Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga John Smith ?Spectator?
Rusia ka ndalur furnizimet me gaz për Poloninë. Furnizuesi shtetëror i vendit me gaz, ka refuzuar ta paguajë kompaninë ruse ?Gazprom? në monedhën e saj kombëtare, rubla. Edhe Bullgaria ka thënë gjithashtu se Rusia do ta ndërpresë furnizimin e saj me gaz, për të njëjtën arsye.
Ky zhvillim përbën një përshkallëzim serioz të situatës, dhe ngre pikëpyetje se si vendet e tjera do t?i përgjigjen kësaj kërkese. Nga ana tjetër po rritet rreziku i prishjes së unitetit midis vendeve anëtare të BE-së.
Për presidentin rus Vladimir Putin, kërkesa për të blerë gazin dhe naftën ruse vetëm përmes rublës i shërben një synimi gjeopolitik shumë të rëndësishëm: përçarjes së Perëndimit. Në këtë kontekst është shumë me rëndësi ajo që do të vendosë të bëjë Gjermania dhe kompanitë e saj të importit të energjisë.
Anashkalimi i sanksioneve, siç duket se po bën Gjermania, veçanërisht në një kohë kur vendeve të tjera të Bashkimit Evropian po u ndërpritet furnizimi me gaz për hir të respektimin të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, do të prishë solidaritetin në gjirin e BE-së.
Dhe kjo do ta përshkallëzojë edhe më tej një mosmarrëveshjeje tashmë të fortë midis Polonisë dhe Gjermanisë. A do të përçahet Brukseli, midis vendeve zbatues të sanksioneve dhe atyre që hezitojnë t`i zbatojnë plotësisht ato?
Për Poloninë, humbja e 10.2 miliardë metrave kub, me të cilën e furnizonte ?Gazprom? çdo vit nuk është një problem aq i madh. Rezervat prej 3.5 miliardë metra kub që ka aktualisht Polonia janë 76 për qind plot, ndërsa ky vend mund të furnizohet nga vendet fqinje, teksa po kërkon burime alternative të gazit.
Varshava kishte shpallur gjithsesi synimin e saj për të ndalur importin e gazit rus nga fundi i këtij viti. Për Vladimir Putin, kërkesa për shitjen e gazit në rubla, i shërben një qëllim gjeopolitik të rëndësishëm: përçarjes së Perëndimit.
Problemi kryesorë është vetë kërkesa për pagesën në rubla, dhe mënyra se si ajo i anashkalon sanksionet. Rregullat e reja ruse, thonë se një kompani që blen gaz rus duhet të ketë dy llogari në Gazprombank për të lehtësuar blerjen e gazit.
Një llogari në euro dhe një në rubla. Pasi blerësi paguan nga llogaria e tij në euro, Gazprombank i këmben më pas eurot me rubla, dhe i depoziton ato në llogarinë tjetë r të blerësit, atë në rubla. Nga këtu paguhet Gazprom, dhe ky është momenti kur pagesa konsiderohet e përfunduar.
Për javë të tëra, Brukseli, shtetet anëtare dhe kompanitë energjetike u përpoqën të kuptonin nëse kjo ishte apo jo në përputhje me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. UNIPER, blerësi më i madh i gazit në Gjermani, deklaroi së fundmi se mendon se kjo skemë ishte në përputhje me sanksionet.
Por duke lexuar deklaratën e Komisionit Evropian të javës së kaluar mbi dekretin rus, nuk duket se është kështu. Mjafton të lexosh paragrafin e fundit, i cili sugjeron të vazhdohet me respektimin e sanksioneve: ?Kompanitë e vendeve të BE-së, mund të bëjnë një deklaratë të qartë se synojnë të përmbushin detyrimet e tyre sipas kontratave ekzistuese, dhe të marrin në konsideratë detyrimet e tyre kontraktuale në lidhje me pagesat tashmë të kryera, duke paguar në euro ose dollarë, në përputhje me kontratat ekzistuese, si përpara miratimit të dekretit të Rusisë?.
Rregullat ruse kërkojnë që blerësi të hapë një llogari bankare në rubla, dhe parashikojnë që pagesa në euro të konvertohet serish në rublën ruse si pjesë e procesit të pagesës. Është e vështirë të shihet ndonjë përputhje midis pajtueshmërisë me dekretin e ri rus dhe zbatimit të sanksioneve që ka vendosur Perëndimi ndaj Moskës.
Kur shohim se çfarë synon të shkaktojmë skema e Rusisë, është e lehtë të kuptosh edhe arsyen. Normalisht, çdo transaksion nga euro në rubla, do të duhej të ndodhë nëpërmjet sistemit evropian të pagesave, Target 2, i cili do të gjurmonte aktivitetin e mundshëm me subjektet e vendosura nën sanksione, dhe do ta ndalonte ndodhjen e tyre.
Zhvillimi i transaksioneve brenda Gazprombank, një subjekt që nuk është ende subjekt i sanksioneve, i jep mundësi Rusisë që ta anashkalojë këtë mekanizëm për zbatimin e sanksioneve. Mënyra se si blerësit e tjerë të gazit rus kanë vendosur të reagojnë, do të bëhet edhe më e qartë gjatë ditëve në vijim, kur pagesat për gazin e dërguar nga Gazprom të jenë të mundshme vetëm sipas dekretit të ri të Kremlinit.
Afatet e pagesës nga ana e blerësve të gazit dhe naftës ruse nuk janë të njohura publikisht, prandaj është e vështirë të parashikohet paraprakisht nëse do të ndodhë, apo se kur do të ndodhë ndonjë ndalesë tjetër. Megjithatë ajo që mund të parashikohet, është se Evropa po shkon drejt një përballje shumë të fortë të brendshme, nëse vende të ndryshme të unionit do të vazhdojnë t?i interpretojnë ndryshe rregullat e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë./ Përshtatur nga CNA.al
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...