Shkencëtarët po përpiqen t’u japin robotëve aftësi sociale
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...

Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të ndryshme të trupit, gjatë kohë që ndodhet në një supermarket, ka të ngjarë të kritikohet nga klientët e tjerë. Ky lloj ndëshkimi për një sjellje të gabuar nuk është aq i pranueshëm nga shoqëria sa dikur.
Studimet e fundit tregojnë se vetëm 15 për qind e njerëzve të moshës 16-24 vjeç e shohin dhunën fizike si të nevojshme për të rritur siç duhet një fëmijë. Te njerëzit mbi 65 vjeç kjo normë është 38 për qind.
Në fakt dhuna fizike ndaj fëmijëve ndodh ende, dhe është shumë e dëmshme për ta. Në vitin 2017, komisioni mbretëror për abuzimin seksual ndaj fëmijëve rekomandoi një studim kombëtar se sa i zakonshëm është abuzimi me fëmijët në Australi. Gjetjet e hershme të publikuara muajin e kaluar, zbuluan se 61 për qind e të rinjve të moshës 16-24 vjeç thanë se ishin dhunuar dhe goditur fizikisht 4 ose më shumë herë gjatë fëmijërisë së tyre.
Studimi zbuloi se ata që ishin dhunuar dikur, ishin gati 2 herë më të rrezikuar nga depresioni dhe ankthi. Kjo pjesërisht sepse ata që ishin goditur që fëmijë, mund të kenë përjetuar edhe forma të tjera keqtrajtimi, si reagime të ashpra prindërore, neglizhencë ose mbështetje të pamjaftueshme. Aktualisht 63 vende e kanë të ndaluar me ligj ndëshkimin trupor për fëmijët, duke përfshirë Zelandën e Re, Suedinë, Danimarkën, Korenë e Jugut, Uellsin, Skocinë, Francën dhe Japoninë.
Rritja e fëmijëve mund të jetë sfiduese në jo pak raste. Fëmijët sillen keq ose mund të mos i kontrollojnë dot emocionet e tyre. Prandaj prindërit duhet të ndihmohen të gjejnë metoda alternative për disiplinimit të fëmijëve të tyre, dhe e çfarë është një sjellje e përshtatshme.
1. Tregojani qartë se ku janë limitet dhe atë që ju prisni nga fëmija
Fëmijët duhet ta dinë se si dëshironi që ai të sillet, dhe që kjo gjë të jetë e qartë. Një shembull mund të jetë fjalia: “Nuk është morale ta godasësh vëllain tënd” ose “Nuk mund të marrësh çokollatat nga raftet e supermarketeve pa më pyetur më parë”.
2. Menaxhoni emocionet tuaja
Zemërimi është ngjitës si ndjenjë, ndaj përpiquni të mos e humbni durimin para fëmijëve tuaj. Në vend të kësaj, ndaloni një moment para se të reagoni: merrni frymë thellë 3 herë, pini një pije të ftohtë ose dilni jashtë për një moment.
3. Bëhuni një model i mirë për fëmijën tuaj, edhe kur nuk i mirëmenaxhoni situatat
Prindërit duhet të tregojnë se si i menaxhojnë emocionet e tyre, ose të korrigjohen kur veprojnë në mënyra të papërshtatshme. Prindërit duhet të jenë mjaft të guximshëm për t’i thënë fëmijës “Më fal që u zemërova dhe të bërtita. Nuk u tregova shumë i duruar!”.
4. Zbuloni emocionet që qëndrojnë pas sjelljes së gabuar të fëmijës suaj
Fëmijët mund të jenë të pasigurt ose të hutuar nga emocionet e tyre. Prandaj, përpiquni t'i ndihmoni ata të kuptojnë ndjenjat e tyre. Kjo mund të përfshijë thënien e diçkaje të tipit “Unë e kuptoj që u ndjeve si i lënë pas dore, ndaj u bëre xheloz”. Po ashtu vërtetoni gjithashtu emocionet e tyre sepse kjo i ndihmon ata të ndihen të pranuar nga ju, ndërsa mësojnë të kuptojnë dhe menaxhojnë ndjenjat e tyre.
Për shembull, mund t’i thoni: “Është e vështirë kur ndodh kjo”. Dhe kur të jenë më të qetë, mund të zbuloni ndjenja të tjera që kanë nxitur veprimeve të tyre. Kjo ka të bëjë me ndarjen e ndjenjave (xhelozi, zhgënjim) nga sjellja (goditja). Të gjitha ndjenjat mund të jenë normale në një situatë të caktuar, por jo të gjitha sjelljet.
5. Zgjidhini problemet kur të gjithë të jenë më të qetë
Askush nuk mund të mendojë, flasë apo dëgjojë siç duhet nëse është i mërzitur. Ndaj merrni kohë për të marrë frymë thellë ose bëni diçka qetësuese me fëmijën tuaj. Ose ndoshta këta të fundit kanë nevojë të vrapojnë pak për të çliruar emocionet e forta.
6. Mbështeteni fëmijën që të korrigjojë sjelljet e veta
Kur të gjithë janë më të qetë, ndihmojini fëmijët tuja të gjejnë zgjidhjen apo hapin tjetër. Kjo u mëson atyre se si t'i zgjidhin situatat, të riparojnë marrëdhëniet dhe të marrin përgjegjësinë për sjelljen e tyre. Ju mund të thoni diçka të tipit: “Mund të jetë e sikletshme t’i kërkosh falje dikujt me të cilin ke qenë i zemëruar. Çfarë mendon se mund të ndihmojë?”
7. Zbuloni pasojat natyrore
Nëse diçka është prishur, fëmijët mund të kenë nevojë ta rregullojnë atë, të përdorin para nga kutia e tyre e kursimit për ta zëvendësuar atë, ose të mendojnë se çfarë mund ta bëjnë për ta përmirësuar situatën. Fëmijët kanë nevojë për rregulla familjare në lidhje me sjelljen, dhe mund të jetë e dobishme të diskutohet se çfarë duhet të ndodhë nëse ato shkelen.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...