm 31 vjeç kur mbërri...
Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një për...
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...