Kujdes nga lojërat e mbivendosura të Rusisë
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...

Ndërsa shumë njerëz janë njohur me teoritë e konspiracionit, që pretendojnë se Iluminati qëndron prapa ngjarjeve të rëndësishme historike si Revolucioni Francez apo vrasjes së presidentit amerikan Xhon F.Kenedi, pak prej tyre mund ta dinë historinë e themeluesit të organizatës, Adam Vajshaupt.
Nëse u besojmë teoricienëve të konspiracionit, atëherë Iluminati e sundon ende botën. Vajshaupt, një profesor gjerman i jurisprudencës, kishte ëndrra të mëdha kur bëri bashkë një grup të vogël studentësh dhe krijoi Iluminatin në vitin 1776.
Si besimtar te parimet e Iluminizmit, ai synoi të krijonte një organizatë që mund të vepronte si kundërpeshë ndaj fesë. Për një kohë, u duk sikur kjo funksionoi. Organizata e Vajshaupt u përhap me shpejtësi në të gjithë Europën, dhe shumë shpejt pati qindra dhe ndoshta mijëra anëtarë.
Por kur shoqëritë sekrete u ndaluan me ligj, u shpërbë edhe Iluminati i Vajshaupt. Sot, organizata e tij është një fantazmë, që mbahet gjallë nga teoricienët e konspiracionit dhe romancierë si Den Braun. Vajshaupt e themeloi Iluminatin me shpresën se shoqëria e tij sekrete do të përhapte parimet e Iluminizmit në të gjithë Europën.
I lindur më 6 shkurt 1748, Johan Adam Vajshaupt u rrit në Ingolshtad të Gjermanisë. Sipas “Deutsche Biography”, Adam ishte një fëmijë i zgjuar dhe ambicioz. Ndonëse dihet pak për jetën e tij të hershme, Vajshaupt duket se u bë që në moshë të re shumë kritik ndaj fesë së organizuar.
I zhgënjyer nga mësuesit e tij jezuitë, ai e zhvendosi vëmendjen tek idetë që dolën nga Epoka e Iluminizmit. Kjo periudhë e historisë europiane, që zgjati nga fundi i shekullit XVII deri në fillimin e shekullit XIX-të, e theksoi virtytin e arsyes. Ai u ngrit kundër statuskuosë së kohës dhe inkurajoi ndryshimin përmes të menduarit racional.

Dhe Vajshaupt, që u bë profesor i drejtësisë në Ingolshtad rreth vitit 1772, filloi të mendonte se si mund të shfrytëzonte idetë e Iluminizmit. Katër vite më vonë, ai nisi të ndërtonte shoqërinë e tij, ku idealet iluministe si liria dhe toleranca, mund të eksploroheshin më në thellësi.
Më 1 maj të vitit 1776, 28-vjeçari Adam Vajshaupt mblodhi një pjesë të vogël të studentëve të tij më të mirë dhe themeloi “Bund der Perfektibilisten”, ose “Besëlidhjen e Përsosmërisë”. Emri i organizatës së tij u ndryshua dy vjet më vonë në “Illuminatenorden”, “Urdhri i Illuminatit”.
Vajshaupt u bëri thirrje ndjekësve të tij që të pranonin arsyen mbi fenë. Ai shpresonte se do të përhapej filozofia e tij iluministe, dhe imagjinonte se idetë e tij do ta ndryshonin thellësisht Europën, duke inkurajuar qeveritë të hartonin ligje racionale dhe jo fetare.
Vajshaupt ishte në shumë aspekte një revolucionar. Atij i pëlqente ideja e të mësuarit që njerëzit të jenë qenie njerëzore më të mira. Ai donte ta ndryshonte shoqërinë, ëndërronte për një botë dhe për një qeveri më të mirë”- deklaroi për "BBC" Mikael Klarner, një gazetar gjerman nga Ingolshtadi.
Por idetë e Vajshaupt ishin shumë të diskutueshme gjatë epokës konservatore dhe fetare në të cilën ai jetoi. Ndaj, ai dhe anëtarët e tjerë të organizatës, përdorën rituale shumë të përpunuara për t'i mbajtur të fshehta aktivitetet e tyre. Për shembull, anëtarët e Iluminatit përdornin pseudonime.
Ata e përdornin bufin si simbol identifikues, përdornin numra të koduar, dhe e ndanë organizatën në nivele si Novice, Minerval dhe Illuminated Minerval, dhe nuk i besonin cilitdo që ishte mbi 30 vjeç (një moshë ku shumë njerëz ishin të vendosur tashmë në rrugën që po ndiqnin).
Ndërkohë, nisën të angazhohen për të përhapur mesazhin e Vajshaupt. Anëtarët e Iluminatit kërkuan burra të pasur dhe me ndikim për t’i rekrutuar. Pavarësisht nga parimet e tyre iluministe, nuk pranuan në organizatë gra, hebrenj, paganë apo murgjër.
Me ndihmën e diplomatit gjerman, baronit Adolf Friedrih, Vajshaupt depërtoi deri te lozhat masonike. Duke krijuar vetë në një lozhë masonike në vitin 1777, ai e promovoi Iluminatin si një formë “të pastër” të masonerisë dhe e vuri theksion te mësimet e tij antifetare dhe antiqeveritare.
Funksionoi. Nuk kaloi shumë dhe idetë e Vajshaupt ishin përhapur përtej Gjermanisë në vende si Franca, Danimarka, Italia dhe Polonia. Rreth 2000 njerëz u regjistruan për t’u bërë anëtarë të Illuminatit, midis tyre politikanë dhe anëtarë të aristokracisë.
Por në vitin 1785, më pak se një dekadë pas themelimit, Iluminati pësoi një fund të papritur. Disa nga anëtarët e tij e kritikuan me shumë forcë monarkinë. Kjo bëri që Duka i Bavarisë, Karl Teodori, t'i nxirrte jashtë ligjit shoqëritë sekrete në vitin 1784. I detyruar të mërgojë nga Ingolshtadi, Adam Vajshaupt e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke shkruar ese mbi Iluminatin dhe historinë e tij.
Ai vdiq në vitin 1830 në moshën 82-vjeçare. Sot, Iluminati zë një vend të veçantë në kulturën popullore. Sipas disave, pjesëtarët e këtij urdhri kanë pasur dorë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, përfshirë Revolucionin Francez, vrasjen e John F. Kennedy, madje edhe në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Një teori konspirative pretendon se Adam Vajshaupt shkoi në SHBA në vitin 1785, vrau Xhorxh Uashingtonin, dhe e zëvendësoi fshehurazi atë derisa vdiq. Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se shumë nga njerëzit më me ndikim në botë janë anëtarë të Iluminatit.
Pasi Tomas Xheferon vlerësoi dëshirën e Vajshaupt për të “rivendosur fenë natyrore, dhe për të na mësuar të qeverisim veten”, në një letër drejtuar Xhejms Medisonit, atij iu desh të përballej me thashethemet se ishte pjesë e Iluminatit. Por shumica e historianëve thonë se shoqëria sekrete nuk ekziston më. Pas kulmit të saj gjatë shekullit XVIII, ndjekësit e Adam Vajshaupt u bënë viktimat e radhës së historisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Kujdes nga loja e mbivendosur!” Është një nga shprehj...
Efektet e krizës klimatike variojnë nga ankthi i shtua...
Çokollata prodhohet nga kokrrat e kakaos Teobroma, një...
Mund të ishte edhe më keq. Imagjinoni për një moment s...
Politikëbërësit amerikanë deklarojnë shpesh se sanksio...
“Der Spiegel” Karen Donfrid, 59 vjeçe, është ndihmës/...
Është një enklavë e vogël dhe e izoluar prej 15 mijë k...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën ...
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...