Ukraina, Evropa dhe fuqia e asociimit/ Një mënyrë e re për të ndihmuar shtetet që duan të jenë pjesë e BE-së
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David Brennan ?Newsweek?
Perëndimi duhet që të shtojë presionin ndaj Rusisë, të paktën për aq kohë sa trupat e saj vazhdojnë të qëndrojnë në territorin ukrainas. Kështu është shprehur së fundmi Ministrja e Jashtme e Estonisë Eva-Maria Limets, duke sugjeruar se dobësia e Kremlinit pas kësaj lufte, mund të krijojë kushtet për një revolucion demokratik në këtë vend.
?Unë shpresoj realisht që presioni ndërkombëtar aktual në kuadër të ndëshkimit të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, do të çojë në dobësimin e regjimit, në mënyrë që rusët të mos jenë më në gjendje të sulmojnë Ukrainën apo fqinjët e tjerë?- deklaroi Limets për ?Newsweek? gjatë një konference ndërkombëtare që u mbajt në kryeqytetin e Estonisë, Talin.
?Sigurisht, ne shpresojmë tek rikthimi një ditë i demokracisë në Rusi, ashtu siç ndodhi gjatë viteve 1990. Estonia ka qenë prej kohësh në krye të mbështetjes së NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Ukrainën. Sasia e parë e raketave antitank Javelin – të cilat thuhet se kanë rezultuar thelbësore në fushën e betejës – mbërritën nga Estonia në Kiev më 18 shkurt, vetëm një javë përpara fillimit të pushtimit rus.
Vetë Limets vizitoi Kievin kur bombat dhe raketat ruse filluan të godasin objektiva në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe kryeqytetin ukrainas. Ajo dhe Ministri i Jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics, u largua shpejt nga vendi teksa trupat ruse po përparonin me shpejtësi.
Limets thotë për ?Newsweek? se Estonia synon të japë një shembull për aleatët e saj, duke ratifikuar me shpejtësi çdo lloj kërkese nga Finlanda dhe Suedia për t?u bashkuar me aleancën e NATO-s. Udhëheqësit finlandezë, deklaruan javën e kaluar se do të kërkonin anëtarësim ?pa vonesë? në aleancën veri-atlantike.
Suedia pritet të ndjekë shembullin e saj. ?Ne e mirëpresim shumë vendimin e Finlandës dhe Suedisë për t?u anëtarësuar në NATO. Këto vendime duhet të ratifikohen nga parlamentet e vendeve anëtare. Ne shpresojmë që të gjithë aleatët e NATO-s t?i ratifikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur këto protokolle?- shton Limets.
Shumica e vendeve anëtarëve janë mbështetës të këtyre kërkesave, dhe pranimi i 2 vendeve në NATO duket thuajse i pashmangshëm, gjë që e shqetëson shumë Moskën. Turqia ka qenë deri tani zëri i vetëm kundërshtues, megjithëse nuk është e qartë nëse Ankaraja synon ta bllokojë vërtetë zgjerimin e NATO-s.
?Unë mendoj se Turqia e kupton kërcënimin real për sigurinë e territoreve aleate, dhe se sa i rëndësishëm është zgjerimi në atë rajon, në mënyrë që së bashku të jemi më të fortë. Ndaj unë shpresoj që parlamenti turk do ta mbështesë këtë kërkesë?- thotë shefja e diplomacisë estoneze.
Hyrja e një anëtari të ri duhet të miratohet në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët aktualë të aleancës, dhe Estonia synon që të japë një shembull të mirë duke e ratifikuar sa më shpejt që të jetë e mundur kërkesën e 2 vendeve skandinave.
Së bashku me fqinjët e saj baltikë, Estonia ka qenë tradicionalisht më ruso-skeptike sesa homologët e tyre të BE-së dhe NATO-s, dhe kjo kryesisht për shkak të përvojës së tyre me dekadat e shtypjes nën Bashkimin Sovjetik. Qëndrimi i ashpër i vendeve baltike ndaj Rusisë është justifikuar muajt e fundit, teksa autoriteti moral i kontinentit është zhvendosur disi më në lindje.
Për shembull Estonia dhe Letonia, kanë përdorur 1/3 buxheteve të tyre vjetor ushtarak për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Ndërkohë Polonia ka dhuruar rreth 13 për qind të buxhetit të saj vjetor të mbrojtjes. Ndihma financiare dhe ushtarake perëndimore për Ukrainën ka qenë e paçmueshme.
Ajo i ka ndihmuar ukrainasit që të zmbrapsin pushtuesit rusë. Tani zyrtarët ukrainas po synojnë të arrijnë një fitore të pakushtëzuar, madje edhe rikthimin e Krimesë dhe Donbasit të pushtuar nga rusët dhe separatistët pro-rusë që nga viti 2014.
Ndërkohë udhëheqësit ukrainas thonë se kanë nevojë për anëtarësimin në NATO dhe BE, që të mbrohen ndaj çdo lloj agresioni rus në të ardhshmen. E para duket e pamundur – edhe pse ambicia për anëtarësim në NATO mbetet e sanksionuar në kushtetutën e vendit – ndërsa e dyta tani është në progres, por mund të zgjasë për shumë vite.
Komisioni Evropian do të vendosë në samitin e qershorit nëse Ukraina plotëson kriteret për të marrë statusin e vendit kandidatit për në BE, një pikë referimi e rëndësishme në rrugën e gjatë dhe plot vështirësi drejt anëtarësimit të plotë.
Vendet në krahun lindor të bllokut kanë qenë dukshëm entuziaste në mbështetjen e tyre për anëtarësimin e plotë të Ukrainës. Ndërkohë disa vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore kanë qenë më pak. Por udhëheqësit në Kiev shpresojnë që të paktën BE t?i japë Ukrainës statusin e kandidatit që këtë verë, edhe pse thirrjet e tyre për një proces të përshpejtuar anëtarësimi duket se kanë rënë në vesh të shurdhër. ?Është vërtetë e rëndësishme që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, pasi ne e shohim se si ata po luftojnë për vlerat demokratike?- thotë Limets.
Ndërkohë vende anëtare të BE-së, po debatojnë rreth raundit të gjashtë të sanksioneve që do të vendosen ndaj Rusisë. Kjo paketë do të përfshijë veprime kundër importeve të naftës ruse, një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave për Moskën, ndërsa Ukraina ka kërkuar vazhdimisht që të bllokohen nga partnerët e saj evropianë.
Hungaria është pengesa më e madhe për vendosjen e embargos së naftës. Kryeministri Viktor Orban tha se një akt i tillë do të ishte si një ?bombë bërthamore? për ekonominë hungareze. Aktualisht vazhdojnë ende negociatat, me shpresë se Budapesti mund të lëkundet në qasjen e tij.
?Rusia nuk është gati t?i japë fund kësaj lufte. Ndaj ne duhet t?i ndërpresim të gjitha flukset financiare drejt Rusisë. Vonesa aktuale është shumë e dëmshme. Unë shpresoj që Komisioni Evropian të dalë me ide shtesë se si të angazhohen të gjitha vendet anëtare për të mbështetur paketën e gjashtë të saksioneve, që do të përfshijë edhe naftën?- deklaron Limets.
Estonia dhe fqinjët e saj baltikë po bëjnë presion për një qëndrim më të fortë të NATO-s në krahun e saj lindor. Limets sugjeron vendosjen e njësive më të mirë-armatosura në krahun lindor të aleancës, në mënyrë që forcat ruse që avancojnë të mos jenë në gjendje të pushtojnë territorin e Baltikut.
Ukrainasit reaguan të zemëruar ndaj propozimit të pak ditëve më parë të presidentit francez Emanuel Makron që Zelenski të dorëzojë një pjesë të territorit të pushtuar, si një kusht për arritjen e një armëpushimi. Ashtu si përpara pushtimit të shkurtit, Kievi kundërshton çdo ndërhyrje të perceptuar si një imponim për të pranuar një paqe të dëmshme.
?Ne nuk duhet që ta nxisim Ukrainën të nënshkruajë ndonjë gjë nën presionin e përdorimit të forcës apo ndonjë lloj presioni tjetër. U takon ukrainasve të vendosin se për çfarë lloj marrëveshjeje të negociuar paqeje bien dakord. Vendet evropiane duhet ta nxisin realisht Rusinë të tërhiqet nga Ukraina. Dhe nëse ajo vazhdon të mbajë të pushtuar pjesë të territoreve të Ukrainës, atëherë duhet patjetër që të kemi një politikë afatgjatë të mosnjohjes së këtij akti. Sepse Rusia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ne nuk duhet ta tolerojmë në asnjë mënyrë?- përfundoi Limets.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Nga Nicolas Tenzer, “Center for European Policy Analysis”Pre...
Nga Gideon Rachman, “Financial Times”Vladimir Putin nuk isht...
Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council on Foreign Relations”...
Nga Mariglen Demiri “Visegrad Insight”Vendet e Ballkanit Per...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Papritur, jemi bërë që të g...
Nga David Ignatius “Washington Post”E ndërsa Evropën dhe raj...
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Nga Alastair Kocho-Williams “The Conversation”Shtetet e Bash...
Nga Gerrard Kaonga “Newsweek”Zërat për një zëvendësim të mun...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...