"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...

Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse Rusia është në krizë, por sa e rëndë është kriza, dhe nëse ajo është e mjaftueshme për të lëkundur pozitat e presidentit Vladimir Putin.
Bazuar në të dhënat aktuale, unë do të habitesha nëse ai mund të vazhdojë ta sundojë Rusinë deri në fund të këtij viti. Mediave globale u shpëtojnë shumë detaje mbi atë që po ndodh në Kremlin, pasi u mungon informacioni zyrtar dhe kontakti jozyrtar me vendimmarrësit rusë. Prandaj, ata ose raportojnë pak ose aspak.
Ndërkohë, tabloidet si “New York Post”, “Daily Mirror” dhe “Daily Mail” po shënojnë kulmin e audiencës, duke u sjellë lexuesve të tyre të gjithë zërat dhe analizat emocionuese, që në fakt duhet të jenë në gjendje ta ofrojnë edhe mediat kryesore.
Megjithatë, për një kremlinolog të vjetër, burimet aktuale janë si një minierë ari. Situata më kujton kohët e vjetra sovjetike, kur filosovjetikët perëndimorë pretendonin se nuk duhet të dëgjonim më disidentët dhe refugjatët, pasi ata ishin të njëanshëm, por duhej t’u përmbaheshin informacioneve zyrtare.
Por me shembjen e Bashkimit Sovjetik, edhe ai brez sovjetikologësh mbeti pa punë. Atëherë ashtu si tani, është e rëndësishme të shikoni më nga afër, dhe t’u kushtoni vëmendje sinjaleve që shfaqen. Vëzhgimi i parë është se Kremlini duhet të ketë filluar të zhytet në panik, pasi ka imponuar befas një censurë ekstreme staliniste mbi të vërtetën.
E dyta është se lufta e Putinit në Ukrainë është një dështim i jashtëzakonshëm për të cilin ai është fajtor në çdo drejtim. Qëllimi i tij - pushtimi i gjithë Ukrainës - ishte shumë megaloman dhe arrogant, ndërsa burimet e tij - vetëm 200.000 ushtarë - shumë të pakta.
Më pas, ai vendosi ta komandonte vetë luftën, ashtu si Car Nikolla II dhe Adolf Hitleri, duke treguar padijen e tij të plotë mbi çështjet ushtarake. Kur gjërat po shkonin keq, e centralizoi më tej pushtetin e tij, duke i thelluar gabimet ekzistuese.
Shkatërrimi i ushtrisë ruse është një dëshmi e sundimit të kleptokracisë autoritare të Putinit. Meqenëse që të gjithë nga lart-poshtë, e kanë ndjekur trashëgiminë e tij të korrupsionit të shfrenuar, ushtria ruse është vjedhur nga të gjithë, që nga Putini, te Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, te Jevgeni Prigozhin apo drejtuesi i “Rostec”, Sergei Çemezov.
Putini jo vetëm që nuk kupton shumë nga lufta, por ai e ka izoluar veten me vetëm 2 njerëz pranë: Juri Kovalçuk, mik i tij i korruptuar nga Shën Petersburgu dhe Nikolai Patrushev, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, një nacionalist ekstremist.
Pak këshilltarë do të ishin më të këqij se këta të dy. Putini nuk e kuptoi se Perëndimi ishte serioz kur e kërcënoi me vendosjen e sanksioneve të rënda nëse sulmonte Ukrainën. Ai vazhdoi me planin pa i marrë parasysh rreziqet, ndërsa Perëndimi vendosi një sërë sanksionesh shkatërruese ndaj Rusisë.
Dhe sot parashikohet minimalisht një rënie prej 10 për qind e PBB-së së Rusisë. Por unë mendoj se kjo shifër do të shkojë në mbi 20 për qind. Sado e paaftë që është ushtria ruse, thellë-thellë ajo e kupton se Putini nisi një pushtim të pamend.
Një anëtar i zëshëm i opozitës ushtarake ka reaguar duke bërë thirrje për një mobilizim të plotë, duke pranuar se nuk mjaftojnë 200.000 ushtarë, pasi duhen 800.000. Të tjerë vunë në dukje se lufta ishte thjesht jorealiste.
Ndihmësit e Putinit që më parë dukeshin të moderuar, si ish-presidenti Dimitri Medvedev dhe ish-kryeministri Sergei Kirienko, janë radikalizuar papritur, dhe i janë bashkuar fraksionit që mbështet luftën, duke e parë atë si rrugën që garanton mbështetjen e Putinit.
Kirienko ka zëvendësuar me sukses ish-zyrtarët e Putinit në Ukrainë, Vladislav Surkov dhe më vonë zëvendëskryeministrin Dimitri Kozak (të cilët janë zhdukur nga skena publike) në marrjen e përgjegjësisë për territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.
Pas periudhave të gjata të heshtjes publike, Ministri rus i Mbrojtjes Shoigu, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Valeri Gerasimov janë ende në postet e tyre, por e kanë humbur dukshëm rëndësinë zyrtare, dhe me sa duket edhe pëlqyeshmërinë e Putinit.
Ka shumë raporte mbi shkarkimin e komandantëve të lartë ushtarakë, ndërsa ukrainasit pretendojnë se kanë vrarë jo më pak se 12 gjeneralë rusë dhe 40 kolonelë. Kremlini ka shkarkuar të paktën dy komandantë të lartë ushtarakë: Zëvendës/admiralin Igor Osipov nga posti i kreut të flotës ruse të Detit të Zi pas fundosjes së anijes së saj, “Moskva”, së bashku
me gjeneral-lejtnant Sergi Kisel, komandant i Ushtrisë së Tankeve të Gardës së Parë, për dështimin e pushtimit të kapur Harkivit.
Një nga pjesët më misterioze dhe të urryera të kësaj historie është se të paktën tetë biznesmenë kryesorë rusë në sferën e “Gazprom”, “Gazprombank” dhe “Novatek” kanë kryer vetëvrasje pasi fillimisht kishin vrarë me thikë familjet e tyre. Këto duken si vrasje të dukshme të FSB-së, që përflitet se bazohen në ankesat e Putinit për rrjedhjet e FSB-së në SHBA.
Ne e dimë se Putini ka frikë të takohet personalisht me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Kjo nuk mund të jetë për shkak të COVID-19, por edhe frikës së Putinit se mos vritet nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Këtyre fakteve të shumta, mund t`u shtojmë edhe zëra që bëjnë pretendime të bujshme.
Ndër to më të spikatura janë pretendimet se Putini vuan nga kanceri i gjakut, se është çdo ditë nën kujdesin e mjekëve, dhe se do t’i nënshtrohet së shpejti një tjetër operacioni të rëndësishëm. Madje, disa media citojnë sëmundjen e Parkinsonit dhe demencën.
Ndërkaq, supozohet se në krye të vendit është de fakto Nikolai Patrushev, edhe më i marrë se Putini, ndërsa ligjërisht është kryeministri Mikail Mishustin. Gazetarët e shkëlqyer investigativë Andrei Soldatov dhe Irina Borogan, kanë raportuar për përçarje të mëdha midis ushtrisë nacionaliste dhe shërbimit të jashtëm të FSB-së që është tejet i kujdesshëm, kreu i të cilit, gjeneral-koloneli Sergei Beseda, raportohet se është arrestuar.
Do të ishte shumë e habitshme nëse Putini do t‘i mbijetonte humbjes më të madhe ushtarake të Rusisë që nga viti 1905, duke e kthyer ekonominë vendase në vitin 1991, dhe duke përçarë si kurrë më parë forcat ruse të sigurisë.
Shënim:Anders Åslund, bashkëpunëtor i Forumit të Botës së Lirë me seli në Stokholm, Suedi. Autor i librit “Kapitalizmi nepotik i Rusisë:Rruga nga ekonomia e tregut drejt kleptokracisë”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të mos jetë shumë e...
Nga David Brennan “Newsweek”Perëndimi duhet që të shtojë pre...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Nga Nicolas Tenzer, “Center for European Policy Analysis”Pre...
Nga Gideon Rachman, “Financial Times”Vladimir Putin nuk isht...
Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council on Foreign Relations”...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...