Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Mary Kissel ?The Spectator?
Kaosi jashtë SHBA-së që e ka karakterizuar presidencën e Xho Bajden po përshkallëzohet. Lufta e përgjakshme e Rusisë kundër Ukrainës, ka kaluar nga dimri në pranverë. Irani dhe milicitë e mbështetura prej tij po godasin me raketa Irakun dhe Arabinë Saudite.
Kina po e kërcënon Tajvanin dhe fqinjët e tjerë aziatikë, ndërsa Koreja e Veriut po përgatitet të ringjallë programin e saj bërthamor. Ndërkohë, miqtë e vjetër të SHBA-së si Arabia Saudite dhe partnerët më të rinj si India, kanë filluar që të mbështeten gjithnjë e më shumë tek këto regjime.
A po prishet rendi botëror i pas Luftës së Ftohtë, i udhëhequr nga SHBA-ja? Me siguri që po. Armiqtë e Amerikës nuk po i frikësohen më kësaj të fundit, dhe miqtë nuk i besojnë më verbërisht. Nëse nuk do të ketë një ndryshim të fortë të mendësisë në Shtëpinëe Bardhë, kjo situatë do të na çojë në epokat e trazuara të shekullit XX, ku Shtetet e Bashkuara ishin vetëm një nga shumë fuqitë globale, ku autokratët fituan shumë forcë, dhe kur bota u zhyt 2 herë në konflikte globale.
Kjo perspektivë gjithnjë e më kërcënuese është tronditëse për shumë amerikanë, kryesisht sepse epoka e pas Luftës së Ftohtë dukej si shumë shpresëdhënëse. Me eliminimin e kërcënimit sovjetik, Shtetet e Bashkuara kishin mundësi ta zhvendosnin fokusin e tyre nga lufta në zhvillim, duke përdorur kapitalin dhe vullnetin e mirë për të nxitur prosperitet dhe paqe në mbarë botën.
E kush mund ta harrojë nxitjen e Bill Klintonit që Kina komuniste të anëtarësohej në Organizatën Botërore të Tregtisë? Apo bankierët perëndimorë që nxituan me padurim të shkonin dhe investonin në Rusinë post-sovjetike? Apo punën e madhe të Xhorxh W.Bush për të siguruar nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë në mbarë botën?
Ato ishin kohë të vështira. Natyra e demokracisë amerikane ka qenë gjithmonë në thelb optimiste. Ajo ka qenë një forcë e madhe, që i lejohet të ketë lidership dhe kreativitet në politikën e jashtme, por edhe një dobësi strategjike kur kjo qasje shndërrohet në naivitet.
Përhapja e modeleve kapitaliste në vende si Kina dhe Rusia, nuk hodhi bazat për demokratizimin që ishte shpresuar nga administratat e demokratëve dhe republikanëve. Përkundrazi, për të rritur produktivitetin dhe fitimet, korporatat amerikane i zhvendosën vendet e punës në Shenzhen dhe Shangai, duke përfituar nga kostot më të ulëta të krahut të punës.
Ndërkohë, udhëheqësit në Kremlin dhe Zhongnanhai u pasuruan, i zgjeruan ushtritë e tyre dhe i inkurajuan politikanët amerikanë që të vazhdonin të qarkullonin fondet e vendeve të tyre. Nga kjo del se establishmenti i demokracisë, kërkonte më shumë sesa fuqizimin e elitave autokratike.
Këto pakte ishin të detyruara të dështonin në një moment kur shpërtheu zemërimi populist për shpërndarjen e vendeve të punës. Dhe në fakt, kështu ndodhi me zgjedhjen e Donald Trumpit president në vitin 2016.
Por përballja e Amerikës me kombet autoritare mund të kishte – dhe duhet të kishte ardhur – shumë më shpejt, nëse historia do të kishte marrë një kthesë ndryshe. Për shembull Xhorxh W.Bush, mund të kishte marrë parasysh kërcënimin në rritje nga Kina, pasi Ushtria Çlirimtare Popullore rrëzoi një avion spiun të SHBA-së pranë ishullit Hainan në prillin e vitit 2001.
Po kjo nuk ndodhi për shkak të sulmeve të 11 shtatorit. Lufta kundër terrorizmit ishte një shpërqendrim për udhëheqjen globale amerikane, në një shkallë që po bëhet e qartë vetëm tani. Nuk është rastësi që Vladimir Putin pushtoi pjesë të Gjeorgjisë, kur administrata Bush ishte e fokusuar në luftërat në Afganistan dhe Irak.
Pentagoni, OJQ-të dhe kompanitë nënkontraktore të mbrojtjes angazhuan shumë burime dhe energji në vazhdimin e atyre luftërave, edhe pse presidentët arritën në përfundimin se nuk kishte ndonjë interes jetik për SHBA-në të vazhdohej lufta në këto 2 vende.
Pas 2 dekadash luftë publiku amerikan u lodh në mënyrë të kuptueshme me përdorimine forcës jashtë vendit, gjë që pati një kosto të madhe në jetë të humbura dhe para të shpenzuara. Ndaj nuk është çudi pse votuesit amerikanë zgjodhën presidentë që e reduktuan rolin e Amerikës në udhëheqjen e rendit ndërkombëtar liberal të pas Luftës së Ftohtë?
Barack Obama e personifikoi më së miri këtë prirje duke arritur marrëveshje me diktatorët që i pëlqenin, dhe duke ia nënshtruar udhëheqjen amerikane organizatave ndërkombëtare. Donald Trump e ndali tërheqjen e SHBA-së nga bota, e forcoi strategjinë frenuese të SHBA-së, dhe u përpoq t?i nxiste aleatët të punonin së bashku dhe të mbanin mbi supe pjesën që u takonte në fushën e mbrojtjes.
Por presidenti aktual Bajden po rikthen tendencën e Obamës, dhe kjo u pa së fundmi në gushtin e vitit të kaluar me urdhrin e tij të papritur për të braktisur Afganistanin në mëshirën e Talebanëve. Qasja hezituese e Bajden ndaj përdorimit ose kërcënimit me forcën ushtarake nuk mund të nënvlerësohet.
Si zëvendëspresident, ai e kundërshtoi operacionin për vrasjen e Osama bin Laden. Si kandidat presidencial, u ankua për vrasjen e terroristit kryesor të Iranit, Kasëm Sulejmanit, duke thënë se vdekja e tij vetëm sa do ta provokonte Teheranin.
Si president, ka plotësuar kërkesat e Iranit në bisedimet mbi programin e tij bërthamor, dhe pse ky regjim ka rinisur sulmet në të gjithë Lindjen e Mesme. Aktorët e këqij të botës i shtuan me shpejtësi sulmet e tyre gjatë vitit të kaluar, pasi nuk kanë më frikë se mos pësojnë pasoja të rënda.
Pushtimi barbar i Putinit në Ukrainë, është testi kryesor nëse administrata Bajden ka apo jo vullnetin për t?i ndalur këto tendenca shqetësuese, duke e rivendosur strategjinë e frenimit të SHBA-së. Por deri më tani, shenjat nuk janë inkurajuese.
Edhe përpara se të niste sulmi rus, presidenti Bajden deklaroi vazhdimisht se ai nuk do të vendoste trupa amerikane në Ukrainë, gjë që e uli koston për Rusinë në raport me një pushtim të mundshëm. Komuniteti i inteligjencës amerikane, publikoi informacion mbresëlënëse dhe të detajuara në lidhje me planet e luftës së Putinit.
Por vëzhgimi i një problemi nuk e zgjidh atë. Duke u zotuar të mbronte territorin e NATO-s, Bajden ngriti pikëpyetje nëse do të dërgonte trupa amerikane për të mbrojtur aleatët që nuk i përkasin NATO-s, në Evropë apo më tej. As Departamenti i Shtetit nuk i nxiti aleatët evropianë të ushtronin një presion financiar ekstrem dhe të unifikuar ndaj Putinit dhe oligarkëve të tij për ta ndaluar luftën.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe partnerët e tjerë evropianë vazhdojnë t?i dërgojnë armë dhe materiale të tjera ushtrisë ukrainase, gjë që duhet përgëzuar. Por ata kanë ecur shumë ngadalë në dërgimin e ndihmës ushtarake specifike, për të cilën u është lutur presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, përfshirë avionët luftarakë MiG, sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe armatime të tjera të rënda.
Shtëpia e Bardhë përjashtoi mundësinë e krijimit të një zone humanitare të ndalim-fluturimit, për shkak të frikës së reagimit të Putinit. Populli ukrainas nuk do t?i harrojë shumë shpejt këto vendime. Pjesë e problemit janë edhe këshilltarët e Bajden. Shumica kanë shërbyer në administratën e Obamës, ndajnë pikëpamjet e këtij të fundit, duke zbatuar taktikat eepokës së Obamës në një botë shumë më të rrezikshme të vitit 2022.
Dobësia e presidentit Biden ka alarmuar dhe kryeqytetet e vendeve aleate në Evropë, duke nxitur ndryshime në politika. Deklarata e Gjermanisë se do të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse është e mirëpritur, por angazhimi i saj për t?u riarmatosur ka qenë rrallëherë pozitiv për Evropën.
Bajden nuk ka shumë kohë për të ndryshuar qëndrim. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka dërguar miliona refugjatë në Evropën Lindore dhe Qendrore. Nëse Putini do të arrijë ta pushtojë Ukrainën apo edhe t?i imponojë lëshime Kievit, historia e tij sugjeron se do të ndërhyjë në vende të tjera. Edhe votuesit amerikanë mund ta kenë kuptuar mirë se mënyra e vetme për të rivendosur rendin botëror të udhëhequr nga SHBA mund të jetë zgjedhja e një presidenti të ri.
Shënim:Mary Kissel, ish-këshilltare e lartë e Sekretarit të Shtetit Michael R.Pompeo. Aktualisht është zv/presidente e kompanisë konsulente ?Stephens Inc?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...