Komunizmi e përndjek ende Rusinë
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...

Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë si një shtet që nuk njeh asnjë ligj ndërkombëtar, dhe po e nxitin komunitetin global që t’i bashkohet pas udhëheqjes së Uashingtonit për ta detyruar Kremlinin të tërheqë trupat e tij ushtarake nga Ukraina.
Por strategjia e administratës ka qenë vetëm pjesërisht e suksesshme. Kritikat ndaj veprimeve të Rusisë janë relativisht të lehta për t’u gjetur nga udhëheqësit e huaj. Por kur flitet për denoncimet e drejtpërdrejta - dhe aq më pak për miratimin e qasjes së NATO-s se lufta ishte e paprovokuar dhe tërësisht një faj i Moskës - qeveritë anembanë botës ngurojnë ta bëjnë diçka të tillë.
Ata janë edhe më pak të prirur për t’u bërë pjesë e fushatës së udhëhequr nga SHBA-ja për të vendosur sanksione tepër të rënda ndaj Rusisë. Në fakt, jashtë NATO-s dhe aleancave dypalëshe të sigurisë së SHBA-së në Azinë Lindore, është e dukshme mungesa e mbështetje për sanksionet.
Kjo ishte e vërtetë edhe në muajin e parë të luftës, dhe që atëherë është bërë edhe më e theksuar.
Studiuesi i Institutit Hadson, Uollter Rasëll Mid, ofron një përmbledhje të saktë të mungesës së suksesit të Uashingtonit në zgjerimin e koalicionit anti-rus përtej rrjetit të aleatëve tradicionalë të SHBA-së.
“Perëndimi nuk ka qenë kurrë kaq i unifikuar sa sot. Por rrallëherë ka qenë vetëm. Aleatët në NATO plus Australinë dhe Japoninë, janë të bashkuar në neverinë e tyre kundër luftës së Vladimir Putin dhe po bashkëpunojnë në lidhje me sanksionet më gjithëpërfshirëse që janë vendosur që nga Lufta e Dytë Botërore. Pjesa tjetër e botës, jo dhe aq shumë”- shkruan ai.
Shenjat shqetësuese u shfaqën thuajse menjëherë. Më 2 mars 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që dënonte pushtimin rus të Ukrainës, dhe që bënte thirrje për tërheqjen e menjëhershme të forcave ushtarake ruse: 141 vende votuan pro rezolutës, dhe siç donin ta theksonin zyrtarët amerikanë, vetëm 5 votuan kundër.
Por nga ana tjetër 35 vende - duke përfshirë 17 vende afrikane - zgjodhën të abstenojnë, edhe pse një votë e favorshme për të qetësuar Shtetet e Bashkuara do të kishte qenë zgjedhja më e lehtë. Tek e fundit, rezoluta ishte thjesht simbolike, pasi nuk i detyronte anëtarët e OKB-së të merrnin ndonjë veprim thelbësor.
E megjithatë një numër i konsiderueshëm vendesh në Azi, Lindjen e Mesme më të madhe dhe Afrikën Sub-Sahariane, zgjodhën që të kundërshtonin Uashingtonin. Më shumë se 20 për qind e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, refuzuan t’i bashkoheshin një nisme, të cilën administrata Bajden dëshironte aq shumë që të ndërmerrej.
Që në fillim, koalicioni global i sponsorizuar nga SHBA kundër Rusisë, u duk i brishtë dhe jo entuziast. Dhe me kalimin e kohës ai është bërë edhe më shumë i tillë. Sidomos vendet afrikane nuk arrijnë të shohin ndonjë avantazh për veten e tyre në mbështetjen e politikës së Perëndimit.
Edhe pse Uashingtoni këmbëngul se zmbrapsja e agresionit rus kundër Ukrainës, është thelbësore për ruajtjen e “rendin ndërkombëtar liberal të bazuar tek rregulla”, qeveritë dhe popullatat në Afrikë i shohin gjërat ndryshe. Për ta, lufta duket më shumë si një luftë e zakonshme për pushtet midis Rusisë dhe një shteti klient të Perëndimit.

Siç u shpreh një studiues afrikan: “Shumë njerëz në Afrikë dhe në pjesën tjetër të Jugut Global nuk e konsiderojnë - dhe nuk e kanë konsideruar asnjëherë - rendin ndërkombëtar liberal si veçanërisht liberal apo ndërkombëtar. Ata nuk e konsiderojnë atë as veçanërisht shumë të rregullt, duke pasur parasysh se vendet e tyre u kthyen dikur në sfera influencash dhe në arena për konkurrencën gjeostrategjike”.
Po ashtu, interesat ekonomike e shtyjnë Afrikën drejt një qasjeje më neutrale. Një analizë e datës 3 qershor e “New York Times” përfundonte kështu: “Një takim i zhvilluar të premten midis kreut të Bashkimit Afrikan dhe presidentit rus Vladimir Putin, e vuri thekson tek nevojat akute që secili shpreson se mund të plotësohen nga pala tjetër: Afrika ka nevojë për ushqim, ndërsa Kremlini ka nevojë për aleatë”.
Në fakt, kreu i Bashkimit Afrikan, presidenti i Senegalit, Maki Sall, ka bërë hapur thirrjepër heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Edhe disa vende të Amerikës Latine kanë refuzuar të zhvillojnë një luftë ekonomike kundër Rusisë. Edhe më shqetësuese për strategjinë anti-ruse të udhëhequr nga SHBA-ja, është fakti që Brazili dhe Meksika - dy lojtarët më të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë të rajonit - vazhdojnë të mos kenë asnjë mendim të prerë mbi këtë çështje.
Madje tensionet janë rritur duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e përgjithshme të Uashingtonit me këto dy qeveri. Kjo është aq e vërtetë saqë presidenti i Meksikës refuzoi të marrë pjesë në “Samitin e Amerikës” që organizoi në fillim të këtij muaji administrata Bajden. Ishte një mospërfillje e hapur.
Ndërkaq, nuk është një shenjë aspak e mirë për objektivat e SHBA-së, që si Kina po ashtu edhe India kanë qëndruar mënjanë në lidhje me përballjen e Perëndimit me Rusinë. Është e vërtetë, që qeveria e Xi Jinping i ka rezistuar gjithashtu edhe thirrjeve të Moskës për një solidaritet më të madh dhe për një mbështetje më të madhe.
Nga ana e tyre udhëheqësit kinezë po përpiqen të ndjekin një kurs përgjithësisht neutral, me një anim të lehtë drejt pozicionit të Rusisë. Por fakt është, që si Pekini po ashtu edhe Nju Delhi kanë mbetur të vendosur në refuzimin e tyre për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

Administrata Bajden nuk ka reaguar mirë ndaj kësaj qasje, dhe zyrtarët amerikanë kanë ushtruar një presion gjithnjë e më të madh ndaj të dyja qeverive për të përqafuar strategjinë perëndimore të sanksioneve ndaj Moskës. Madje disa nga deklaratat e Uashingtonit kanë qenë kërcënime të drejtpërdrejta.
Por kjo sjellje e Uashingtonit nuk po shihet me sy të mirë në nivel ndërkombëtar. Për shembull, kërcënimet e administratës Bajden për të vendosur sanksione ndaj Kinës, për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Pekinit me Moskën, e frikësuan menjëherë Tajlandën, Indonezinë dhe fuqitë e tjera më të vogla në Azinë Lindore.
Por reagimi i tyre nuk ishte ai i kapitullimit ndaj kërkesave të Uashingtonit. Përkundrazi, qasja agresive e SHBA-së dukej se e forcoi vendosmërinë e këtyre vendeve për të qëndruar neutrale në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë. Është e qartë se administrata Bajden e mbivlerësoi shkallën e zemërimit ndërkombëtar ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Shënim:Ted Galen Carpenter, bashkëpunëtor në studimet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Institutin Kato.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...