Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekorde të reja, duke u dyfishuar vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020, dhe kompanitë e automobilave po njoftojnë nisjen e investimeve të mëdha në prodhimin e baterive dhe makinave elektrike, kalimi nga automjetet me naftë dhe gaz tek ato me energji elektrike, po duket gjithnjë e më i pashmangshëm. Megjithatë, ka shumë informacione të rreme që qarkullojnë rreth këtyre makinave.
1. Makinat elektrike do të jenë gjithnjë më të shtrenjta se ato aktualet
Çmimet e makinave elektrike kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i këtij shekulli, deri në pikën ku ato po i afrohen çmimit të makinave tradicionale. Çmimet e baterive litium-jon kanë rënë me 97 për qind që nga viti 1991, dhe ka të ngjarë të bëhen më të lira, pasi laboratorët po vazhdojnë të përmirësojnë teknologjinë dhe po nis prodhimi masiv i tyre.
Disa vlerësime nga Departamenti Amerikan i Energjisë dhe revista “Car and Driver” sugjerojnë se makinat elektrike janë tashmë më të lira se sa ato me karburantin tradicional.
Gjiganti amerikan “General Motors” njoftoi se makina elektrike “Chevrolet Bolt” e vitit 2023 do të nisë të shitet me një çmim prej 26.595 dollarësh. Ndërkohë, kreu ekzekutiv i kompanisë “Ford”, Xhim Farlej, parashikon se një luftë çmimesh në këtë sektor do t’i ulë me shpejtësi çmimet.
2. Makinat elektrike do ta mbingarkojnë rrjetin energjitik
Ekziston një ide që qarkullon se rrjeti energjitik i brishtë dhe i vjetruar i SHBA-së nuk do të jetë kurrë në gjendje të përballojë rritjen e kërkesës nga automjetet elektrike.
Por ekspertët e energjisë thonë se ky pretendim është i pakuptimtë.

Nëse të gjitha makinat dhe kamionët e vendit do të punonin me energji elektrike, kërkesa do të rritej vertet me afro 25 për qind. Por kjo rritje do të ndodhte gradualisht, pas shumë vitesh në mos dekadash, duke u dhënë kompanive kohë që t’i përshtaten situatës duke shtuar prodhimin. Një bateri e një makine elektrike pritet të kursejë 80 për qind ose më shumë të kapacitetit të saj për të paktën 320.000 km ecje në rrugë.
3. Bateritë e këtyre makinave nuk zgjasin shumë
Në një sondazh të kohëve të fundit, gati 46 për qind e blerësve të mundshëm të makinave elektrike, mendonin se bateritë nuk zgjasin më shumë se 105.000 km. Por ky perceptim është shumë më i ulët edhe se garancitë që ofrojnë shumica e kompanive për baterinë e një makine elektrike.
Realiteti është se bazuar në performancën e makinave elektrike që po përdoren prej më shumë se 1 dekade, është se bateritë mund të kursejnë me lehtësi 80 për qind ose më shumë të kapacitetit të tyre për të paktën 320.000 km. Të dhënat konkrete nga makinat Tesla Model S, sugjerojnë një rënie fillestare prej 5 për qind të kapacitetit gjatë 80.000 km të para, të pasuara nga një rënie tjetër prej 5 për qind pas 241.000 të tjera.
4. Pavarësia e makinave elektrike është ende shumë e vogël
Pavarësia maksimale e një makine elektrike të shitur në SHBA është rreth 386 km me vetëm një karikim. Duke pasur parasysh se 99 për qind e të gjitha udhëtimeve janë nën 160 km, dhe që një shofer mesatar në SHBA udhëton me makinë rreth 65 km në ditë, makinat elektrike ekzistuese do të mbulonin lehtësisht gati të gjitha nevojat ditore të shoferëve.

5. Karikimi do të jetë gjithmonë shumë i ngadalshëm
Koha e karikimit të një makine elektrike ka rënë me shpejtësi. Makinat e reja që shiten sot mund të karikohen nga 10 në 80 për qind brenda vetëm 18 minutave. Por modelet e reja të baterive, premtojnë ta përgjysmojnë atë kohë karikimi në më pak se 10 minuta. Ky reduktim do ta bëjë karikimin më të përshtatshëm në udhëtimet e gjata rrugore. Por shumica dërrmuese e njerëzve mund ta karikojnë baterinë e makinës në shtëpi, punë ose në zonat e parkimit.
6. Nuk do të jemi në gjendje të riciklojmë këto lloj baterish
Ekspertët parashikojnë që pas rreth 1 dekade apo më shumë, bateritë e harxhuara prej litiumi do të fillojnë të grumbullohen në pika të veçanta, ku mund të riciklohet. Rreth 100 kompani po eksplorojnë dhe komercializojnë metodat e tyre.
Por mund të triumfojë edhe një mënyrë më e rregullt dhe aktualisht më pak e analizuar: futja e baterive të përdorura të makinave në sistemet e ruajtjes së rrjetit të energjisë. Sipas kësaj skeme kapaciteti i zvogëluar i baterive nuk ka rëndësi, pasi mund të shtohen gjithnjë më shumë bateri. Kur flitet për klimën, makinat janë shumë larg automjeteve tradicionale në naftë dhe benzinë.
7. Makinat elektrike janë më të dëmshme për mjedisin
Makinat elektrike janë në thelb më efikase sesa ato me naftë dhe benzinë. Ndërsa një motor me këto të fundit konverton vetëm rreth 20 për qind të energjisë në fuqi që vë në lëvizje rrotat, një motor i makinës elektrike konverton rreth 60-77 për qind të energjisë nga bateria. Kjo do të thotë se makinat elektrike janë më të mira për klimën sesa makinat me gaz. Kundërshtarët e këtyre makinave, pretendojnë se nëse merret parasysh prodhimi i saj, duke përfshirë nxjerrjen e materialeve për baterinë, atëherë zhduket avantazhi i tyre. Por edhe kjo është krejtësisht e gabuar. Analizat e shumëfishta të ciklit jetësor, tregojnë se makinat elektrike kanë një zinxhir furnizimi më miqësor me mjedisin, kryesisht sepse kërkojnë shumë më pak pjesë për t’u ndërtuar./https://www.freethink.com/-Përshtatur nga CNA.al
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...