Si Vito Gjenoveze u bë mafiozi më i plotfuqishëm i Amerikës
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...

Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që kur homo sapiens u shfaq në Afrikë rreth 300.000 vjet më parë. Po flasim për epokën akullnajore të njohur edhe si “periudha e fundit akullnajore”.
Kjo e fundit nisi afro 115.000 vjet më parë, dhe përfundoi afërsisht 11.000 vjet më parë kur filloi edhe periudha ndërakullnajore, më e nxehta që po përjetojmë tani, thotë Denisa Su, profesoreshë e asociuar në Universitetin Shtetëror të Arizonës, SHBA.
Gjatë epokës së fundit akullnajore, Toka ishte shumë më e ftohtë

Gjatë epokës së fundit akullnajore, Toka ishte shumë më e ftohtë. Për shembull, shtresa gjigante akulli mbulonin një pjesë të madhe të Amerikës së Veriut. Nga akulli ishte mbuluar edhe pjesa më e madhe e Euroazisë. Temperatura mesatare globale ishte rreth 8 gradë Celcius ose rreth 6 gradë më e ulët se temperatura e sotme globale.
Homo sapiens kishte kohë që kishte nisur të ekzistonte. Shumë nga paraardhësit tanë jetonin në Afrikë kur nisi epoka e akullnajave. Disa nga grupet e homo sapiens qëndruan në Afrikë dhe nuk u përballën me shumë vështirësi për shkak të të ftohtit. Por të tjerët u zhvendosën në zona të tjera, duke përfshirë disa zona shumë të ftohta apo edhe tërësisht akullnajore në Europë.
Gjithsesi, ata arritën të mbijetojnë. Dhe përveç homo sapiens, ishin edhe Neandertalët, të cilët ishin vendosur tashmë në Europë, dhe Denisovanët, të cilët mbetën në Azi. Megjithatë, dy grupet e fundit, u zhdukën para fundit të asaj epoke akullnajore.
Kur do të përfundojë kjo periudhë ndërakullnajore?

Mbërritja dhe fundi i epokave akullnajore, të ndërthurura me periudha më të shkurtra ndërakullnajore, janë ngjarje që ndikohen nga disa faktorë, para së gjithash nga sasitë e gazeve të caktuara në atmosferën tonë dhe nga ndryshimet në orbitën e Tokës rreth Diellit.
Por kur do të përfundojë periudha aktuale e ngrohtë ndërakullnajore dhe kur do të nisë epoka tjetër akullnajore? Përgjigjja për këtë nuk është aq e lehtë sa mund të mendojnë disa. Edhe pse kemi shumë të dhëna në lidhje me kohëzgjatjet e epokave akullnajore të mëparshme, dhe periudhave të mëparshme ndërakullnajore.
Mbërritja e epokës së ardhshme akullnajore

Në realitet, shfaqja e epokës së ardhshme akullnajore do të varet nga shumë faktorë, duke përfshirë Ciklet e Milankoviç. Kësisoj, ajo varet edhe nga orbita e Tokës. Ndërkohë, ekziston edhe faktori i ngrohjes së vazhdueshme globale të shkaktuar nga njerëzit, një faktor që mund të vonojë ardhjen e epokës së ardhshme akullnajore, siç besojnë edhe disa shkencëtarë.
Në fakt, disa prej tyre dyshojnë nëse mund të shfaqet së shpejt epoka e ardhshme akullnajore, bazuar në emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë, për të cilat ne kemi qenë përgjegjës deri më tani ne njerëzit. Në çdo rast, mund të parashikohet që 10.000-12.000 vjet nga tani, duhet të nisë epoka e re akullnajore.
Kjo e fundit mund të arrijë kulmin e saj pas rreth 80.000 vjetësh. Por debati midis shkencëtarëve dhe klimatologëve, është ende i fortë. Sipas ekspertëve të ndryshëm, epoka tjetër e akullnajore mund të nisë në çdo mijëvjeçar duke filluar që nga tani./Notiziescientifiche.it -Përshtatur në Shqip nga CNA.al
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Ata mund të ishin skllevër, priftërinj ose zyrtarë obo...
Rusia nuk mund ta fitojë luftën e saj kundër Ukrainës ...
Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracioni...
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...