Diplomacia, dhe jo përshkallëzimi ushtarak/ Rruga e vërtetë drejt sigurisë europiane dhe globale
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...

Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe në vitin 1991. Atë vit, unë dëgjova një zyrtar në Helsinki të ankohej për rikthimin e Estonisë te pavarësia. E shkatërruar nga keqqeverisja komuniste, ajo do të ishte në mënyrë të pashmangshme e paqëndrueshme, e varfër dhe e një kriminalitet të nivelit të lartë.
Pra, një katastrofë për Finlandën fqinje. Dhe ai nuk ishte i vetmi që ankohej. Për 30 vite me radhë, vendimmarrësit finlandezë i shpërfillën ankesat ndaj Moskës të fqinjëve të tyre të lulëzuar jugorë. Në vitin 2008, Tarja Halonen, asokohe president i Finlandës, e shpjegoi sjelljen e ashpër të Estonisë ndaj Rusisë me “stresin traumatik postsovjetik”.
Muajin e kaluar zonja Marin kërkoi falje publike për gabimet e paraardhësve të saj. “Unë e pranoj me sinqeritet se gjatë dekadave të fundit, ne mund t’i kishim dëgjuar miqtë tanë në Baltik për çështjet që lidhen me sigurinë tonë të përbashkët dhe Rusinë”- tha ajo në takimin vjetor të diplomatëve më të lartë të vendit të saj.

Ndoshta ajo mund t’ia rekomandonte këtë ndjesë edhe homologut të saj gjerman, Olaf Sholc. Gabimet e vendit të saj gjatë 30 viteve të fundit, janë të lehta nëse krahasohen me ato të Gjermanisë. Finlanda ka ndjekur një program për garantimin e pavarësisë energjetike nga Rusia, ndërsa Gjermania e rriti në mënyrë katastrofike varësinë e saj nga gazi rus, duke ndërtuar jo 1 por 2 gazsjellës përtej Detit Baltik.
Në nivelin ushtarak, Finlanda nuk hoqi asnjëherë dorë nga të qënit vigjilente. Ndërkohë Gjermania është një shembull shumë i keq në këtë drejtim. Për më tepër, politikanët gjermanë e penguan sigurinë e të tjerëve, duke e ngadalësuar vendimmarrjen për zgjerimin e NATO-s por edhe mbi planet e emergjencës për të mbrojtur anëtarët lindorë të aleancës nga Rusia.
Lufta në Ukrainë, e demaskoi këtë kombinim të urryer të interesit vetjak dhe naivitetit. Por kur flitet për gabime të tjera, “Vergangenheitsbeëältigung” - përballja me të kaluarën - është e ngulitur në diskursin publik të Gjermanisë.
Në fjalimin e tij të fuqishëm mbi të ardhmen e Evropës, i mbajtur në kryeqytetin çek Pragë javën e kaluar, Sholc tha se pushtimi nazist i Çekosllovakisë “na dhemb dhe turpëron ende”. Ai e pranoi se Perëndimi e ka shpërfillur shpesh padrejtësinë e pasluftës ndaj vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore.
Çlirimi nga nazistët, ishte pararendësja e sundimit të mëtejshëm totalitar, këtë herë në duart e sovjetikëve. Fjalimi i kancelarit nënvizoi, edhe pse në mënyrë të nënkuptuar, një ndryshim të madh në mënyrën e të menduarit nga establishmenti politik gjerman.
Vendi i tij e kundërshtonte dikur anëtarësimin në BE të vendeve të varfra dhe me institucione të dobëta, duke përmendur shqetësimet për koston, kriminalitetin dhe migrimin. Tani Sholc e mbështet hapur zgjerimin e unionit në Ballkanin Perëndimor, Moldavi, Ukrainë dhe ndoshta edhe Gjeorgji.
Kjo do të thotë një BE me deri në 36 anëtarë. Gjatë fjalimit të tij ai e vuri theksin tek qëndrueshmëria e zinxhirit të furnizimit. Dhe këto fjalë u thanë nga lideri i një vendi që për dekada ka besuar se tregtia dhe investimet më të mëdha me vendet totalitare, do t’i bënin ato më miqësore.
Këto deklarata të shkëlqyera, do të ishin më të besueshme nëse do të shoqëroheshin nga pranimi i faktit, se deri vonë Gjermania ka qenë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Kjo nuk është vetëm një çështje morale, por edhe praktike. Tani Sholc po tregon një “oreks” të lavdërueshëm për të menduar me guxim me një vizion të gjerë.
Për shembull, ai ra dakord me propozimin e Emanuel Makron për krijimin e një Komuniteti Politik Evropian. Ai do të përfshijë vendet jo anëtare të BE-së:si ato që presin anëtarësimin, por edhe Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit.
Por këto propozime duhet të kapërcejnë mosbesimin e madh që ekziston në gjysmën lindore të kontinentit, të krijuar nga vite të tëra vendimesh dritëshkurtra, egocentrike dhe të një gjuhe të zgjedhur në mënyrë të gabuar. Mbështetja polake ndaj kësaj nisme do të jetë me siguri jetike.
Por vendimmarrësit në Varshavë, nuk janë të impresionuar nga fjalët e këndshme që vijnë nga Berlini. Qeveria polake, sapo ka bërë publike kërkesën për një kompensim prej 1.3 trilionë eurosh për dëmet e kohës së luftës (pendimi i gjermanëve për krimet naziste nuk shtrihet aq larg:zyrtarët në Berlin thonë se çështja e kompensimit është “e mbyllur”).
Gjunjëzimi spontan i kancelarit Vili Brand në vitin 1970 para memorialit të Kryengritjes së Getos së Varshavës, i hapi rrugën pajtimit të pjesshëm me Poloninë e sunduar nga komunistët. Askush nuk e pret një akt të ngjashëm nga Sholc. Por që të ketë sukses ashtu si paraardhësja e saj, Ostpolitika e re ka nevojë për hapje dhe ndershmëri në raport me të kaluarën.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...