Njerëzit mund të vdesin si nga trishtimi, ashtu edhe lumturia e madhe
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...

Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka parashikuar (ose pothuajse) të ardhmen. Në vitin 1956, libri “Raporti i pakicës” i shkrimtarit Filip K.Dik - që në vitin 2002 u përshtat në një film nga regjisori i njohur Stiven Spillberg me të njëjtin titull, dhe me protagonist aktorin Tom Kruiz - imagjinoi që në Uashingtonin e vitit 2054, “Seksioni i parandalimit të krimeve” mund të parashikonte vrasjet, dhe të arrestonte kriminelët përpara se të hynin në veprim.
AI në shërbim të policisë
Tani, në vitin 2022, një ekip nga Universiteti i Çikagos, ka krijuar një model të Inteligjencës Artificiale (AI), që mund të parashikojë vendndodhjen e krimit të ardhshëm, por jo kriminelët, si në roman, një javë para se të ndodhë, dhe me një saktësi prej 90 për qind.
Algoritmi, i trajnuar mbi bazën e të dhënave mbi krimet e dhunshme (si vrasjet apo sulmet) dhe kundër pronës (lloje të ndryshme grabitjesh) që ndodhën midis viteve 2014-2016 në Çikago, është testuar deri më tani në 8 qytete të SHBA-së.
“Ne kemi krijuar një kopje dixhitale të një mjedisi urban. Nëse e ushqeni AI me të dhëna nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën, modeli ju tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”- thotë Ishanu Çatopadaj, një nga autorët e studimit të botuar në “Human Nature Behaviour”.
Racist?
Në të kaluarën, përpjekjet për ta përdorur Inteligjencën Artificiale për të parashikuar krimet, kanë qenë subjekt i kritikave të shumta, për shkak të racizmit që shfaqej në vlerësimet e tij.
Për shembull, Në vitin 2016, Departamenti i Policisë së Çikagos testoi një algoritëm që duhej të identifikonte më të rrezikuarit për t’u përfshirë në sulmet masive me armë. Por hoqi dorë për shkak të paragjykimeve racore të algoritmit, që përfshinte 56 për qind të banorëve me ngjyrë të qytetit .
Të pasur dhe të varfër
Çatopadaj e pranon se edhe algoritmi i ri mund të ndikohet nga paragjykimet raciste, por pikërisht për këtë arsye do të ndihmonte për t’i theksuar ato. Në fakt, parashikimet e AI-së kanë zbuluar se në Çikago, numri i arrestimeve ndryshon nga njëra lagje në tjetrën.
Në zonat më të pasura policia ndërhyn shumë më tepër, duke arrestuar më shpesh njerëz sesa në zonat më të njohura. Për të qenë sa më neutral, modeli e ndau qytetin në zona të ndryshme prej rreth 300 m2, të cilat nuk përputhen me lagjet reale. “Kjo krijoi një vizion të ri mbi qytetin, duke na lejuar t’i bëjmë vetes pyetje të reja, dhe të vlerësojmë në mënyra të reja veprimin e policisë”- shpjegon Xhejms Evans, një nga autorët e modelit.
Më pak dhunë
Ideja nuk ka të bëjë me krijimin e një mjeti që shkakton një gjueti ndaj njeriut, por me informimin e policisë për të parandaluar krimet. “Parashikimi i krimeve ndihmon në sigurimin e mos-ndodhjes së asnjë krimi, Në këto kushte, askush nuk duhet të shkojë në burg, dhe kjo e ndihmon të gjithë komunitetin”-specifikon Çatopadaj, që shpreson se modeli i krijuar nga ekipi i tij, do të shërbejë për të ulur nivelin e kriminalitetit, dhe për të identifikuar zonat e qyteteve ku paragjykimet reflektohen në politikat dhe veprimet e policisë.
Përktheu dhe përshtati në shqip CNA.al
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...