Mbylljani derën turistëve rusë
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...

Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia e rreth 56.000 njerëzve. Por ajo është gjithashtu shtëpia e diçkaje tjetër: një sasie të madhe akulli. 80 për qind e vendit është e mbuluar nga një shtresë gjigante akulli, e dyta vetëm pas Antarktidës.
Për shekuj me radhë, shkencëtarët kanë qenë të magjepsur nga ajo që shtrihet nën akullin e Grenlandës. Por me një trashësi mesatare të akullit prej mbi 1.5 km, sekretet e saj kanë mbetur një mister. Por për shkak të ngrohjes globale, ka nisur tashmë gara për thesaret e Grenlandës.
Pjesa më e madhe e Grenlandës është nën nivelin e detit
Ndonëse ndodhet në të njëjtën gjerësi gjeografike me disa nga qytetet më të ftohta në botë, temperaturat në majën e saj jugore janë në fakt, relativisht të buta, madje edhe në dimër. Kjo për shkak të Rrymës së Gjirit, një rrymë detare natyrore që dërgon temperatura më të ngrohta drejt Europës. Por Rryma e Gjirit është e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe për një ekosistem të brishtë si Grenlanda, kjo mund të sjellë probleme.
Por më interesante është pjesa e brendshme e Grenlandës. E rrethuar nga male nga të gjitha anët, dhe e mbuluar me akull që është ngjeshur gjatë miliona viteve, pika e saj më e ulët është në fakt, 1000 metra nën nivelin e detit! Duke përdorur imazhe termike, shkencëtarët kanë zbuluar se ky rajon fsheh kanionin më të gjatë në botë, me një shtrirje prej 750 km në të gjithë ishullin.
Ka të ngjarë që ai të jetë një kanion i lashtë, i krijuar jo nga akulli por nga një sasi e madhe uji, ndoshta lumi më i madh që ka parë ndonjëherë bota. Dhe sipas shkencëtarëve në Institutin e Shkencave të Temperaturave të Ulëta të Universitetit Hokaido në Japoni ka gjasa që ky lum të jetë i pranishëm edhe sot.
Mund të rikthehen pyjet dikur të gjelbëruara të Grenlandës
Bërthamat e akullit të shpuara që në vitet 1960, treguan se brenda 1 milionë viteve të fundit, Grenlanda ishte shumë e gjelbëruar. Aty janë gjetur bimë dhe degëza të fosilizuara, gjë që tregon se në një moment Grenlanda ka pasur një klimë të ngrohtë dhe pa akull.
Sot, ekzistojnë vetëm 15 km pyll në jug të Grenlandës. E njohur si Lugina Kingua, ai është i vetmi pyll i vërtetë në Grenlandë. Një ekosistem natyror që ka pemë të larta deri në 8 m. Askund tjetër në ishull nuk ekziston një gjelbërim i tillë. Por në një të ardhme jo shumë të largët, pylli mund të zgjerohet, duke përfshirë përfundimisht të gjithë ishullin.
Ndërsa ky zhvillim mund të sjellë lehtësim për jetën e vendasve, nuk do të jetë një lajm aq i mirë për të gjithë të tjerët. Në verën e vitit 2019, Grenlanda humbi 530 miliardë ton akull, duke çuar drejtpërdrejt në një rritje prej 1.5 mm në nivelet globale të deteve. Nëse vazhdon ky ritëm, ne mund të presim që nivelet globale të deteve të rriten me 30 cm brenda disa dekadave.
Ky skenar mund të duket i largët. Por akulli i këtij ishulli mund të shkrihet shpejt, duke u derdhur në oqeane në një sasi aq të madhe sa që qytete si Nju Jorku, Miami, Dhaka, do të zhyten nën ujë. Por jo gjithçka është e zymtë. Ndërsa Grenlanda humbet akullin e saj, operacionet e shpimit dhe minierave mund të zbulojnë sekretet e tjera të fshehura të saj, që ia vlen të gërmohen.
Burimet e bollshme natyrore të Grenlandës
Nëse Grenlanda dikur ishte shtëpia e miliona pemëve, kjo do të nënkuptonte sasi të mëdha karboni të groposur nën tokë, që sot është shumë i vlefshëm. “Vetëm bregdeti perëndimor i Grenlandës vlerësohet se përmban rreth 18 miliardë fuçi naftë, sipas një studimi të fundit nga Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Grenlandës.
Më herët, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka vlerësuar se vetëm në lindje të ishullit mund të ndodhet dyfishi i këtij vëllimi në naftë dhe gaz natyror. Nëse të dhënat rezultojnë të të sakta, atëherë Grenlanda mund të ketë po aq naftë sa Iraku. Por nuk është vetëm nafta që e bën Grenlandën të çmuar, por edhe minerale të rralla të tokës.
Pra burimet për të fuqizuar dhe zgjeruar teknologjitë si turbinat e erës dhe makinat elektrike. Dhe qeveritë janë shumë të interesuara në nxjerrjen e tyre. Vende si Kina, Australia dhe Britania e Madhe kanë nisur tashmë kërkimet në zonë, dhe duan të zgjerohen më tej.
Në qytetin Narsak, me vetëm 1700 banorë, mund të gjenden sasi të konsiderueshme uraniumi, titani dhe burime të tjera të çmuara. Vendasit gjenden përballë një dileme të fortë midis dëshirës për mbrojtjen e mjedisit të tyre të brishtë, dhe heqjes dorë nga burimet kundrejt përfitimeve të mëdha financiare. Është një dilemë që do të bëhet edhe më e vështirë me kalimin e kohës.
Që nga koha kur eksploruesit e parë, hartuan fletën e madhe të akullit, dhe deri tek shkencëtarët që kryejnë kërkime në skajet veriore të vendit, Grenlanda ka mbetur gjithmonë misterioze. Ndërsa ngrohja globale po shkrin mbulesën e trashë të akullit, ajo do të lërë pas një peizazh të jashtëzakonshëm. Një peizazh që ka mbetur i paprekur për miliona vjet. Pasojat për botën do të jenë katastrofike, por për banorët e këtij ishulli do të jenë shumë fitimprurëse./Përshtati në shqip CNA.al
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...