Historia dhe origjina e drogës/ Si filluan ta përdornin paraardhësit tanë për të rritur adrenalinën
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...

Nga Oleg Kashin “New York Times”
Çfarë është më e lehtë të imagjinohet: që Vladimir Putin të deklarojë papritmas fundin e luftës ndaj Ukrainës dhe të tërheqë trupat e tij, apo një Rusi pa Putinin në krye që i rishikon politikat e tij, që i jep fund luftës dhe që nis të rindërtojë marrëdhëniet me Ukrainën dhe Perëndimin mbi një themel të ri bazuar te paqja?
Është e vështirë që t’i japësh përgjigje të saktë. Lufta në Ukrainë është në një masë të madhe rezultat i fiksimit personal të Putinit, ndaj vështirë të ketë gjasa që ai të pranojë vullnetarisht t’i japë fund asaj. Dhe kjo na çon te mundësia: ajo e Rusisë pa Putinin në krye, me të gjitha shpresat për një Rusi paqësore të lidhura me ndryshimin e pushtetit në vend.
Por edhe ky skenar duket gjithashtu shumë i pamundur të ndodhë. Gjashtë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainës, fuqia e Vladimir Putinit nuk duket që të jetë më pak e fortë nga sa ishte në kohë paqeje. Popullariteti i tij është i lartë, dhe në Rusi ai nuk ka asnjë rival, zëri i të cilit mund të dëgjohet.
Nga dy pasardhësit e tij më të mundshëm - Mikail Mishustin, kryeministri aktual dhe Aleksei Navalni, lideri i opozitës - njëri është tepër besnik ndaj presidentit, ndërsa i dyti ndodhet në burg. Që secili prej tyre të ngjitej në krye, duhet që më parë të rrëzohet prej andej Putini.
Por përveç ndonjë ndryshimi të papritur të sjelljes apo ndonjë problemi të rëndë shëndetësor, ai nuk do të shkojë askund. Pasardhësi i Putinit mund të jetë vetë Putini. Kjo është një perspektivë e zymtë, të cilën shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë.
Po përse asnjë pjesëtar i elitës në pushtet, përballë një presidenti që e çon vendin e tyre drejt rrënimit dhe ata vetë janë shumë të prekur nga lufta, nuk po punon për rrëzimin e Putinit nga pushteti?
Ku janë teknokratët apo funksionarët e guximshëm, që bazuar tek interesi madhor i shtresës që i përkasin, por edhe i vendit, do të komplotoni për ta larguar presidentin? Pyetje të tilla, që bëhen shpeshherë në Perëndim, janë më shumë një vajtim sesa një nxitje për analizë. Por përgjigjja është thuajse e qartë. Për vite me radhë, kritikët brenda dhe jashtë Rusisë u mbështetën te një temë kryesore për të nxitur kundërshtimet ndaj Vladimir Putinit: korrupsioni.
Kjo qasje pati deri diku sukses, sidomos në rastin e Navalnit. Videot e tij investigative dokumentuan korrupsionin në të gjithë elitën qeverisëse, përfshirë edhe vetë Putinin, të cilit i dëmtuan dukshëm popullaritetin e presidentit. Por korrupsioni është “ngjitësi” që e mban sistemin të bashkuar, dhe jo katalizatori për ta rrëzuar atë.
Duke e bazuar pushtetin te vjedhja e vartësve të tij, synimi i Putinit nuk ishte në fakt të siguronte rehatinë dhe mirëqenien e tyre. Përkundrazi, qëllimi ishte që klasa sunduese të ishte peng i një sistemi konspirativ të përgjegjësisë kolektive, duke siguruar solidaritetin e saj absolut.
Në këtë situatë, askush nuk mund të dilte dhe të sfidonte presidentin. Nuk është tërësisht e saktë që një sistem i tillë të quhet korrupsion. Kjo pasi korrupsioni sjell një devijim nga norma, ndërsa në Rusinë e Putinit, norma është pikërisht ajo e zyrtarëve që jetojnë me para që kanë një origjinë të dyshimtë.
Nëse do të zbatohej vërtet ligji, atëherë praktikisht çdo ministër apo guvernator rus mund të përfundonte në burg. E megjithatë në praktikë, Putin e ka zbatuar gjithnjë ligjin në mënyrë selektive. Sa herë që një nga vartësit e tij me ndikim e shihte të akuzuar për korrupsion, pyetja kryesore në mendjen e njerëzve kishte të bënte me arsyen e fshehtë politike të këtij arrestimi.
I tillë ishte rasti i ish-Ministrit të Ekonomisë, Aleksei Uljukajev, që u akuzua për ryshfet pas përplasjes me Igor Seçin, kreun ekzekutiv të gjigantit rus të naftës “Rosneft” dhe një mikun e Putinit. Po kështu, edhe me disa guvernatorë, përfshirë Nikita Belik, që për një periudhë kishte drejtuar një parti të madhe opozitare, dhe Sergei Furgal, fitorja e të cilit në zgjedhje binte ndesh me dëshirën e Kremlinit, dhe që u akuzua jo për korrupsion, por për vrasje.
Ai që në Rusi quhet korrupsion, do të quhej më saktë një sistem nxitjeje dhe shantazhi. Nëse je besnik dhe nëse presidenti është i kënaqur me ty, atëherë ke të drejtë të vjedhësh. Por nëse je i pabesë, do të përfundosh në burg për vjedhje. Nuk është çudi që në dekadat e fundit vetëm disa individë brenda sistemit të Putinit janë shprehur publikisht kundër tij.
Terrori është gjithmonë më bindës sesa çdo gjë tjetër. Lufta kishte potencialin t’i përmbyste llogaritë. Klasa sunduese është përballur me një realitet të ri: pronat e saj në Perëndim ose janë sekuestruar ose u janë nënshtruar sanksioneve. Pra nuk ka më jahte, vila, dhe as vende ku të shkojnë të pushojnë.
Për shumë zyrtarë dhe oligarkë afër qeverisë, kjo do të thotë shembje e të gjitha planeve të tyre të jetës. Dhe në parim, mund të supozohet se nuk ka asnjë grup të vetëm shoqëror në Rusi më të pakënaqur me luftën, sesa kleptokratët e Putinit. Por ka një problem: ata hoqën dorë nga angazhimi në politikë në këmbim të jahteve dhe vilave luksoze.
Edhe intriga themelore në politikën e brendshme ruse është e lidhur me këtë fakt. Aventura ushtarake e Putinit ka pasur një ndikim shkatërrues në jetën e elitës së establishmentit, tek e cila ai është mbështetur gjithmonë. Por elitat, peng i varësisë së tyre nga pushteti për pasurinë dhe sigurinë e vet, nuk janë në gjendje t’i thonë jo presidentit rus.
Por nëse anëtarët e elitës në pushtet nuk janë në gjendje ta rrëzojnë Putinin, atëherë ndoshta këtë mund ta bëjë shtresa e mesme e profesionistëve? Por edhe ndër ta, perspektiva është e zymtë. Për ata që dalin dhe kritikojnë publikisht luftën, fati i Marina Ovsianikovës, redaktore në televizionin Channel 1 të kontrolluar nga shteti, është shumë domethënës. Pasi organizoi një protestë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një edicionit të lajmeve në mbrëmje, ajo qëndroi pas spikeres me një poster ku shkruhej “Stop luftës!”. Ajo u largua nga vendi për të shmangur arrestimin, duke e lënë familjen e saj në Moskë.
Për muaj të tërë u end nëpër Evropë, duke iu nënshtruar akuzave të shumta se sado mbresëlënëse që mund të ishte protesta e saj, ajo ishte ende një mekanizëm në makinën propagandistike të Vladimir Putin. Ajo u kthye në Rusi, ku është arrestuar dhe gjobitur disa herë, është akuzuar për përhapjen e informacionit të rremë, dhe i është bastisur shtëpia.
Ish-kolegët e saj në media dhe shtresa e profesionistëve duhet ta kuptojnë se nuk ka kuptim të imitojnë veprimet e saj. Më mirë të shohin në heshtje punët e tyre sesa të rrezikojnë shkatërrimin dhe poshtërimin. Gjërat nuk janë më mirë as në nivelin popullor.
Protestat fillimisht premtuese kundër luftës, janë shtypur plotësisht nga kërcënimi me burg. Deklaratat kritike publike, për të mos fulur për mitingjet apo demonstratat, janë tashmë të pamundura. Duke ushtruar represion, regjimi është nën kontrollin e plotë të situatës së brendshme.
Në vend të kësaj, faktori që e kërcënon seriozisht fuqinë e Putinit është sot ushtria ukrainase. Vetëm humbjet në front, kanë një shans realist për të shkaktuar ndryshim në situatën politike në Rusi, siç e dëshmon edhe vetë historia ruse. Pas disfatës në Luftën e Krimesë në mesin e shekullit XIX-të, Car Aleksandri II u detyrua të ndërmerrte reforma radikale.
E njëjta gjë ndodhi kur Rusia humbi luftën me Japoninë në vitin 1905. Edhe Perestrojka në Bashkimin Sovjetik u nxit kryesisht nga dështimi i luftës në Afganistan. Nëse Ukraina arrin t’i shkaktojë humbje të mëdha forcave ruse, mund të shohim një proces të ngjashëm.
Megjithatë, me gjithë dëmin e shkaktuar deri më tani, një kthesë e tillë ende duket shumë e largët. Tani për tani dhe në të ardhmen e parashikueshme, është Putin - dhe frika se pa të gjërat do të ishin më keq - ai që e sundon Rusinë./Pershtati ne shqip CNA.al
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...