Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat ?Foreign Policy?
Ndërsa bombat bien në Kiev dhe Mariupol, kleptokratët e Rusisë ndodhen në një gjendje shoku për shkak të sanksioneve që ka vendosur Perëndimi ndaj tyre. Nga klubet e futbollit tek jahtet, pasuritë e tyre po ngrijnë, duke ia shkatërruar sigurinë që kishin deri në atë moment.
Vendet që ata kishin supozuar se ishin demokraci dekadente, janë ngritur në këmbë në mbrojtje të Ukrainës, dhe kanë vendosur sanksionet më të ashpra ndonjëherë ndaj një vendi të madh, Rusisë, dhe ndaj tyre personalisht. Por kjo nuk mjafton. Demokracitë duhet ta zgjerojnë më tej luftën kundër kleptokracisë globale.
Perëndimi duhet t?i japë fund dekadave të bashkëpunimit me ta. Kleptokratët rusë lulëzuan nga Vankuveri në Vladivostok, sepse këtë e lejuan qeveritë e këtyre vendeve. Ata shfrytëzuan boshllëqet në ligje. Sistemet kundër pastrimit të parave mbetën të paplota. Ato të dhënave funksionuan shumë dobët.
Mundësuesit e skemave të tyre, nga bankierët britanikë dhe avokatët kanadezë tek lobistët amerikanë, madje edhe politikanët gjermanë, ishin të lirë të ndihmonin kleptokratët që të pastronin në Perëndim fitimet e tyre të paligjshme dhe të ndiqnin axhendat e tyre vetjake. Tani që vendet demokratike i kanë shënjestruar fort kleptokratët rusë, ato duhet të rregullojnë sistemin plot të meta, që i bëri ata aq të prekshëm, duke nisur nga miqtë e presidentit rus Vladimir Putin.
G-7 dhe partnerët e tij kryesorë kanë krijuar një front të përbashkët kundër luftës që po zhvillon Rusia në Ukrainë, duke përdorur mjete të paprecedentë. Kjo përfshin vendosjen e sanksioneve kundër aseteve të udhëheqësve të lartë të qeverive ruse dhe bjelloruse, si dhe ushtarakëve, oligarkëve, kompanive industriale ushtarake dhe segmenteve të vetë qeverisë ruse, duke përfshirë Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore.
Tani Rusia e kalon Iranin si vendi me më shumë sanksione në botë. Që nga 14 prilli, ajo përballet gjithsej me 9.405 sanksione nga e gjithë bota, krahasuar me vetëm 3.616 të Iranit. Aleatët po krijojnë me shpejtësi mjete të reja për ta zhvilluar luftën kundër kleptokracisëruse.
Për ta udhëhequr këtë betejë, janë krijuar njësitë e zbatimit të ligjit financiar nga G-7. Po ashtu G7 dhe Australia kanë ngritur Task Forcën Kundër Elitave, Mbështetësve të Tyre dhe Oligarkëve Rusë (REPO). REPO do të përbëhet nga organet kombëtare si grupet e punës ?KleptoCapture? në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Këto të fundit do të ngrihen së shpejti edhe në vendet e tjera aleate. Plani është ky: REPO është i autorizuar të konfiskojë ose ngrijë asetet e 50 individëve të sanksionuar në të 8 shtetet, përfshirë pjesëtarë të nivelit të lartë të qeverisë ruse, si për shembull vetë Putin dhe Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.
Ky është thelbi i kleptokracisë së Putinit. Demokracitë do të duhet të bëjnë mirë në raport me atë që kanë premtuar. Në Shtetet e Bashkuara, kjo do të thotë fillimi i Nismës së Demokracive Kundër Parajsave të Sigurta Fiskale, për të adresuar problemin e parajsave fiskale, si dhe zbatimin e Programit Global të Llogaridhënies për të ndihmuar në rikuperimin e aseteve në vendet më pak të zhvilluara.
Që të dyja këto ishin premtuar në Strategjinë e SHBA-së për Kundër Korrupsionin. Në Britaninë e Madhe, duhet të gjejë zbatim projektligji i miratuar së fundmi për krimin ekonomik, i cili i jep kompetenca të reja Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) për të goditur shmangien e sanksioneve.
Përballja me kleptokracinë, është një sfidë e madhe. Derisa të gjithë aleatët të kenë burimet e nevojshme, do të kenë ende hapësirë të mbështetësin Putinit dhe t?i shmangen sanksioneve. Mjafton të shihni Iranin, ku aleatët kanë hasur vështirësi të mëdha për të zbatuar plotësisht të 3616 sanksionet, sidomos kur ato nuk mbivendosen.
Kompanitë shtetërore dhe elita iraniane është bërë e aftë në shmangien e sanksioneve, siç është skema skema ?gaz në këmbim të arit?, përmes së cilës elitat turke i lehtësuan Iranit arkëtimin e rreth 13 miliardë dollarëve.
Duke pasur parasysh se ekonomia iraniane është shumë më e vogël se ajo e Rusisë, edhe nën sanksione, kjo ngre pyetjen e sikletshme nëse agjencitë tona të zbatimit të ligjit janë në gjendje të përmbushin një mision shumë më të madh. Edhe ndërtimi i task-forcave të lartpërmendura nuk do të jetë i mjaftueshëm.
Beteja globale kundër pastrimit të parave, po humbet për arsye strukturore. Prandaj që të ndreqet ky problem, do të duhet më shumë sesa një grup pune anti-Kremlin. Katër të metat thelbësore strukturore, falë të cilave kleptokratët kanë përfituar prej dekadash janë mungesa e koordinimit ligjor, asimetritë rregullatore, shpërndarja e dobët e të dhënave të inteligjencës financiare dhe zbatimi shumë i dobët i ligjeve ekziestuese.
Këto janë sfida të mëdha politike, të cilat kërkojnë një nivel krejtësisht të ri bashkëpunimi. Aleatët që janë bërë bashkë për të mbështetur Ukrainën, kanë nevojë për një qasje më të guximshme dhe më të integruar në formën e një Këshilli Koordinues Global kundër Korrupsionit (GACC). Këshilli i GACC do të punojë me REPO-n, por do të mbetet i ndarë, duke pasur parasysh qëllimin e specializuar të kësaj të fundit dhe një shtrirje më të madhe gjeografike.
Po ashtu, Këshilli i GACC duhet të modelohet sipas Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE, që bën bashkë rregullisht figurat kryesore në nivel ministror, për të koordinuar një qasje të gjithë qeverisë midis vendeve të tyre përkatëse.
Këshilli i GACC do të krijojë grupe pune për të adresuar 4 të metat thelbësore strukturore, që i kanë lejuar të lulëzojnë kleptokratët rreth Putinit, por edhe kleptokracitë e tjera. Lufta e fundit ka treguar se demokracitë kanë ende një fuqi të pamasë kur veprojnë së bashku dhe me një qëllim të qartë.
Por Perëndimi nuk duhet që t?i mbyllë sytë ndaj sfidave që ka përpara. Lufta aktuale mund të jetë një konfrontim i gjatë me Putinin dhe regjimin e tij kleptokratik. Ne do të kemi nevojë për një angazhim afatgjatë për të ndërtuar strukturat koordinuese, të cilat do ta bëjnë botën të sigurt për demokracinë dhe jo për kleptokracinë, gjë që ka ndodhur për një kohë të gjatë me pasoja të tmerrshme strategjike për Ukrainën dhe Perëndimin.
Shënim:Michael Chong, deputet i parlamentit kanadez. Tom Tugendhat, deputet konservator i parlamentit britanik, ku drejton Komisionin e Punëve të Jashtme.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...