Pse duhet riorganizuar rendi ndërkombëtar aktual
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...

Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. Aty ndodhet Kulla Eifel, Harku i Triumfit, Katedralja e Notrë-Dam dhe Luvri, muzeu më i vizituar në botë. Por pavarësisht nga pasuria e qytetit me shumë atraksione kulturore, arkitekturore dhe restorante të shkëlqyera, disa turistë janë të paaftë ta shijojnë qëndrimin në këtë qytet.

Kjo pasi një përqindje e vogël e atyre që shkojnë në atë që duhet ndryshe edhe si Qyteti i Dritave përjetojnë “Sindromën e Parisit”, një gjendje psikologjike me simptoma të të përzierit, të vjellave, halucinacioneve dhe rrahjeve të shpejta të zemrës. Por çfarë është saktësisht "Sindroma e Parisit"?
Kush priret të ndikohet prej saj dhe pse?
Edhe pse nuk është listuar ende në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM), "Sindroma e Parisit" njihet nga shumë ekspertë si një dukuri psikologjike e vërtetë, megjithëse e rrallë. Matjë Deflem, profesor i sociologjisë në Universitetin e Karolinës së Jugut, SHBA, thotë se "Sindroma e Parisit" është “më e zakonshme në mesin e turistëve japonezë”.
Por pse japonezët janë kaq të ndjeshëm?
“Sepse po flasim për një kulturë që historikisht ka pasur një sistem besimi dhe një trajektore zhvillimi krejtësisht të ndryshme nga vendet e Europës”- thotë Rodanti Zanel, profesor i sociologjisë kulturore në Universitetin e Lidsit në Britanë e Madhe.
Këto diferenca kulturore, si dhe pritshmëritë e mundshme romantike të paplotësuara, mund të shpjegojnë arsyen se pse vizitorët japonezë janë më të rrezikuar të preken nga "Sindroma e Parisit". Në fakt, kjo e fundit duhet të konsiderohet si një formë ekstreme e shokut kulturor mendon Deflem.
Në raste veçanërisht të rënda, shoku kulturor mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të çorientuar, në depresion, nervozizëm dhe fizikisht keq, thekson Universiteti i Paqësorit në Kaliforni. “Shoku kulturor është një sëmundje që vjen nga humbja e kuptimit, dhe ndodh kur njerëzit që vijnë nga një realitet simbolik tjetër, e gjejnë veten të përfshirë në një realitet tjetër”- shkroi Rashel Irvin, studiuese e shkencave kulturore në Universitetin Lund në Suedi.

Simptomat që lidhen me shokun kulturor, janë të ngjashme me ato të përjetuara nga dikush që ndihet i shqetësuar. Sipas "Calm Clinic", një uebsajt që merret me çështjet e shëndetit mendor, kur dikush përjeton ankth, sinjalet që dërgohen në stomak janë të lidhura me përgjigjen “lufto ose vrapo”.
Për pasojë, sinjalet ndryshojnë mënyrën se si stomaku dhe zorrët e përpunojnë dhe e tresin ushqimin, duke shkaktuar ndjesinë e të përzierit. Në raste veçanërisht ekstreme të ankthit - si me shokun kulturor - kjo ndjesi mund të çojë në të vjella, çorientim dhe një mori reaksionesh të tjera fizike.
Deflem thotë se ndërsa të gjithë përjetojnë tronditje kulturore “në një formë apo tjetrën kur vizitojnë një vend të ri”, disa njerëz e ndiejnë atë në mënyrë më të theksuar dhe më të brendësuar kur ndeshen me një kulturë që është “e papritur apo e nuancuar”.
Në lidhje me "Sindromën e Parisit", aktivizohen disa faktorë. “Ky është një kombinim i pritshmërive nga kultura japoneze dhe realiteti i Parisit”- thotë Deflem, që vë në dukje se në përgjithësi, kultura japoneze ka një pikëpamje disi të romantizuar mbi Perëndimin, dhe “veçanërisht për Europën”.

Por ai thekson se këto pritshmëri janë “jorealiste, veçanërisht në Paris, që nuk njihet si një qytet mikpritës”. Në fakt një studim i vitit 2014 i kryer nga “Condé Nast Traveler”, e quajti Parisin qytetin e katërt më armiqësor në botë. Ndërkohë, një studim i vitit 2020 nga revista “CEOWORLD”, e cilësoi Parisin si qytetin më të vrazhdë në Europë.
Dhe një sondazh i vitit 2021 nga “InterNations”, një organizatë që i ndihmon njerëzit të zhvendosen, arriti në përfundimin se Parisi është qyteti i tretë më pak miqësor në Europë për emigrantët. “Për më tepër, Japonia ka një kulturë shumë të rregullt dhe plot mirësjellje, ndërsa jeta e përditshme parisiene është më pak e tillë, pavarësisht imazhit të saj.
Parisienët i shohin jo rrallë me përçmim njerëzit - madje edhe francezët që nuk janë nga Parisi - gjë që ndodh rrallë në kulturën japoneze. Ndaj, përballja me këtë realitet është shumë e fortë”- thotë Deflem.
Zaneli mendon se "Sindroma e Parisit" mund të mos jetë specifike për kryeqytetin francez. Përkundrazi, ajo e konsideron atë si “një fenomen psikik shumë kompleks, që ka të bëjë me zhgënjimin, madje edhe dëshpërimin, në lidhje me atë se si realiteti nuk përputhet me pritshmëritë tona romantike”.
Kjo sindromë ka të ngjarë të jetë një “dukuri brezash”, pasi gjeneratat e reja priren të udhëtojnë akoma më shumë nëpër botë, ndaj ka të ngjarë të jenë më të përgatitur për atë që do të përjetojnë në një destinacion. Gjithsesi, Zaneli është e prirur të theksojë se askush nuk është i imunizuar nga shoku kulturor, pavarësisht nga mosha apo numri i udhëtimeve.
“Unë vetë e kam përjetuar përvojën e shokut kulturor, madje edhe në vendet që i kisha vizituar më parë. Koha ndikon në kujtesën dhe imazhet e ruajtura që kemi për vende të caktuara, të cilat me siguri që do të jenë të ndryshme nga realiteti”- përfundon ajo./ Live Science-Përshtatur në shqip nga CNA.al
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...