Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...

Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të ishin më të shpejta, sidomos ato të sistemeve të artilerisë me rreze të gjatë goditëse, dhe të armatimeve më të sofistikuara që janë dëshmuar shumë efektive në përballjen e pushtimit rus.
Në fakt dërgesat e armëve po mbërrijnë në Ukrainë “me pikatore". Por ky nuk është problemi i vetëm që lidhet me dërgimin e armëve perëndimore atje. Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane që po i mbështesin ukrainasit që nga fillimi i konfliktit, po hezitojnë të dërgojnë shumë pajisje të tjera, përpara se ushtarët ukrainas të mund të trajnohen për t’i përdorur ato.
Pentagoni është i shqetësuar për shterimin e mundshëm të rezervave të tij në muajt e ardhshëm. Kjo pasi ritmet e larta të harxhimit të predhave të artilerisë, kërkojnë hapjen e shpejtë të linjave të reja të prodhimit. Ndërkohë, sistemet e avancuara teknologjikisht, siç janë raketat antitank “Javelin” apo edhe sistemi i lëshimit të shumëfishtë të raketave “Himars”, kërkojnë kohë për t’u ndërtuar.

Prandaj rreziku i mbarimit të rezervave të SHBA-së, ngre një pyetje serioze në Pentagon në lidhje me qëndrueshmërinë e mbështetjes së Ukrainë në këtë konflikt, gjë që në termat afatgjatë mund të vërë në rrezik potencialin luftarak të SHBA-së, dhe për rrjedhojë edhe aftësinë për të qenë një mjet efektiv parandalues.
Për shembull, stoqet e “Javelin” kanë filluar të mbarojnë. Kjo duke pasur parasysh numrin e madh të atyre që janë dërguar në Ukrainë (rreth 7 mijë). Dërgesat e deritanishme drejt Kievit, kanë konsumuar aktualisht një të tretën e stoqeve amerikane të kësaj rakete antitank.
Dhe shkalla e prodhimit nga ana e kompanisë “Lockheed-Martin” është 2.100 copë në vit (por duket se mund të arrijë edhe deri në 4.000). Ukraina pretendon se përdor rreth 500 predha “Javelin” në ditë, dhe në këtë aspekt llogaritë janë të qarta: brenda 14 ditësh përdorim intensiv, rezervat ukrainase të raketave do të mbaronin, dhe prodhimi amerikan nuk do të mjaftonte për t’i zëvendësuar ato.
Problem mbetet edhe trajnimi i ushtrisë ukrainase me armët perëndimore. Kështu trajnimi i personelit të ushtrisë së Kievit për përdorimin e Himars zgjat 20-30 ditë. Dhe gjatë kësaj kohe, largimi i shumë specialistëve kryesorë të artilerisë nga vija e frontit, mund ta dobësojë mbrojtjen ukrainase, duke i dhënë mundësi rusëve të përshpejtojnë përparimin e tyre, dhe ta bëjnë më të vështirë realizimin e çdo lloj kundërsulmi në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara po mbështesin Kievin me 54 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare, dhe kanë dërguar deri më sot mbi 7 miliardë dollarë armë të marra nga rezervat e mbrojtjes. Nga ana tjetër, prodhimi për t’i zëvendësuar ato sasi nuk është përshpejtuar ende.
Paketa e ardhshme e ndihmës do të përfshijnë 4 Himars të tjerë, që do t’i bashkohen 8 të tillëve që janë tashmë të pranishëm në front, raketa anti-anije Harpoon dhe predha artilerie “Excalibur”, të cilat kanë një saktësi shumë të madhe. Për momentin mungon dërgimi i dronëve apo i avionëve me pilotë, pasi konsiderohet si një burim i mundshëm i përshkallëzimit të tensioneve Uashington-Moskë.
Përveç problemit të trajnimit të gatë që kërkojnë armët perëndimore, sfidë mbetet edhe vështirësia e madhe e dërgimin e tyre në Ukrainë, pa hasur në reagimin ushtarak të Rusisë, e cila më shumë gjasa do ta zgjeronte konfliktin aktual.
Po ashtu e dimë se për disa sisteme armësh si dronët “kamikaze”, ushtria ukrainase preferon të mbështetet tek sistemet vendase, pasi nuk janë mësuar të përdorin dronet “Switchblades” të dërguar nga Shtetet e Bashkuara. Problem më vete është edhe heterogjeniteti i armatimeve perëndimore të dërguara në Ukrainë.
Ushtria ukrainase nuk është pajisur asnjëherë me sisteme artilerie të tipit perëndimor, dhe bazohet vetëm tek ato të prodhimit rus ose vendas. Si për shembull raketat BM-21 “Grad”, ose artilerinë vetëlëvizëse. Përdorimi i sistemeve si M-777, ose francezet “Caesar”, kërkon dërgimin e furnizimeve me municione.
Pas gati 5 muajsh, lufta në Ukrainë po kalon një moment kritik. Ukraina po e sheh pakësimin e furnizimeve të saj me armatime, dhe nuk ka një industri që mund t’i zëvendësojë ato. Nga ana tjetër, ajo po pëson humbje të rënda nga pikëpamja njerëzore (100-200 ushtarë ukrainas kanë vdekur çdo ditë që kur Rusia filloi fazën e dytë).
Nga ana tjetër Moska po has shumë vështirësi, pasi vlerësohet të ketë humbur 80.000 burra, nga të cilët 20.000 të vrarë në luftime. Gjithsesi, rezervat e rusëve janë shumë më të mëdha se ato ukrainase, dhe Kremlini është i vetëdijshëm se kohëzgjatja e këtij konflikti është në favorin e vet.
Për të rindërtuar me shpejtësi ushtrinë e saj, Rusia duhet të shpallë mobilizimin e përgjithshëm. Por që ta bëjë këtë duhet të deklarojë gjendjen e luftës, akt të cilin vështirë se do ta bëjë presidenti Vladimir Putin.
Fakti që Kremlini nuk ka zgjedhur të përdorë këtë mundësi, do të thotë se po fokusohet te faktori kohë për të fituar konfliktin, duke besuar jo vetëm te mundësia për ta mbështetur luftën përmes riaktivizimit të mjeteve të vjetruara “në rezervë”, por shpreson edhe në ndryshimin e opinionit publik perëndimor.
Në Europë, sanksionet kundër Rusisë kanë pasoja te çmimet e energjisë, dhe për rrjedhojë në të gjithë zinxhirin e prodhimit, përfshirë ushqimet. Ndaj, Presidenti Putin supozon se në planin afatgjatë, qeveritë perëndimore do ta përballen me pakënaqësitë të brendshme, dhe kësisoj do të detyrohen të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Kievit. Kjo gjë do ta lejonte Moskën të përshpejtonte ndjeshëm fushatën e saj ushtarake në Ukrainë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...