Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet Ukrainën? Mund të duket sikur kjo pyetje buron nga imagjinata e zjarrtë e një propagandisti të Kremlinit. Në fakt, ajo po bëhet gjithnjë e më emergjente në Serbi. Pasi ky vend ka përjetuar kohët e fundit shumë kërcënime të rreme për vendosje bombash, të cilat qeveria pretendon se janë orkestruar nga forcat pro-ukrainase, pasi Serbia refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Mijëra kërcënime të tilla kanë shënjestruar shkollat, spitalet, dyqanet, objektet turistike dhe aeroportet serbe që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Deri më sot nuk ka shpërthyer asnjë bombë. Por kërcënimet po përhapin frikë, dhe përbëjnë një barrierë shtesë ndaj burimeve publike, për shkak se evakuimet dhe investigimet policore nga lart-poshtë janë duke u bërë pjesë e jetës së përditshme.
Në fillim kërcënimet patën si objektiv avionët e kompanisë “Air Serbia”, që vazhdonin të fluturonin nga Beogradi në Moskë, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve ajrore të Europës me Rusinë, që pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pretendoi në fillim se pas kërcënimeve fshiheshin shërbimet sekrete ukrainase dhe “një vend i Bashkimit Europian”.
Kievi i hodhi poshtë këto akuza, megjithatë situata është pa dyshim e zymtë. Mes qindra kërcënimeve për bombë të marra ditët e fundit, njëri prej tyre kishte në shënjestër redaksinë e një gazete pro-europiane me një mesazh drithërues: “Vdekje të gjithë atyre që qëndrojnë në rrugën e lirisë. Poshtë Putini. Poshtë Vuçiçi!”
Ndjenja antiruse e e-mailit është një përjashtim dhe jo një rregull. Shumica e kërcënimeve me bomba vetëm ofrojnë detaje mbi objektivat e supozuar, por pa ndonjë kontekst. Të tjerët janë të natyrës grafike, dhe dërguesit maskohen si maniako-depresivë të prirur për të kryer shkatërrime.
Shpeshherë kërcënimet dërgohen në masë mbi një gamë të gjerë “objektivash” të supozuara. Një shembull veçanërisht i tmerrshëm, i dërguar në disa shkolla dhe një çerdhe në Beograd javën e kaluar, mund të jetë frymëzuar nga masakrat e kohëve të fundit në SHBA.
Dërguesi pretendoi se “nuk kishte të ardhme” dhe premtoi “të vriste veten dhe të merrte sa më shumë jetë me vete”. Pavarësisht mungesës së ndonjë fijeje të qartë të përbashkët të këtyre kërcënimeve, qeveria serbe është e bindur se përgjegjëse për fushatën e terrorit psikologjik janë forcat pro-ukrainase.
Qeveria pretendon se refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusinë, e ka bërë atë një objektiv ndërkombëtar të sulmeve dhe kritikave. Kryeministrja Ana Brnabiç i përshkroi kërcënimet si “një formë presioni nga jashtë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

Por gjërat nuk duken dhe aq të thjeshta. Kjo sepse edhe vende të tjera në Ballkan, përfshirë Kroacinë, një vend anëtar i BE-së, po marrin gjithashtu kërcënime me bomba, ndonëse në një shkallë shumë më të vogël. Të premten e kaluar Interpol njoftoi se kishte kryer një arrestim në Gambia, si përgjegjës për kërcënimet në Serbi.
Me sa duket autori i dyshuar punonte në bashkëpunim me një studente polake. Ministria e Brendshme serbe njoftoi më parë se 8 burime kërcënimi të identifikuara deri më tani kanë qenë në Poloni, 4 në Gambia, 2 në Iran dhe Nigeri, dhe 1 në Ukrainë, Slloveni dhe Rusi.
Disa analistë serbë pretendojnë se kërcënimet mund të jenë në fakt të orkestruara nga vetë Kremlini për ta penguar Serbinë të vendosë sanksione ndaj Moskës në të ardhmen.
Por ideja se aktorë keqdashës pro-ukrainas qëndrojnë pas kërcënimeve me bombë, përputhet me pakënaqësinë që ka Serbia ndaj Perëndimit, për shkak të ndërhyrjes së NATO-s në Ballkan në vitet 1990. NATO shihet ende nga shumë serbë si një aleancë ushtarake agresive, për shkak të fushatës së saj të bombardimeve kundër Serbisë gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999.
Gjatë një aktiviteti përkujtimor për viktimat e bombardimeve në mars të këtij viti, Ministri serb i Mbrojtjes e quajti ndërhyrjen perëndimore “një padrejtësi që i është bërë vendit tonë, për të cilën askush nuk ka kërkuar falje”. Prandaj nuk është për t’u habitur që shumë serbë tallen me pretendimet se Rusia pushtoi Ukrainën pa u provokuar nga Perëndimi.

Nga ana tjetër, kjo ka bërë që Serbia të përplaset me fqinjët e saj europianë. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp midis presidentit Vuçiç dhe kancelarit gjerman Olaf Sholc në Beograd fundjavën e kaluar, ky i fundit tha se anëtarët aspirantë për në BE si Serbia duhet të miratojnë sanksionet që ka vendosur blloku kundër Moskës.
Vuçiç u kundërpërgjigj, duke e krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Mund të shpresohej që pushtimi i Putinit do ta kthente më në fund Serbinë kundër aleates së saj të vjetër. Por lufta në Ukrainë, ka nxjerrë në pah simpatinë e fortë të Serbisë për Rusinë, e cila shtrohet përtej aleancës politike, dhe bazohet te ndjenja më e thellë e lidhjes etnike dhe fetare.
Serbia u zemërua pasi u anulua javën e kaluar vizita e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, mbyllën hapësirat e tyre ajrore. Një koment popullor në një nga portalet kryesore të lajmeve në Serbi, e përmblodhi reagimin publik pro-rus ndaj kombeve të tjera sllave: “Jo shtete më të vogla, jo më shumë vasalë”.
Pavarësisht përpjekjes së ripërtërirë të Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet e lidhur me Moskën. Dhe cilado qoftë e vërteta për kërcënimet e rreme me bomba, është forcuar besimi se është Rusia, dhe jo Perëndimi, mikja e vërtetë e Serbisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...