“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
?The Economist?
Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, shumë evropianë ishin të shqetësuar se rajoni i tyre po plakej, dhe se më shumë njerëz po vdisnin sesa lindnin. Mosha mesatare e Evropës, 43 vjeç, është gati 4 vite më e lartë se ajo e Amerikës së Veriut, rajoni tjetër problematik në këtë aspekt.
Popullsia e Bashkimit Evropian pritet të arrijë kulmin në 450 milionë brenda viteve të ardhshme, dhe më pas të bjerë nën 424 milionë deri në vitin 2070. Perspektiva e zvogëlimit të popullsisë frikëson shumë njerëz. Kjo situatë cilësohet e frikshme edhe për vendet ish-komuniste të Evropës Lindore, ku emigracioni e ka thelluar problemin e niveleve të lindshmërisë nën nivelin e rritjes së popullsisë.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, e quajti rënien e popullsisë ?një problem thuajse ekzistencial për disa vende?. Ndryshimi demografik është ?tranzicioni i tretë madhor i Evropës, krahas atyre të gjelbra dhe dixhitale?, thotë Dubravka Suica.
Lufta në Ukrainë ka nxitur demografët të bëjnë disa analiza të reja. Rreth 5.3 milionë njerëz – pjesa më e madhe prej tyre gra dhe fëmijë – janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, shumica në vendet në kufi me Ukrainën në pjesën perëndimore.
Polonia, që deri vonë eksportonte më shumë njerëz sesa pranonte, ka pranuar më shumë se gjysmën e këtyre refugjatëve. Popullsia e kryeqytetit Varshavë është rritur me 17 për qind brenda disa javësh. Hungaria, popullsia e së cilës ka rënë nga 10.7 milionë në mesin e viteve 1980 në 9.8 milionë në vitin 2020, ka pranuar më shumë se 500.000 ukrainas.
Shifra kaq të larta mund t’i ndryshojnë edhe prirjet demografike. Për vende si Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria dhe ndoshta shtetet baltike, ?kjo krizë është një moment vendimtar, duke i zhvendosur ato shpejt drejt kthimit në vende imigrimi?- thotë Tomas Sobotka i Qendrës Vitgenshtein për Demografinë dhe Kapitalin Human me seli në Vjenë të Austrisë.
Bashkimi Evropian u ka njohur ukrainasve të drejtën për të jetuar, punuar dhe studiuar në një vend pritës për 3 vjet, privilegje për të cilat refugjatët përpiqen për vite që t?i arrijnë. Kjo sugjeron se ukrainasit do të kenë mundësinë të vendosen shumë shpejt në komunitete të reja. Nëse refugjatët zgjedhin të qëndrojnë në vendet ku kanë shkuar, ata do ta ulin moshën mesatare të vendeve të tyre pritëse. Kjo do t?i ofrojë vendit pritës një fluks të ri të fuqisë punëtore relativisht të kualifikuar, dhe do ta anojnë raportin gjinor drejt grave.
Nëse lufta do të jetë e shkurtër, gratë dhe fëmijët do të kthehen me siguri shpejt në Ukrainë për t?u ribashkuar me burrat, të cilët janë të detyruar nga qeveria të qëndrojnë në vend nëse janë midis 18 dhe 60 vjeç. Çdo përfitim demografik, nëse ka një të tillë, do të shpërndahet në mënyrë të pabarabartë midis vendeve evropiane.
Dhe ndoshta do të zvogëlohet nga një rënie e lindshmërisë si rezultat i pasigurisë ekonomike të shkaktuar nga lufta. Me vetëm 1.6 fëmijë për çdo grua mesatarisht, evropianët ishin para fillimit të lutës në fundin e listës sa i përket lindshmërisë.
Për vetë Ukrainën, lufta është një katastrofë demografike. Popullsia e saj ishte zvogëluar ndjeshëm për shkak të emigrimit dhe lindjeve të pakta, edhe pse para pushtimit njerëzit kishin filluar të ktheheshin sepse ekonomia ishte përmirësuar.
Por që nga fundit i shkurtit, më shumë se çereku i popullsisë është detyruar të zhvendoset nga shtëpitë e tyre, përfshirë 7.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit. Shkalla e lindshmërisë pritet të bjerë edhe më tej. Edhe jetëgjatësia mund të bjerë ndjeshëm thotë Sobotka.
Ai nënvizon faktin se lufta e shkurtër midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në vitin 2020, ishte kryesisht përgjegjëse për një rënie të jetëgjatësisë me 3-4 vite tek meshkujt. Por edhe Rusia do të vuajë në këtë aspekt. Mijëra rusë të mirë-arsimuar janë larguar nga një vend që tani ata besojnë se nuk u ofron atyre ndonjë të ardhme.
Edhe më pak emigrantë mund të zgjedhin të shkojnë në Rusi nga ish-republikat e Bashkimit Sovjetik për të punuar në punë që kërkojnë pak aftësi. Për herë të parë ndër dekada, bilanci i migracionit në Rusi mund të jetë negativ. Për më tepër edhe lindjet mund të bien.
Ashtu si miku i tij Viktor Orban, lideri autoritar i Hungarisë, edhe Vladimir Putin ka shpenzuar shumë para për t?i inkurajuar gratë të lindin sa më shumë fëmijë. Në vitin 2020 ai vendosi të zgjasë pagesën në formën e ?kapitalit të mëmësisë? me vlerë 7.600 dollarë për familjet që bëhen me fëmijën e tyre të parë.
Putin shpresonte të rriste normën e lindshmërisë nga 1.5 në 1.7. Por trazirat e shkaktuara nga lufta e tij, do t?i shtyjnë ndoshta gjërat në drejtimin e kundërt. Vendet në perëndim të Ukrainës duken sikur po përfitojnë në aspektin demografik.
Por fluksi i refugjatëve po ushtron presion tek disa, sidomos tek Moldavia e vogël, e cilaka pranuar më shumë se 400.000 refugjatë, ose sa 15 për qind e popullsisë së saj. Për Poloninë, ku rreth 1.4 milionë ukrainas jetonin dhe punonin në vitin 2020, ardhja e miliona të tjerëve e rikthen prirjen demografike para Luftës së Dytë Botërore, kur vendi kishte një pakicë të madhe ukrainase.
Armiqësia ndëretnike, e cila kulmoi me një shkëmbim të detyruar të popullsisë pas luftës midis Polonisë dhe Bashkimit Sovjetik, është zvogëluar. Në teori, të ardhurit duhet t?i japin një shtysë ekonomisë polake. Partia Ligj dhe Drejtësi në pushtet, ka qenë e prirur ta rrisë numrin e polakëve.
Në vitin 2016, ajo synoi të rriste shkallën e lindjeve duke u dhënë familjeve nga 500 zloty (115 dollarë) në muaj për çdo fëmijë pas të parit. Kjo pagesë synonte të inkurajonte gratë që të kishin fëmijë më herët. Numri i lindjeve u rrit në dy vitet e para të skemës, por ra në vitin 2020 në nivelin më të ulët që nga viti 2003.
Lufta e Ukrainës e ka shtuar me më shumë se 1 milionë fëmijë popullsinë e Polonisë, të paktën përkohësisht. Nga situata do të përfitojnë edhe vendet e tjera evropiane, veçanërisht ato me diaspora të mëdha ukrainase. Ndoshta 1.5 milionë refugjatë janë zhvendosur në vendet më në perëndim, si në Gjermani, Itali dhe Francë, sipas një vlerësimi që bën Xhillian Trigs e agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara.
Para luftës, rreth 250.000 ukrainas jetonin dhe punonin në Itali, vend ku mosha mesatare është 4 vite më e lartë se sa mesatarja evropiane në përgjithësi, dhe shkalla e lindshmërisë ndër më të ulëtat në kontinent. Në 3 muajt e parë të këtij viti, popullsia e Austrisë u rrit me 0.5 për qind, në më shumë se 9 milionë; dhe 83 për qind e kësaj rritje vinte nga imigracioni ukrainas.
Për një rajon të shqetësuar për rënien demografike, ardhja e shumë të rinjve nga Ukraina mund të duket si një bekim, megjithëse është pasojë e tmerrit të luftës. Bizneset po raportojnë për një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.
Sipas një sondazhi të Komisionit Evropian, në janar të këtij viti, mungesa e punëtorëve e kufizoi prodhimin në 1/4 e ndërmarrjeve prodhuese dhe të shërbimit në eurozonë. Qeveritë ankohen se një fuqi punëtore në tkurrje, do të duhet të mbështesë një numër gjithnjë e më të madh pensionistësh.
Raporti i evropianëve në moshë pune (20-64 vjeç), ndaj atyre më të moshuar se 65 vjeç pritet të bjerë nga 3 në 1, në më pak se 2 në 1 deri në vitin 2070. Ky është një problem që mund të zbutet disi të paktën për një fare kohe me ardhjen e ukrainasve mendjemprehtë dhe trupmëdhenj.
Por sa kohë do të qëndrojnë këtu? Dhe a do t?i bashkohen atyre edhe anëtarët meshkuj të familjes? Kjo varet nga kohëzgjatja e luftës dhe nga sa dëme do t?i shkaktohen vendit të tyre. Në luftën e Kosovës të vitit 1999, kur NATO bombardoi Jugosllavinë për të parandaluar masakrimin e shqiptarëve etnikë që përbëjnë shumicën e Kosovës, qindra mijëra prej tyre u larguan, ose u zhvendosën me forcë në Shqipëri dhe Maqedoninë fqinje.
Por kjo periudhë zgjati vetëm 78 ditë, pas të cilave kosovarët u rikthyen shpejt në shtëpitë e tyre. Ndërkohë lufta në Bosnje, e cila zgjati nga viti 1992 deri në 1995-ën, dërgoi në Evropën Perëndimore dhe SHBA më shumë se 700.000 refugjatë, nga të cilët shumë pak prej tyre u rikthyen.
Për momentin, ukrainasit mbeten të prirur të rikthehen në shtëpitë e tyre. Në fakt, ditët e fundit numri i të rikthyerve nga Polonia në rajone relativisht më të sigurta si Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, e ka tejkaluar numrin e atyre që largohen. Dhe disa industri kanë humbur punëtorë, ndërsa të rinjtë ukrainas po rikthehen në vendlindje për të luftuar ndaj pushtuesve rusë.
Por nëse lufta zgjat dhe nëse fëmijët mësohen me shkollat e tyre të reja, nënat mund të ngurrojnë të kthehen në shtëpitë e tyre të mëparshme. Kjo do të jetë edhe më e vërtetë nëse ekonomia e Ukrainës nuk rimëkëmbet, duke i inkurajuar edhe burrat të migrojnë drejt Perëndimit, për t?u bashkuar me familjet e tyre.
Në këtë rast, shtimi i popullsisë së Evropës në perëndim të Ukrainës mund të bëhet një prirje afatgjatë. Dhe nëse qeveritë janë të suksesshme në inkurajimin e të ardhurve për të gjetur punë që u përshtaten aftësive të tyre, ato do të kontribuojnë në prosperitetin e vendeve mikpritëse.
Marrë me shkurtime
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...