Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte pro votëbesimit të qeverisë për dekretin Aiuti, duke shkaktuar dorëheqjen - që më vonë u refuzua nga presidenti Matarela – të kryeministrit Mario Dragi, ishin të ndryshme, pjesërisht të bëra publike dhe pjesërisht jo.
Ato më të rëndësishmet i përkasin kategorisë së dytë dhe varen nga llogaritjet elektorale: M5S po përjeton prej muajsh një rënie në sondazhe, dhe udhëheqësi i saj Xhuzepe Konte ka vendosur të mbështesë atë pjesë të partisë që synon rifitimin e terrenit të humbur, duke kundërshtuar me vendosmëri një sërë masash të dekretit Aiuti, që cilësohen si në kundërshtim me disa parime që përbëjnë identitetin e kësaj partie.
Më e rëndësishmja nga këto masa, është ligji që i jep kryebashkiakut të Romës, Roberto Gualtieri, kompetenca të veçanta për të ndërtuar një incenerator, në përpjekje për të frenuar problemin serioz të mbetjeve që ka kryeqyteti italian.

M5S është kundër, pasi beson se djegia është një zgjidhje e vjetruar në lidhje me problemin e mbetjeve, dhe se ngritja e një impianti të ri, bie ndesh me direktivat mjedisore të Bashkimit Europian. Për momentin është e pamundur të krijohet një ide e saktë në lidhje me ndikimin që do të ketë ky incenerator.
Pasi propozimi i Bashkisë së Romës është ende në fazën paraprake, dhe projekti nuk është detajuar ende. Ajo që dihet para së gjithash, është se inceneratori do të prodhojë energji duke djegur mbetjet, diçka që e bën çdo impiant djegieje që është aktualisht në punë.
Po ashtu Gualtieri deklaroi në prill kur e prezantoi projektin, se impianti do të projektohet për të trajtuar 600 mijë tonë mbetje të padiferencuara në vit, dhe se do të tentohet të ndërtohet deri në vitin 2025, përvjetorin jubilar të themelimit të kryeqytetit.
Sipas vlerësimeve të Bashkisë së Romës, një impiant i tillë do të prodhojë energjinë elektrike, që do të mjaftojnë për nevojat vjetore të 150 mijë familjeve, dhe do të kursejë 60 mijë metër kub gaz natyror. Aktualisht mbetjet urbane në Romë janë një problem i madh, që është zvarritur prej vitesh, për shkak të pamjaftueshmërisë së strukturave të qytetit për t’i trajtuar ato.
Aq sa një pjesë e madhe e tyre dërgohet në zona të tjera të Italisë apo Europë për t’u djegur. Për këtë arsye, taksa mbi mbetjet që paguhet nga qytetarët romanë është shumë e lartë. Periodikisht ky problem ka fazat e veta akute, me pasoja që shihen menjëherë dhe që janë shumë të pakëndshme sa i përket pastrimit të rrugëve dhe pikave të grumbullimit.

Për dekada të tëra, mbetjet e prodhuara nga kryeqyteti çoheshin në landfillin e madh të Malagrotës, në periferinë perëndimore të Romës, ku depozitoheshin pa asnjë trajtim paraprak, dhe në kundërshtim me legjislacionin europian. Por që nga mbyllja e landfillit në vitin 2013, nuk është gjetur dot një alternativë përfundimtare.
Gualtieri dhe administrata e tij besojnë se inceneratori mund të jetë një zgjidhje e tillë, dhe se përdorimi i tij do ta ulë me mbi 20 për qind taksën mbi mbetjet urbane. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Lartë për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Mjedisit (ISPRA) mbi mbetjet komunale, në vitin 2020 qyteti i Romës prodhonte thuajse 2.2 milionë ton mbeturina, nga të cilat vetëm gjysma diferencoheshin.
Projekti përfshin jo vetëm ndërtimin e një inceneratori, por edhe një sërë impiantesh shtesë të trajtimit të mbetjeve, qëllimi i të cilave është rritja e pjesës së grumbullimit dhe riciklimit të veçantë në të paktën 65 për qind të totalit, një përqindje që sipas planeve europiane duhet të ishte arritur në vitin 2012.
Gualtieri pretendon se projekti përfshin një zgjerim të qendrave të grumbullimit të mbetjeve, për të arritur në 30 të tilla, ndërtimin e 2 impianteve për trajtimin e letrës dhe plastikës, që mundëson rikuperimin e 200 mijë tonëve material në vit, dhe të paktën 2 impianteve për tretjen bio- anaerobe, të cilat prodhojnë nga mbetjet pleh organik dhe gaz metan.
Por sipas Lëvizjes Pesë Yjet, ndërtimi i një inceneratori të tillë do të dekurajonte grumbullimin e ndarë të mbetjeve. Plani i Bashkisë së Romës parashikon gjithashtu reduktimin e prodhimit të mbetjeve dhe ndërtimin e një landfilli shërbimi, ku do të grumbullohen mbetjet nga inceneratori.
Ky i fundit është një nga aspektet, për të cilin projekti është kritikuar më shumë nga M5S. Në një artikull në blogun e tij themeluesi i partisë Bepe Grilo, shkruan se “djegia e mbeturinave është mohimi i ekonomisë ciklike, aq më tepër nëse mendohet që kjo fabrikë do të ketë ende nevojë për një landfill në shërbim të saj për të asgjësuar hirin e prodhuar nga djegia”.
Një tjetër kritikë nga Lëvizja Pesë Yjet ndaj inceneratorit, ka të bëjë me aspektet shëndetësore. I ftuar në emisionin e njohur “Porta a Porta” në "RAI 1", udhëheqësi politik Xhuzepe Konte, tha ndër të tjera: “A mund ta pranojmë që dioksina është e rrezikshme? Unë nuk dua që fëmijët e mi të jetojnë pranë një inceneratori”.
Një tjetër anëtar i M5S, që është kundër ndërtimit të inceneratorit, kryetari i bashkisë së Pomecias, Adriano Zukala, ka folur gjithashtu për dëmet shëndetësore. Studimet më të fundit shkencore thonë se inceneratorët lëshojnë sasi relativisht modeste të ndotësve të dëmshëm, dhe në dallim nga inceneratorët e shekullit XXI, nuk përbëjnë një rrezik real dhe thelbësor për shëndetin.
Por nga ana tjetër, nuk ka dyshim se inceneratorët kontribuojnë në emetimet e dioksidit të karbonit (CO 2), gazit kryesor që shkakton ndryshimet klimatike. Për të vlerësuar ndikimin e impiantit nga ky këndvështrim, do të jetë e nevojshme të priten detajet e projektit dhe të krahasohen emetimet e pritshme, me ato të prodhuara aktualisht nga mjetet me të cilat mbetjet zhvendosen larg Romës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...