Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë secila tiparet e veta dalluese, por një faktor i përbashkët i tyre, por dhe i shumë çrregullimeve të tjera mendore është ndërprerja e ritmit cirkadian (CRD). Në këtë përfundim kanë arritur një ekip studiuesish të neuroshkencës, shkencave farmaceutike dhe atyre kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, SHBA.
Në një artikull të botuar së fundmi në revistën “Nature Translational Psychiatry”, shkencëtarët supozojnë se ritmi cirkadian është një faktor psikopatologjik i përbashkët për një gamë të gjerë sëmundjesh mendore, dhe kërkimet mbi të mund të jetë thelbësore për trajtimet më të mira në të ardhmen ndaj këtyre sëmundjeve.
“Ritmet cirkadiane luajnë një rol themelor në të gjitha sistemet biologjike në të gjitha shkallët, nga molekulat te popullata. Analiza jonë zbuloi se ndërprerja e ritmit cirkadian, është një faktor që i mbivendoset gjerësisht të gjithë spektrit të çrregullimeve të shëndetit mendor”- thotë një nga autorët e studimit Pier Baldi, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë.
Autorja tjetër e studimit, Amal Alashkar, neuroshkencëtare dhe profesoreshë e mësimdhënies në Departamentin e Shkencave Farmaceutike po në këtë universitet, vuri në dukje sfidat e testimit të hipotezës së ekipit në nivelin molekular, por shtoi se studiuesit arritën të gjenin prova të mjaftueshme të kësaj lidhjeje, duke e ekzaminuar studimet e mëparshme në këtë fushë mbi çrregullimet e përhapura të shëndetit mendor.
“Shenja treguese e ndërprerjes së ritmit cirkadian - një problem me gjumin - ishte e pranishme te çdo çrregullim. Ndërsa fokusi ynë ka qenë mbi kushtet e njohura gjerësisht, përfshirë autizmin, ADHD dhe çrregullimin bipolar, ne besojmë se hipoteza e faktorit psikopatologjik CRD, mund të përgjithësohet edhe në probleme të tjera të shëndetit
mendor, si çrregullimi obsesivo-kompulsiv, anoreksia nervore, varësia ndaj ushqimit dhe Sëmundja e Parkinsonit”- theksoi ajo.
Ritmet cirkadiane rregullojnë aktivitetin fiziologjik të trupit tonë dhe proceset biologjike gjatë çdo dite. Të sinkronizuara në një cikël 24-orësh dritë/errësirë, ritmet cirkadiane ndikojnë kur kemi nevojë normalisht të flemë dhe kur duhet të jemi zgjuar.
Po ashtu ato menaxhojnë edhe funksione të tjera si prodhimi dhe çlirimi i hormoneve, ruajtja e temperaturës së trupit dhe konsolidimi i kujtimeve. Sipas autorëve të studimit, funksionimi efektiv dhe i pandërprerë i këtij sistemi natyror të matjes së kohës, është i nevojshëm për mbijetesën e të gjithë organizmave të gjallë.
Ritmet cirkadiane janë thelbësisht të ndjeshëm ndaj sinjaleve të dritës/errësirës, prandaj ato mund të ndërpriten lehtësisht nga ekspozimi ndaj dritës gjatë natës, dhe niveli i ndërprerjes duket se varet nga gjinia dhe ndryshon me moshën. Një shembull, është një reagim hormonale ndaj CRD që përjetohet nga gratë shtatzëna.
Si nëna ashtu edhe fetusi mund të përjetojnë efekte klinike nga CRD, por edhe stresi kronik.
“Një çështje interesante që kemi eksploruar, është ndërveprimi i ritmeve cirkadiane dhe i çrregullimeve mendore me seksin”- tha Baldi, drejtor i Institutit për Gjenomën dhe Bioinformatikën në Universitetin e Kalifornisë.
“Për shembull, Sindroma Turet është e pranishme kryesisht tek meshkujt, ndërsa sëmundja e alzheimerit është më e zakonshme tek femrat me një raport 2/3 me 1/3”- shton ai.
Ndërkohë po sipas shkencëtarëve mosha është një faktor i rëndësishëm, pasi ritmi cikradian mund të ndikojë në zhvillimin neurologjik në jetën e hershme, përveçse çon edhe në shfaqjen e çrregullimeve mendore të lidhura me plakjen tek të moshuarit.
Baldi tha se një çështje e rëndësishme ende e pazgjidhur, ka të bëjë me lidhjen shkakësore midis CRD dhe çrregullimeve të shëndetit mendor:A është ritmi cirkadian një faktor kyç në origjinën dhe fillimin e këtyre sëmundjeve, apo një simptomë vetë-përforcuese në përparimin e sëmundjes?
Për t’iu përgjigjur kësaj dhe pyetjeve të tjera, ekipi sugjeron një ekzaminim të CRD në nivel molekular duke përdorur teknologji transkriptomike (shprehje të gjeneve) dhe metabolimike tek disa minj.
“Ky do të jetë një proces me performancë të lartë, dhe studiuesit do të marrin çdo disa orë mostra nga subjekte të shëndetshëm dhe të sëmurë përgjatë ciklit cirkadian.
Kjo qasje mund të zbatohet me kufizime tek njerëzit, pasi vetëm mostrat e serumit mund të përdoren vërtet. Por mund të aplikohet në një shkallë të gjerë tek kafshët, sidomos tek minjtë, duke marrë mostra nga inde nga zona të ndryshme të trurit dhe organe të ndryshme, përveç serumit”- shton Baldi.
Ai shtoi se nëse do të ketë eksperimente sistematike në lidhje me moshën, gjininë dhe zonat e trurit për të vëzhguar ritmin molekular cirkadian para dhe gjatë përparimit të sëmundjes, kjo do ta ndihmonte komunitetin e ekspertëve të identifikonte biomarkerët e mundshëm, marrëdhëniet shkakësore dhe terapitë e reja./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...