Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.dha një shenjë jete. Ajo kishte tentuar të zhdukej nga skena, u shkroi miqve të saj një postim emocional në "Facebook". Por tani duhet t’u “zbulonte të vërtetën”. Ishte prekur nga kanceri. 32 nga miqtë e saj në "Facebook" u përgjigjën menjëherë.
Ata u shfaqën të shqetësuar, thanë se ishin të lumtur të dëgjonin që ajo ishte gjallë dhe e inkurajuan në përballje me sëmundjen. Por menjëherë pas atij momenti, Maria u zhduk sërish, duke i lënë miqtë e saj të hamendësojnë se çfarë mund t’i kishte ndodhur.
Ekzistojnë shumë elementë për të pretenduar se njoftimi i saj mbi kancerin në vitin 2018 ishin një sajesë, si aq shumë gjëra të tjera në jetën e saj. Në fakt për gjithçka. Fshehja dhe mashtrimi janë mesa duket elementë kyç të profesionit të saj. Biznesmenja e supozuar, rezulton se është një spiune që i shërben Federatës Ruse.
Një investigim i përbashkët nga “Der Spiegel”, dhe platformat investigative “Bellingcat” dhe “The Insider”, së bashku me të përditshmen italiane “La Repubblica”, tregon se K. veproi si agjente e agjencisë ruse të shërbimit sekret ushtarak GRU dhe që synonte të spiunonte punonjësit e bazës së NATO-s në Napoli dhe të bazës së marinës amerikane atje.
Ka shumë të ngjarë që K. të ketë spiunuar edhe në Gjermani. Sikurse ndodh shpesh në rastet e spiunazhit për momentin mungon një nga provat përfundimtare, por ato rrethanore janë të shumta. Maria përdorte pasaporta që duket se janë nga një seri e lëshuar nga GRU. Ajo mbante nënshtetësinë peruane, duke përdorur një identitetit të rremë teksa përpiqej të afrohej me punonjësit e dy bazave ushtarake.
Kjo deri kur shpiku historinë e kancerit për të kaluar në ilegalitet. Sipas investigimit tonë del se emri i saj i vërtetë është Olga Vasilyevna K., e lindur në qershorin e vitit 1982 në një zonë rurale në Rusinë Jugore. Pak kohë para mesazhit të saj emocionues në "Facebook", një "Audi A3" krejtësisht e re u regjistrua në emrin e saj në Moskë.

Spiunë si Olga quhen “ilegalë”. Ata janë burra dhe gra që jetojnë për vite me radhë në Perëndim pa rënë shumë në sy, me histori jete të ndërtuara në mënyrë të hollësishme, dhe që integrohen shumë te shoqëritë që spiunojnë. Dhjetëra prej tyre u vendosën që gjatë epokës sovjetike. Për ta flet edhe seriali i famshëm “Amerikanët”.
“Ilegalët” si Adela K. i përkasin rrjetit të agjentëve që punojnë për Moskën në mbarë botën, duke përgjuar, sabotuar, madje edhe duke vrarë. Ata janë luftëtarët klandestinë në një sulm në shkallë të gjerë kundër Perëndimit. Shërbimet sekrete të Putinit ndikojnë mbi partitë politike, manipulojnë zgjedhjet, kontrollojnë kanalet në platformën "Telegram" dhe nxisin protestat në Perëndim nëpërmjet keqinformimeve.
Ata depërtojnë në rrjetet kompjuterike të qeverive perëndimore, dhe hakerojnë institucione shumë të rëndësishme. Synimi i tyre: të demoralizojnë, përçajnë dhe shqetësojnë kundërshtarët e Rusisë. Dhjetëra mijëra njerëz që punojnë për FSB-në, shërbimin e inteligjencës së jashtme SWR dhe atë të ushtrisë GRU-në, janë duke zhvilluar një luftë në hije kundër Perëndimit.
Është një luftë për pushtet dhe ndikim, për lëndë të para dhe para, dhe ajo ka vazhduar për shumë më gjatë sesa konflikti i dukshëm në Ukrainë. Gjermania, demokracia më e fuqishme ekonomikisht e Europës, është një nga objektivat kryesorë të Moskës. Për vite të tëra, përpjekjet kundër këtij spiunazhi kanë qenë të ndrojtura në rastin më të mirë.
Megjithatë udhëheqësit politikë të vendit po zgjohen ngadalë nga një gjumë i gjatë prej dekadash. “Ajo që po ndodh këtu është një sulm ndaj demokracive tona liberale, dhe ndaj gjithë shoqërisë sonë perëndimore”- thotë një anëtar i kabinetit qeveritar nga një vend i madh evropian.
“Nga ndërhyrjet në zgjedhje te vrasjet, Rusia e ka trajtuar Europën si këndin e saj të lojërave”- thotë Mark Polimeropulos, që ka drejtuar operacionet e CIA-s në Europë dhe Euroazi gjatë viteve 2017-2019. Ai thotë se paralajmërimet e tij mbi operacionet klandestine të Moskës ranë vazhdimisht në “vesh të shurdhër”.
Mjerisht, për një kohë të gjatë reagimi i Gjermanisë ndaj spiunëve të Moskës të kujtonte qasjen e saj ndaj importeve të gazit natyror rus. Që nga rënia e Murit të Berlinit, dëshira për miqësi me Rusinë ka qenë shumë e rëndësishme në Gjermani.
Madje pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në SHBA, agjencia e inteligjencës së jashtme gjermane, BND, pezulloi operacionet e saj kundër spiunazhit, me teorinë se tashmë Gjermania duhej ta përqendronte vëmendjen e saj tek një lloj i ri armiku.
Në vitin 2001, Vladimir Putin mbajti një fjalim në parlamentin federal, Bundestag, që u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme, dhe kjo pavarësisht nga fakti se vetëm pak kohë më parë ushtarët rusë e kishin shkatërruar kryeqytetin çeçen Grozni. Qeveritë perëndimore kërkuan afërsi me Putinin, dhe jo vetëm ekonomikisht.
Pas 11 shtatorit, ekzistonte një besim i përhapur se Perëndimi dhe Rusia kishin një qëllim të përbashkët në politikën e sigurisë, luftën kundër terrorizmit islamik. Kundërzbulimi u zvogëlua në numër, pasi shumë njerëz e konsideronin atë një relike të Luftës së Ftohtë.
Por edhe pse Bashkimi Sovjetik u zhduk, aparati i tij i inteligjencës ishte shëndoshë e mirë, dhe ky fakt u anashkalua nga shumë njerëz. Vetëkënaqësia në këtë rast e pati një kosto. Objektivi i parë ishte një vend i pushtuar dikur nga rusët dhe i përfshirë me dhunë në Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 2007, hakerat rusë dëmtuan për disa javë infrastrukturën dixhitale të Estonisë. Në vitin 2008, Herman Simm, një zyrtar i lartë i lartë në Ministrinë etnoneze të Mbrojtjes, u zbulua të ishte spiun u rusëve. Për vite me rradhë, ai i kishte qenë në shërbimit të inteligjencës ruse SWRduke i dhënë informacione shumë të ndjeshme.
Sipas një raporti të klasifikuar të NATO-s në vitin 2010, Simm ishte “spiuni më i dëmshëm në historinë e aleancës”. Në vitin 2010, SHBA demaskoi Ana Çapman dhe 9 spiunë të tjerë rusë aktivë në vend. Duke filluar nga viti 2006, agjentja Maria Adela K.filloi të shfaqej në vende të ndryshme në Evropë.
Kështu ajo u shfaq në Universitetin Shtetëror të Moskës si “eksperte”, si studente e modës në Romë, si një turiste në një plazh të Maltës, dhe si një studente në Paris. Në vitin 2012, ajo u martua me një të ri që zotëronte 3 pasaporta: ruse, ekuadoriane dhe italiane.
Në tetor të po atij viti, ajo themeloi një kompani me bazë në Paris që shiste bizhuteri, artikuj lëkure dhe verë. Ajo ra për herë të parë në kontakt me zyrtarë të NATO-s dhe ushtarakë amerikanë në vitin 2014. Ajo mori pjesë në disa aktivitete festive të aleancës, dhe e festoi ditëlindjen e saj me oficerë ushtarakë të NATO-s dhe Marinës Amerikane.
Më pas në verën e vitit 2018, Adela K. u zhduk papritur nga Napoli, dhe u rishfaq si Olga K. në Moskë. Çfarë kishte ndodhur? Në vitin 2020, një nënkolonel francez u arrestua në bazën e NATO-s në Napoli si një spiun i dyshuar i rusëve. Është e paqartë nëse Adela K. ka qenë në kontakt me të, dhe as nuk dihet se çfarë informacioni mund t’u ketë dërguar shefave të saj në Rusi.
Por fakt është që Adela K. është një nga agjentet, për të cilët shteti rus investon shumë. Ai ndërton identitete të rreme për ta, dhe i dërgon në vende të ndryshme anembanë botës. Këta burra dhe gra paguhen shumë për faktin se ia kushtojnë jetën e tyre shërbimeve të inteligjencës.
Sipas informacionit të marrë nga “Der Spiegel”, shërbimet sekrete GRU dhe SWR kanë në total deri në 70 “ilegalë” në shërbimin e tyre, numër ky jo shumë i madh. Por agjentë të tjerë, që janë dukshëm më të shumtë se sa “ilegalët”, luajnë një rol të rëndësishëm në betejën e spiunazhit të Rusisë, duke punuar për ambasadat dhe konsullatat e Federatës Ruse jashtë vendit.
Puna e tyre mund të mos jetë aq e lavdërueshme sa ajo e kolegëve, por të tillë janë të shumtë. “The Insider” beson se SWR ka nën shërbim rreth 3.000 nga këta spiunë, ndërsa GRU deri në 1.000. Shumica janë të maskuar si diplomatë. Në fillim të vitit, shërbimet e inteligjencës perëndimore vlerësuan se më shumë se 150 spiunë rusë me akreditim diplomatik punonin ende vetëm në Gjermani.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia...
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...