Rriten sërish temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Nga Ed Browne ?Newsweek?
Shëndeti i presidentit rus Vladimir Putin ka qenë një temë e spekulimeve të shumta ditët e fundit, me zërat ende të paprovuar që po përhapen me shpejtësi, se ai mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit apo një lloj kanceri.
Kremlini ka hedhur poshtë pretendime të tilla si gënjeshtra, por kjo nuk i ka ndaluar analistët të analizojnë në detajet më të vogla videot e shfaqjeve publike të Putinit, gjatë takimeve të ndryshme. Për shembull, një qëndrim i tensionuar apo një dridhje e shkurtër e duarve.
Megjithatë, nuk është vetëm Vladimir Putin, udhëheqësi që i është nënshtruar një shqyrtimi të tillë nga publiku. Për dekada, liderët politikë në postet e larta, janë bërë objekt i spekulimeve mbi gjendjen e tyre shëndetësore, madje edhe për detajet më të vogla.
I tillë ishte rasti kur Riçard Nikson u pa duke djersitur tej mase si pasojë e prozhektorëve të studios, gjatë një debati televiziv që zhvilloi përballë rivalit Xhon F.Kenedi në vitin 1960, ose kur Donald Trump filloi të gulçonte gjatë një debati televiziv mes tij dhe Hilari Klintonit në vitin 2016.
Edhe shëndeti i Donald Trump ishte gjithashtu subjekt i një vëmendjeje të madhe mediatike në vitin 2020 përpara, gjatë dhe pas infektimit me Covid-19, që e detyroi atë të shtrohej në spital për pak ditë.
?Kur humanizmi i një udhëheqësi politik shfaqet më gjatë sesa duhet në një aktivitet publik të paparashikueshëm- si për shembull gjatë një debati televiziv që transmetohet drejtpërdrejt – nga një audiencë shumë gjykuese pritet një shëndet i përsosur? thotë për “Newsweek” Dejvid Klementson, ekspert i marrëdhënieve me publikun në Departamentin e Reklamimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin e Xhorxhias, SHBA.
?Publiku nuk dëshiron të shohë një politikan që u nënshtrohet emocioneve njerëzore, të nisë të përlotet, apo të ketë simptoma të ftohjes së zakonshme me kollë dhe bllokim të hundëve?- thekson ai.
Kjo mund të ketë kuptim gjatë zgjedhjeve kombëtare, kur drejtimi politik, ekonomik dhe social i vendit, mund të varet nga shëndeti dhe kapaciteti i përgjithshëm i një lideri. Po pse duket se ka rëndësi edhe për Perëndimin në rastin e Putinit?
?Unë mendoj se ekzistojnë të paktën dy arsye pse njerëzit janë të interesuar për shëndetin e politikanëve?- tha për “Newsweek” Aleksandra Kiçoka, interpretuese e psikologjisë politike në Universitetin e Kentit në Britaninë e Madhe.
?Së pari, ne duam të dimë nëse dikush është i përshtatshëm për këtë post. Ky mund të jetë një shqetësim legjitim, por gjithashtu mund të jetë pjesë e sulmeve politike. Më kujtohet fushata e parë presidenciale e Donald Trumpit, ku ai vinte vazhdimisht në pikëpyetje shëndetin dhe qëndrueshmërinë e Hilari Klintonit. Vënia në pikëpyetje e shëndetit të Putinit, mund të jetë një mënyrë e ngjashme për ta sfiduar udhëheqjen e tij?- shprehet ajo.
?Megjithatë, mund të ketë edhe një arsye të dytë, se përse janë kaq tërheqëse raportimet mbi shëndetin e përkeqësuar të Putinit. Pushtimi i Ukrainës përbën një kërcënim ekzistencial, dhe njerëzit mund të motivohen të kuptojnë pse po ndodh diçka kaq shkatërruese. Sëmurja e Vladimir Putinit, mund të ndihmojë në kuptimin e kësaj situate, që në rrethana normale duket tërësisht e pakuptueshme?- shton ajo.
E gjithë kjo mund të shpjegojë gjithashtu arsyen, se përse disa politikanë janë kaq të prirur që ta mbajnë sekret çdo lloj problemi shëndetësor që kanë. Pavarësisht se doli mirë në debatin e tij televiziv të vitit 1960 përballë Niksonit, edhe Xhon Kenedi kishte një histori të gjatë të problemeve shëndetësore, të cilat janë kuptuar më mirë dhe më në detaje vetëm dekadat e fundit, pra shumë kohë pas vrasjes së tij.
Ish-presidenti i SHBA-së vuante disa nga sëmundje, dhe kishte shumë më shumë dhimbje nga sa e dinte publiku në atë kohë. Ai vuante nga koliti, nga një infeksion në traktin urinar, nga insuficienca mbiveshkore, dhe ishte shtruar në spital në disa raste midis viteve 1955-1957 për sëmundjet e shpinës dhe zorrëve.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...