“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Tashaun* është në fund të të tridhjetave. “Kam një përvjetor të veçantë këtë vit. Po përpiqem t’i them vetes se asgjë nuk po ndryshon. Por nuk e di. Kam dëgjuar dhe lexuar jo pak mbi atë që ndodh me trupin dhe mendjen e njeriut pasi mbush 40 vjeç. Duket sikur nga ai moment gjërat do të nisin të marrin me shpejtësi tatëpjetën. Kam kaq shumë gjëra që duhet të bëj përpara se të ndodhë kjo”.
Kim* është 31 vjeçe. “Unë isha shumë e shqetësuar kur isha të prag të 30-ave. Nuk e di saktësisht se nga çfarë kisha frikë, por më dukej se ishte gjëja më e keqe që mund të më ndodhte. Ndihesha sikur nuk kisha arritur mjaftueshëm në jetë, sikur nuk isha mjaftueshëm e shëndetshme, sikur nuk isha ushtruar mjaftueshëm apo ngrënë në mënyrën e duhur. Prisja që trupi im të degradonte. Kjo gjë nuk ndodhi, por tani jam e shqetësuar se kjo mund të ndodhë pasi të mbush 35 vjeç”.
Teksa i afrohej ditëlindjes së saj të 70-të, Amber* tha se të 60-at ishin vitet më të mira të jetës së saj. “Sigurisht ka pasur ulje-ngritje, por unë kam qenë vazhdimisht më e lumtur se kurrë më parë. Por asgjë nuk zgjat përgjithmonë, dhe kam shumë frikë se kjo lumturi do të zhduket në dekadën e ardhshme”.
Ditëlindjet jubilare- pra vitet kur kalojmë në një dekadë të re apo në gjysmën e dytë të dekadës në të cilën jemi tashmë - ngjallin shpesh frikën e plakjes. Por shqetësimet për plakjen janë një ndjenjë e fshehtë që shfaqet në jetën e shumë prej nesh, pavarësisht nga mosha që kemi.
Dhe kjo gjë nuk është e habitshme. Qëndrimet negative për moshën dhe plakjen janë sot pjesë e shumë kulturave. Ne nuk duam të plakemi për shumë arsye. Disa nga shqetësimet tona, si frika nga humbja - e pavarësisë, njerëzive të dashur, aftësive tona fizike dhe mendore dhe sigurisht vetë jetës - e kanë njëfarë baze te realiteti.
Por shumë nga frikërat tona, kanë shumë pak të bëjnë me atë që përfshihet vërtet te plakja. Frika jonë bazohet te stereotipet apo paragjykimet kulturore, të cilat shpesh pranohen nga miqtë, kolegët dhe familjarët tanë, dhe përforcohen nga shumë aspekte të ndryshme të botës përreth nesh.
Beka Levi, profesoreshë në Universitetin e Jeilit, dhe autore e një libri bestseller “Thyerja e kodit të moshës: Si besimet e moshës suaj përcaktojnë sa gjatë dhe mirë do të jetoni’, deklaroi në një intervistë se këto paragjykime janë rezultat i një kombinimi të frikës së brendshme dhe stigmës sociale.
Sipas saj të dyja llojet e shqetësimeve përforcohen nga “kompanitë, si ato të reklamave, në mediat sociale, por edhe nga industria kozmetike që tregton produkte kundër plakjes, të cilat gjenerojnë së bashku 1 trilion dollarë fitime, pjesërisht duke e denigruar plakjen dhe duke krijuar një frikë rreth saj.
Por ka disa gjëra që mund të bëni për ta luftuar këtë frikë, të bazuar kryesisht te kultura e plakjes. Një nga hapat më të rëndësishëm, është të ndryshoni mentalitetin tuaj mbi plakjen. Kjo edhe sipas studimeve të bëra nga studiuesit në Qendrën Jeil për Kërkimet mbi Plakjen. Studimet e kryera nga këta studiues, duke përfshirë dr.Levin, treguan se pjesëmarrësit e moshuar që lexuan mesazhe pozitive rreth plakjes, treguan një përmirësim si në funksionet fizike ashtu edhe në imazhet e tyre për veten. Ndërkohë ata në grupin e kontrollit, të cilët nuk morën informacione që përforconin imazhet pozitive të plakjes dhe që reduktonin stereotipet negative, nuk treguan asnjë përmirësim.
Por si mund ta bësh vetë këtë gjë, kur bombardohesh vazhdimisht me mesazhe për mbarimin e kohës, dhe për “tik-tak”-un e përditshëm të orës suaj biologjike, humbjen e qelizave të trurit dhe pakësimin e kapaciteteve fizike? Duket se përgjigjja e pyetjes është shumë e thjeshtë: Ju duhet të ndryshoni mentalitetin tuaj për t’u plakur, duke kërkuar informacione që hedhin poshtë mesazhe negative mbi plakjen.
Po, është e vërtetë se ka vështirësi reale, dhimbje dhe humbje që vijnë së bashku me këtë fazë të jetë. Por, sado që do të donim të mos ishte e vërtetë, ka shumë momente të tilla gjatë gjithë jetës sonë. Prindërit, fëmijët, miqtë dhe të dashurit e tjerë, nuk presin gjithmonë derisa të plakemi që të sëmuren apo të vdesin.
Marrëdhëniet prishen apo dështojnë gjatë gjithë jetës. Zhgënjimet në punë, situatat e jetës, nga njerëz të tjerë dhe brenda vetes sonë ndodhin në çdo fazë të jetës. Frika rreth plakjes mund të përfshijë frikën nga lëndimi, ankthin se mos sëmureni dhe shqetësimet për vdekjen.
Por studimet kanë treguar gjithashtu, se shumë njerëz të moshuar, priren të jenë më të lumtur sesa të rinjtë. Laura Karstensen, drejtore e Qendrës për Jetëgjatësinë në Universitetin e Stenfordit, thotë se “qëllimet dhe arsyetimi i njerëzve ndryshojnë kur ata arrijnë të vlerësojnë vdekshmërinë e tyre, dhe kur kuptojnë se koha e tyre në Tokë është e kufizuar”.
“Kur njerëzit përballen me përfundime, ata priren të kalojnë nga qëllimet rreth eksplorimit dhe zgjerimit të horizontit, tek ato për shijimin e marrëdhënieve dhe fokusimin në aktivitete kuptimplota”, -thotë ajo. E pyeta Amberin se çfarë i kishte bërë kaq të veçantë në të 60-at e saj. “Nisa të fokusohem më shumë tek ajo që ishte e rëndësishme për mua. Punova për të përmirësuar marrëdhëniet e mia me fëmijët dhe nipërit dhe mbesat e mia. U përfshiva në disa projekte që mund të kenë një ndikim të vogël në shëndetin e planetit tonë, dhe që gjithashtu më dhanë çdo ditë një kënaqësi të jashtëzakonshme”, -tha ajo.
Në librin e saj “Një e ardhme e shkëlqyer”, Karstensen na thotë se është thelbësore të integrohen vështirësitë reale të plakjes, me një periudhë që është “shpërblyese në aspektin sociale, produktive dhe argëtuese”. Duke i kushtuar vëmendje këtyre përvojave pozitive, nuk do të largohen ato negative.
Por me kalimin e kohës, kjo do ta zhvendosë fokusin e trurit tuaj në mënyrë që të përjetoni kënaqësi më të madhe, të jeni më të lumtur dhe më të kënaqur. Ndaj në vend që të shqetësoheni për plakjen, për të gjitha gjërat që do të humbni, provoni të rivendosni mendimet tuaja.
Kthejeni vëmendjen tek ajo që ka kuptim për ju në aspektin emocional. Lëreni veten të lirë t’i shijoni ato aktivitete dhe marrëdhënie, që ju japin kënaqësi ose ju bëjnë të lumtur ose të kënaqur. Gjërat e këqija në jetën tuaj nuk do të largohen, por ato mund të zënë më pak hapësirë në trurin tuaj. Thjesht mund të zbuloni se ndryshimi i mentalitetit tuaj mbi plakjen mund t’ju bëjë më të lumtur./ Përshtatur nga CNA.al
Më shumë se 36 vjet më parë, kur Apple ishte ende një ...
Që nga Mesjeta, kafshët shtëpiake kanë nisur të trajto...
Shpallja nga presidenti rus Vladimir Putin e një mobilizim...
Demonstruesit kanë dalë sërish në rrugë për të sfiduar reg...
Nga Sara Gandolfi “Corriere della Sera” Bibliotekarja...
Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane ...
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...