Si shpjegohet kjo valë ekstreme e të nxehtit në Europë?
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...

Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero emetime të gazrave të dëmshme në atmosferë, ata mbështeten shpesh te pemët ose teknologjia, që mund të heqë nga ajri dioksidin e karbonit, CO2. Por ajo që lënë pa përmendur, është se sa do të kushtonin këto projekte apo gjeoinxhinieri, që do ta lejojnë botën të vazhdojë të përdorë lëndë djegëse fosile.
Ka shumë propozime për heqjen e dioksidit të karbonit të tepërt nga atmosfera. Por shumica e tyre kanë dallime të vogla nga njëra-tjetra, në një kohë që përqendrimet e dioksidit të karbonit në atmosferë kanë vazhduar të rriten pa pushim, madje edhe gjatë pandemisë.
Unë jam marrë me ndryshimet klimatike për më shumë se 4 dekada. Siç është vërtetuar tashmë, klima globale po ndryshon dhe ky ndryshim është shkaktuar nga aktivitetet njerëzore. Kur lëndët djegëse fosile përdoren për të prodhuar energji ose në transport, ato çlirojnë dioksid karboni, një gaz serrë që është shkaku kryesor i ngrohjes globale.
Dioksidi i karbonit qëndron në atmosferë për shekuj me radhë. Ndërsa shtohet më shumë dioksid karboni, përqendrimi i tij në rritje vepron si një batanije, duke e bllokuar energjinë pranë sipërfaqes së Tokës, që përndryshe do të shpërndahej në hapësirë.
Kur sasia e energjisë që vjen nga Dielli, e tejkalon sasinë e energjisë që rrezatohet sërish në hapësirë, klima mbinxehet. Një pjesë e kësaj energjie rrit temperaturat, duke rritur avullimin e deteve dhe oqeaneve dhe sjell më shumë stuhi dhe shira.

Për shkak të këtyre ndryshimeve në përbërjen atmosferike, planeti është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga viti 1880, dhe është në rrugën e duhur për t’u rritur në 1.5 gradë C, që nga Marrëveshja e Parisit është cilësuar si një prag që nuk duhet kapërcyer.
Me ngrohjen globale dhe rritjet graduale të temperaturës, janë shfaqur edhe rritjet e të gjitha llojeve të motit dhe ekstremeve klimatike, nga përmbytjet te thatësirat dhe valët e të nxehtit, që shkaktojnë dëme të mëdha dhe humbje jetësh.
Studimet tregojnë se emetimet globale të dioksidit të karbonit, duhet të zerohen deri nga mesi i këtij shekulli, për të pasur shansin e kufizimit të ngrohjes globale deri në 2 gradë Celcius. Aktualisht, burimi kryesor i CO2 është Kina. Por më shumë peshë kanë emetimet e akumuluara, dhe këtu kryesojnë Shtetet e Bashkuara kryesojnë, të ndjekur nga afër nga Europa, Kina dhe të tjerët.

Po çfarë funksionon për ta ngadalësuar ndryshimin e klimës? Shoqëria moderne ka nevojë për energji, por ajo nuk duhet të vijë nga lëndët djegëse fosile. Shumë studime tregojnë se mënyra më efektive për të adresuar problemin e ndryshimeve klimatike është dekarbonizimi i ekonomive të gjitha vende të botës.
Kjo nënkupton një rritje të ndjeshme të përdorimit të energjisë së rinovueshme - impiantet e Diellit dhe erës kushtojnë më pak se ato të karburanteve fosile - dhe përdorimin e makinave elektrike. Fatkeqësisht, kalimi tek burimet e rinovueshme ka qenë i ngadaltë, kryesisht për shkak të infrastrukturës së madhe dhe të shtrenjtë që lidhet me lëndët djegëse fosile, së bashku me sasinë e madhe të dollarëve që mund të blejnë ndikim te politikanët.
Po çfarë nuk funksionon? Këtu përfshihet gjeoinxhinieria, pra kapja dhe ruajtja e karbonit, dhe mbjellja e pemëve. Gjeoinxhinieria nënkupton shpesh “menaxhimin e rrezatimit diellor”, që synon të imitojë një vullkan, dhe të shtojë në stratosferë grimca që e reflektojnë në hapësirë rrezatimin diellor, për të shkaktuar ftohjen e planetit.
Kjo mund të funksionojë pjesërisht, por mund të ketë efekte anësore shqetësuese. Problemi i ngrohjes globale nuk janë rrezet e Diellit, por më shumë rrezatimi infra i kuq i emetuar nga Toka që po bllokon në atmosferë gazrat serrë. Midis rrezatimit diellor hyrës dhe atij dalës, ndodhet i gjithë sistemi i motit dhe klimës dhe cikli hidrologjik.
Ndryshimet e papritura në këto grimca apo shpërndarja e dobët e tyre mund të ketë efekte dramatike. Shpërthimi i fundit i madh vullkanik i malit Pinatubo në vitin 1991, dërgoi në stratosferë aq shumë dioksid squfuri dhe grimca, saqë prodhoi një ftohje të planetit, por solli edhe një pakësim të reshjeve në Tokë.

Ajo ngjarje e ftohu tokën më shumë sesa oqeanin, ndaj shirat e sezonit të Musonit u zhvendosën në det të hapur, dhe për një kohë më të gjatë e ngadalësuan ciklin e ujit. Kapja dhe ruajtja e karbonit është hulumtuar dhe provuar për më shumë se një dekadë, por ka një kosto shumë të madhe.
Këtë e bëjnë vetëm disa impiante industriale në SHBA, dhe shumica e tyre përdoret për të përmirësuar shpimet për naftë. Kapja e drejtpërdrejtë e ajrit - teknologji që mund të heqë dioksidin e karbonit nga ajri - është duke u zhvilluar në disa vende. Por ky proces harxhon shumë energji.
Mbjellja e pemëve cilësohet shpesh si një zgjidhje për kompensimin e emetimeve të gazeve serrë nga kompanitë e mëdha. Pemët dhe bimësia thithin dioksid karboni përmes fotosintezës, dhe prodhojnë dru dhe materiale të tjera bimore.
Mbjella e tyre është i lirë. Por pemët nuk janë të përhershme. Gjethet, degët dhe pemët e rrëzuara kalben. Pyjet digjen. Studimet e fundit tregojnë se rreziqet e pemëve nga stresi, zjarret, thatësira dhe insektet me rritjen e temperaturave, do të jenë më të mëdha se sa pritej.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...