“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Koloneli Klaus von Shtaufenberg kishte dështuar në atentatin e tij ndaj Fyhrerit. Në vitin 1944, lufta po shkonte shumë keq për Gjermaninë naziste, dhe zyrtarët e lartë ushtarakë kishin frikë se Hitleri po e çonte vendin drejt shkatërrimit të plotë.
Për ta ndaluar makinerinë e luftës së Hitlerit, koloneli Shtaufenberg vendosi më 20 korrik një bombë nën tavolinën e sallës së mbledhjeve në “Strofullën e Ujkut”, siç njihej shtabi i udhëheqësit nazist në lindje. Por Hitleri i mbijetoi shpërthimit, me disa plagë të lehta.
Operacioni “Valkirie”, që synonte të rrëzonte qeverinë qendrore dhe vriste Hitlerin, kishte dështuar. Hitleri do të arrestonte 7000 persona për atë komplot, dhe vetë Klaus von Shtaufenberg do të ekzekutohej me pushkatim. Por edhe pse ky ishte atentati më i famshëm ndaj Hitlerit, ndaj tij ka pasur dhjetëra atentate, disa prej të cilave nuk përmenden thuajse asnjëherë.
1. Studenti zviceran i teologjisë

Në vitin 1939, Moris Bavo udhëtoi drejt Mynihut për të vrarë Hitlerin gjatë paradës së përvjetorit të “Puçit të Birrarisë” të vitit 1923. Por për shkak se udhëheqës të tjerë nazistë i bllokuan fushëpamjen, Bavo e braktisi tentativën e tij për vrasje. Ndërsa po përpiqej të rikthehej në shtëpi, autoritetet e Gestapos e arrestuan dhe e morën në pyetje.
Ai e pranoi se kishte ndërmend të vriste Hitlerin. Por pretendoi se gjithçka e kishte planifikuar i vetëm, duke shtuar se Hitleri përbënte një kërcënim për njerëzimin, Zvicrën dhe katolicizmin. Autoritetet zvicerane nuk u përpoqën ta shpëtonin. Moria Bavo u ekzekutua në gijotinë në vitin 1941.
2. Atentatet nga militantët komunistë

Në vitin 1920, Hitleri synonte të mbante një fjalim mbi vrasjen e deputetit të shumicës socialiste të Rajhshtagut, Erhard Auer në Sallën e Birrarisë Hofbrauhauz am Platzl. Por anëtarët e Partisë Socialiste të Pavarur dhe Partisë Komuniste synuan që ta prishnin aktivitetin.
Kur nisi të fliste Hitleri, komunistët filluan të hedhin gota boshe, dhe midis komunistëve dhe njerëzve të Hitlerit shpërtheu një përleshje e dhunshme. Sipas fjalëve të vetë Hitlerit, dy të shtëna pistolete u dëgjuan nga hyrja e sallës në drejtim të platformës, e pasuar nga një mori të shtënash që vinin nga të gjitha anët. Policia ndërhyri menjëherë duke e pezulluar mbledhjen, dhe si për mrekulli, Hitleri i mbijetoi atentatit.
3. Bombardimi nga RAF në Paris

Për habinë e mbarë botës, Hitleri e pushtoi Parisin në vitin 1940, dhe shumëkush priste që ai të mbante një paradë fitoreje në rrugët e kryeqytetit francez. Në një paradë të tillë të hapur, RAF planifikoi të bombardonte paradën dhe të vriste Hitlerin. Por Hitleri i anuloi planet për një paradë, pasi sepse donte që francezët të mbështesnin përpjekjet e nazistëve për të shtypur aktivitetin komunist.
Një vit më vonë, Hitleri dhe regjimentet e tij SS, planifikuan sërish zhvillimin e një parade të madhe në Paris. Midis disa oficerëve nazistë, pati një komplot për vrasjen e Hitlerit në tribunë. Nëse nuk do të funksiononte, një oficer tjetër do të hidhte një granatë. Por sërish në minutën e fundit, Hitleri vendosi të mos shkonte në Paris.
4. Pushtimi i Bashkimit Sovjetik

Pushtimi i Bashkimit Sovjetik nuk u mbështet nga të gjithë ushtarakët nazistë, sidomos pas urdhrit të gjeneralit Vilhelm Kajtel. Në vitin 1941, ky i fundit dha urdhrin çnjerëzor për të vrarë të gjithë qytetarët sovjetikë të akuzuar për veprimtari kundër ushtarëve gjermanë.
Edhe pse akti ishte i papëlqyer në mesin e oficerëve ushtarakë, ata nuk ishin të gatshëm të dilnin kundër urdhrit të Hitlerit. Nga ana tjetër, brezi i ri i oficerëve vendosi të planifikonte vrasjen e Hitlerit. Oficeri Hening Herman Karl Robert von Treshkov filloi të krijojë një grupim sekret ushtarakësh, që ashtu si ai donin vdekjen e Hitlerit. Por ata vendosën që në fillim të mposhtnin Bashkimin Sovjetik. Pasi nëse do të fitonin sovjetikët, atëherë do shkatërrohej i gjithë kombi gjerman.
5. Arkitekti nazist

Nga fundi i luftës, arkitekti nazist dhe Ministri i Armatimeve dhe Prodhimit të Luftës, Albert Shper dyshohet se kishte një plan për të vrarë Hitlerin dhe “Tre të Mëdhenjtë”, Hajrih Himler, Jozef Gëbels dhe Martin Borman. Shper donte që Ditrih Shtal, një ekspert municionesh, të krijonte një gaz helmues.
Shper do t’i hidhte bombolat me gaz në bunkerin e Hitlerit, dhe do të mbyllte dyert. Por kur tentoi ta bënte këtë, pa disa roje të armatosur SS pranë tubave të ventilimit në çati. Më vonë, Shper mendoi t’i zinte pritë Hitlerit dhe “Tre të Mëdhenjve” jashtë Kancelarisë. Ai i kishte kërkuar Shtal armë dhe municione të tjera, por atentati nuk u realizua kurrë.
Ironikisht, pavarësisht se ishte objektiv i shumë atentateve, Hitleri vrau veten më 30 prill 1945, bashkë me gruan e tij të sapomartuar Eva Braun. Ai qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Braun piu një pilulë cianidi. Shërbëtorët, shoferi dhe njerëzit më të afërt të Hitlerit, i nxorën kufomat e tyre në oborr dhe i dogjën, duke i dhënë fund njërit prej regjimeve më famëkeqe në botë./ Përshtati në shqip CNA.al
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...