Lufta në Ukrainë dhe Ballkani Perëndimor
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...

Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fjalëve të tij më të famshme. “Kjo është ora e Europës dhe jo e amerikanëve!”- tha në vitin 1991, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, ndërsa Ballkani kishte nisur të përfshihej nga flakët e luftës.
Në fakt gjërat dolën ndryshe. Vdekja e tij në moshën 86-vjeçare, pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në fundin e muajit shkurt, e kurseu nga zbulimi i faktit të hidhur, se gjërat nuk kanë ende kështu. Pjesa më e madhe e kontinentit, ka bërë atë që mundet për Ukrainën gjatë muajve të fundit.
Deri në datën 10 maj, Estonia, Letonia dhe Polonia kishin dhënë më shumë ndihmë për Ukrainën si pjesë e PBB-së së tyre, sesa edhe vetë SHBA-ja. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ishte i shpejtë dhe i guximshëm në vizitën që zhvilloi në prill në Kiev.
Ursula von der Lejen ka qenë një presidente befasuese e Komisionit Europian lidhur me këtë luftë. “Ukraina është një nga ne!”- ka deklaruar shpeshherë ajo javët e fundit. Pra, duket sikur Europa mund të bëjë shumë edhe pa dyshen e saj kryesore. As Franca dhe as Gjermania nuk janë aq të qarta sa Von der Lejen, se Ukraina “duhet ta fitojë luftën”.
Presidenti i Francës, Emanuel Makron, beson se është “ura” e vetme e Perëndimit drejt Moskës. Kancelari gjerman Olaf Sholc, flet me terma tepër të mjegullt, të cilët nuk mund të kuptohen nga të gjithë gjermanët. “A mund të luftohet dhuna me dhunë?”- pyeti ai javën e kaluar, si të ishte duke debatuar në një aulë universitare.
Te sjellje te tilla, disa nga vendet fqinje lexojnë preferencën e Berlinit për të pasur një jetë të qetë dhe jo një me kosto të larta tregtare, si pasojë e një distancimi të qëndrueshëm me Rusinë. Të dyja këto vende mund të justifikohen, duke përmendur pranimin e refugjatëve (mbi 700.000 ukrainas vetëm në Gjermani) dhe angazhimin e tyre ndaj sanksioneve të tilla si ndalimi nga BE-ja i blerjes së shumicës së naftës ruse.
Të dyja mund të argumentojnë po ashtu se një fitore e Ukrainës, është më e lehtë të dëshirohet në mënyrë abstrakte sesa të përcaktohet në terma konkretë. Po ashtu, të dyja mund të këmbëngulin se është më e lehtë të mendosh për një luftë energjetike të pafundme, kur fati të ka llastuar me burime të mëdha natyre, si në rastin e SHBA-së.
Por që të dyja, si vendet më të fuqishme në kontinentin europian, kanë edhe privilegje të veçanta. Jo të gjithë në kontinent, veçanërisht jo ato baltike, gëzojnë të njëjtën ndjenjë të sigurisë fizike. Nëse vendimet në Paris dhe Berlin, nxisin në Moskë ndjenjën se Europa është e lëkundur dhe më e butë ndaj saj me kalimin e kohës, objektivat më të mundshëm të ardhshëm nuk do të jenë këto qytete.
Në një simetri të padëshiruar, lufta aktuale ka ndjekur pothuajse të njëjtën trajektore si përgjigjja e Europës ndaj saj. Ajo që filloi si një performancë ushtarake mahnitëse e Ukrainës, të paktën në raport me pritshmëritë modeste të të huajve, është shndërruar në një makth të tmerrshëm.
Ajo që filloi si një Europë kohezive, me Gjermaninë që e kapërceu të kaluarën e saj, për të miratuar një buxhet shumë më të madh në fushën e mbrojtjes është bërë progresivisht një Europë e dyzuar. Spektri i politikave nga Estonia në Francë, për të mos folur për Hungarinë, është zgjeruar në mënyrë shqetësuese.
Diskutimi për një ndarje brenda “Perëndimit” nuk është alarmant, por është i pasaktë. Ndarja për të cilën duhet shqetësuar është ajo brenda Europës. Uashingtoni, kryeqyteti më i ndarë në botën e pasur, ka qenë jashtëzakonisht i qëndrueshëm ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus.
Do të ishte qetësues fajësimi i liderëve aktualë të Francës dhe Gjermanisë për përçarjen e Europës. Por Makron është një president francez klasik, që dëshiron të mbajë një linjë të veçantë nga ajo e SHBA-së. Edhe Sholc po vepron si disa nga paraardhësit e tij, me një lloj sjelljeje prej fajtori përkundrejt Rusisë.
Pozicionet e tyre pasqyrojnë modelet e tyre kombëtare, dhe jo vetëm tekat e tyre personale. Ajo që qëndron mes Europës dhe një politike të jashtme më të unifikuar, është më e thellë sesa emrat dhe fytyrat kalimtare, dhe ndoshta shumë e thellë për t’u kapërcyer ndonjëherë.
Kur Pos bëri deklaratën e tij të famshme, një “Europë” relativisht e vogël, ishte shumë e vështirë për t’u bërë bashkë mbi çështjet e jashtme. Po sa më e vështirë është tani me një BE 27-anëtarëshe?
Ata që i duan të mirën kontinentit, janë lënë të pyesin veten nëse këtu mund të ketë ndonjë diçka pozitive. Nëse do të materializohej ndonjëherë, “autonomia strategjike” e Europës do të udhëhiqej domosdoshmërisht nga Franca dhe Gjermania, përveçse nëse do të mund të krijohej edhe ndonjë strukturë jashtë BE-së për ta përfshirë edhe Britaninë.
Kjo do të nënkuptonte pikërisht tani, një qëndrim “europian” ndaj Ukrainës, që mund të mos i pëlqente shumë Europës, por edhe SHBA-së. Politikat jokoherente mund të jenë më të mira sesa një politikë uniformisht e keqe. Gjermania mund të pretendojë se ka qenë gjatë gjithë kohës skeptike për një Europë autonome.
Qasja e Francës është më e çuditshme. Makron ia atribuoi dikur qasjen e ashpër të Amerikës ndaj Rusisë “superegos së saj historike” dhe luksin e pasjes një “det midis dy vendeve”. Por ndërkohë ka vende më afër pranë Rusisë sesa Franca, të cilat duket se preferojnë qasjen e SHBA-së ndaj Elizesë. Dy vjet e gjysmë që nga metafora e tij, është autonomia strategjike, dhe jo NATO, ajo që ka pësuar një vdekje klinike.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...