Sulmi më vdekjeprurës në histori/ Si u masakruan nga peshkaqenët qindra ushtarë të bllokuar në mesin e Oqeanit Paqësor
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...

Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë të shpeshta në mbarë botën, dhe një katastrofë natyrore me të cilën njerëzit ishin të detyruar të mësoheshin. Shumica e shpërthimeve të vullkanit ishin të një shkalle relativisht të vogël, dhe të paaftë për të shkaktuar shumë dëme.
Disa prej tyre shkatërruan qytete të tëra, ndërsa të tjerë arritën të zhdukin deri edhe civilizime të tëra. Me kalimin e kohës, shpërthimet e vullkaneve u bënë më pak të shpeshta deri në shekullin XIX. Pjesa Italisë Jugore, ka qenë gjithmonë dhe për shekuj me radhë një ndër zonat vullkanike më aktive.
Edhe në kohërat e lashta, vullkane si ai i Pompei dhe Herkulanum, kanë shpërthyer më shumë se 12 herë, dhe ndonjëherë edhe vetëm disa dekada larg njëri-tjetrit. Vullkanet klasifikohen bazuar në potencialin e tyre shpërthyes, fuqinë shkatërruese, e cila llogaritet bazuar te madhësia, pozicioni dhe aktiviteti vullkanik.

Vullkani Monte Nuovo, ndodhet në pjesën jugore të Italisë. Ai sot ka një pamje shumë mbresëlënëse, pasi jeta e egër është harlisur mbi vullkanin e fjetur. Herën e fundit ky vullkan ishte aktiv në vitin 1538. Historia e tij është shumë interesante. Vendndodhja e vullkanit është afro 10 kilometra nga qyteti i Napolit, në një vend të quajtur Campi Flegrei, që në italisht përkthehet “tokë e djegur”.
Këtë emër e ka marrë nga mitologjia e lashtë, pasi thuhet se atje Zeusi me vëllanë dhe motrën e tij mposhtën Titanët. Por mos u gënjeni nga pamja aktuale e malit vullkanik. Vetë vullkani ndodhet kryesisht nën ujë, duke u shtrirë në një sipërfaqe mbi 100 km2 katrorë, dhe duke pasur në total 24 kratere.
Monte Nuovo ka në vetvete një aftësi të madhe për ta shkatërruar gjithë Europën dhe ndoshta edhe më gjerë. Një shembull që na tregon mbi fuqinë e këtij vullkani, është një ngjarje që ndodhi rreth 40.000 vjet më parë. Pas shpërthimit, një re e dendur tymi mbuloi një pjesë të madhe të Europës, në një sipërfaqe prej rreth 1 milionë kilometra katrorë.
Thuhet se ai shpërthim vullkanik luajti një rol të madh në zhdukjen e Neandertalëve, pasi shpërthimi shfarosi një pjesë të madhe të kafshëve në Europën Jugore. 15.000 vjet më parë ndodhi një shpërthim tjetër, që ishte i një shkalle shumë më të vogël.
Dhe siç e përmendëm më lart, i fundit është ai i vitit 1538, që ka krijuar edhe formën konike që ka sot mali. Kjo do të thotë se ky vullkan nuk ka pasur asnjë aktivitet në gati 600 vitet e fundit. Nëse i referohemi historisë së vullkanit, kjo nuk përbën ndonjë shqetësim shumë të madh.

Shqetësim përbën në përgjithësi rritja e aktivitetit vullkanik në të gjithë botën duke nisur që nga shekulli XIX. Që nga fillimi i atij shekulli, kanë nisur të ndodhin gjithnjë e më shumë shpërthime vullkanike. Numri i tyre vazhdon të rritet me një ritëm që i ka shqetësuar shumë vullkanologët, pasi mund të provokojë supervullkane të tilla si ai i Monte Nuovos në të shkuarën.
Bazuar në përshkrimin e vullkanit, është shumë e vështirë që vullkanologët të parashikojnë se kur mund të shpërthejë saktësisht ky vullkan. Çdo vullkan është krejt i ndryshëm nga tjetri, ndaj secili kërkon një metodë të ndryshme të analizimit të aktivitetit vullkanik dhe të probabilitetit të një shpërthimi.
Disa ekspertë thonë se shpërthimi në vetvete nuk do të ishte dhe aq katastrofik. Por fuqia sizmike do të zhvendoste një vëllim të madh uji nga deti, që mund të provokonte një cunami gjigant. Njëkohësisht, ata thonë se shpërthimi i ardhshëm do të jetë më i fuqishmi që ka parë bota jonë moderne, për shkak të ndryshimeve të klimës.
Dhe kjo të thotë se pjesa më e madhe e Europës do të shkatërrohet nga fuqia e shpërthimit.
Ju mund të pyesni se si do të preket saktësisht pjesa tjetër e Europës. Epo, ashtu si ndodhi 40.000 vjet më parë. Tymi i shkaktuar nga hiri i zi i prodhuar nga shpërthimi, do ta mbështjellë Europën për vite me radhë.
Ai do të prekë të gjitha qeniet e gjalla, duke i vrarë ngadalë për shkak të toksicitetit të tij dhe për shkak të heqjes së aksesit ndaj vitaminës D natyrore (të marrë nga Dielli), që është jetike për mirëqenien e çdo njeriu. Burimet ushqimore do të shkatërroheshin, të korrat nuk do të rriteshin, dhe jeta bimore e shtazore do të zhdukej.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...