Ja si po përgatitet Franca për ta përballuar krizën energjitike
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...

Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në Perandorinë Britanike nuk perëndonte kurrë. Rënia kishte filluar tashmë me pavarësinë e Indisë në vitin 1947, por Uinston Çërçill, që u kthye të udhëhiqte qeverinë britanike gjatë hapave të parë të sovranes së re, ishte i vendosur të ruante një perandori që ishte ende e fuqishme.
Në kohën e vdekjes së saj, 70 vjet më vonë , Elizabeta II ishte ende mbretëresha e 14 vendeve përtej atyre që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar (në kulmin e saj ishin 32). Por përveç Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, këto vende janë kryesisht mbetje të vogla të ish-perandorisë në Karaibe dhe Paqësorin Jugor.
Gjithë të tjerët janë larguar nga kurora, edhe pse ruajnë një lidhje të privilegjuar me të nëpërmjet Komonuelthit. Nuk ka dyshim që ditët e ardhshme do të karakterizohen nga një pikëllim planetar për ndarjen nga jeta të një sovraneje që duket se ka qenë gjithmonë e pranishme, pavarësisht moshës apo origjinës së secilit prej nesh.
Por tashmë ne mund të pyesim veten se cili do të jetë ndikimi i monarkisë pas perëndimit të saj, në një botë që po pëson ndryshime të mëdha. “Nga Perandoria tek Brexit” është ndoshta një përmbledhje edhe pse shumë brutale e mbretërimit të Elizabetës II.
Por në thelbin e vet, ajo është një përshkrim besnik i Mbretërisë së Bashkuar në dekadat e fundit, që nuk ka pushuar kurrë së tkurruri dhe që rrezikon një tjetër humbje. Në fakt vendet e tjera mund ta braktisin simbolin monarkik. I fundit që e bëri këtë vitin e kaluar ishte Barbados, një ishull i Karaibeve i banuar nga 300.000 njerëz, qeveria e të cilit deklaroi se “ka ardhur koha të lëmë pas të kaluarën tonë koloniale”.
Por lista nuk do të përfundojë me Barbados. Ishte një lajm që në përgjithësi kaloi pa u vënë re. Por në maj të këtij viti, kur laburistët fituan zgjedhjet legjislative në Australi, ata emëruan një nënsekretar për republikën. Në fakt, kjo parti do të donte të organizonte një referendum për të kaluar nga monarkia në republikë, në rast se do të fitojë një mandat të dytë.
Me vdekjen e Elizabetës II nuk ka marrë fund vetëm epoka koloniale, por edhe ajo post-koloniale. Elizabeta ishte një pasardhëse e drejtpërdrejtë e Mbretëreshës Viktoria - jubileu i së cilës, në vitin 1897, përkoi me kulmin e Perandorisë Britanike, dhe ajo përjetoi tranzicionin post-kolonial.
Pasardhësi i saj duhet të përballet me një botë krejtësisht të ndryshme. Elizabeta ishte mbretëresha e një perandorie tashmë të perënduar, por edhe e një Mbretërie të Bashkuar që nuk ka një rol shumë domethënës në botën e sotme. Konfidencialiteti që i imponoi vetes, e pengoi atë të fliste publikisht mbi Brexit.
Tabloidët britanikë i kanë atribuar ndonjëherë asaj pikëpamje të favorshme pro Brexit, por burime të tjera kanë zbuluar se lidhja e saj me Evropën ishte shumë e fortë. Nga 15 krerët e qeverive që Elizabeta takoi në 70 vitet e saj të mbretërimit, dhe me të cilët pinte çaj çdo javë, 4 pasuan me një ritëm të shpejtë pas referendumit të 2016-ës.
Akti i fundit zyrtar i sovranes, më 6 shtator, ishte pranimi i dorëheqjes së Boris Xhohnson dhe mandati i Liz Tras për të formuar qeverinë e re. Elizabeta e jetoi fazën e parë të mbretërimit të saj duke dialoguar me Uinston Çërçill.
Po nuk ka gjasa që në fundin e jetës së saj, ajo të ishte po aq e impresionuar nga kryeministrat e kohëve të fundit. Ndërkohë ka ndryshuar një epokë. Elizabeta II përjetoi madhështinë dhe shpërbërjen e një perandorie në të cilën dielli nisi të perëndojë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...