Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Në një intervistë për ?Der Spiegel?, presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer, kujton se Putini që ai takoi për herë të parë në vitin 2001, është shumë ndryshe nga ai që po shfaqet javët e fundit, me luftën e tmerrshme që ka nisur në Ukrainë. Shtajnmajer shprehet i tmerruar nga zbulimet e masakrave në Bucha dhe qytete të tjera ukrainase, ndërsa thotë se ushtarakët dhe liderët politikë rusë, duhet të mbajnë përgjegjësi penale për këto krime lufte.
Gjatë karrierës suaj politike, ju jeni takuar të paktën 7 herë personalisht me Vladimir Putinin në Moskë. A ka pasur në ato takime ndonjë shenjë, që mund të ndihmojë në shpjegimin e situatës aktuale?
Takimi im i parë me Putinin ndodhi në vitin 2001, kur ai mbajti në gjermanisht një fjalim në Bundestag. Mesazhi i tij qendror, ishte se ai donte t?i bashkohej Gjermanisë dhe Evropës në rrugën drejt lirisë dhe demokracisë. Ai fjalim më dha shpresë, dhe për qeverinë gjermane nënkuptonte një përgjegjësi për të kontribuar në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Por ai fjalim u mbajt më shumë se 20 vjet më parë…
Pikërisht. Putini i vitit 2001 nuk ka asgjë të përbashkët me Putinin e vitit 2022, të cilin po e shohim si një luftënxitës brutal, të fiksuar pas ideve të tij radikale.
A keni vënë re me kalimin e viteve një ndryshim në karakterin e presidentit rus?
Për mua, karakteri personal nuk është aq i rëndësishëm sa perceptimet e politikës ruse. Dhe gjykoj se ky perceptim ka ndryshuar me kalimin e viteve. Unë kujtoj vizitën time të fundit në Moskë, që ishte edhe vizita ime e vetme si president i Gjermanisë në tetor 2017. Biseda me Putinin ishte e ftohtë. Armiqësia ndaj Perëndimit, dhe sidomos ndaj SHBA-së, ishte bërë ideologjia e tij dominuese.
Por kjo gjë që nuk u pasqyrua qartë në qasjen tuaj politike ndaj Rusisë. Pse vazhduat të mbanit marrëdhënie të afërta me Moskën?
Për cilën afërsi e keni fjalën? Unë nuk kam qenë në Moskë që nga viti 2017, dhe nuk kam komunikuar as me Putinin, dhe as me Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov. Pas aneksimit të Krimesë, unë e kam ndryshuar qasjen time ndaj Rusisë
Putin po zhvillon një luftë në Ukrainë, ku ka vrarë shumë civilë dhe ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore. E parandiet diçka të tillë?
Jo. Unë kam qenë dëshmitar i ndryshimeve në kursin politik të Rusisë. Por për të qenë i sinqertë, unë shpresoja ende se Vladimir Putin do të ishte ende sadopak i arsyeshëm në sjelljen e tij. Nuk e mendoja që presidenti rus do të rrezikonte rrënimin e plotë politik, ekonomik dhe moral të vendit të tij në ndjekje të një iluzioni perandorak. Sulmi ndaj Ukrainës më ka tronditur.
Çfarë ju pengoi të shihnit fytyrën e vërtetë të Putinit?
Fytyra e tij nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë. Por ndërkohë ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim se me cilin duhet të merremi. Unë e konsideroj veten si ndër ata që kanë punuar shumë për të siguruar mos-rikthimin e luftës në Evropë. Kjo përpjekje nuk pati sukses. A ndikuan këtu synimet e gabuara? A ishte gabim përpjekja për t?i arritur ato? Ky është debati që duhet ta zhvillojmë tani.
Putini duket se e ka interpretuar dëshirën për dialog si një shenjë dobësie, dhe mendoi se nuk kishte pse të kishte frikë nga Perëndimi. Përndryshe, nuk do të rrezikonte ta niste këtë luftë…
Nuk besoj se Putini i bën ende llogaritë në një mënyrë kaq racionale. Në fakt unë kam menduar se Moska mund të kishte shumë frikë nga zgjerimi i NATO-s. Sot, e di që Rusia ka në fakt frikë nga zgjerimi i demokracisë dhe nga dëshirat për liri dhe të drejta.
Sulmi ndaj Ukrainës, mohimi i shtetësisë së saj, masakrat dhe vuajtjet e pafundme janë
një pikë kthese edhe në qasjen e Perëndimit ndaj Rusisë. Kjo është bërë e qartë përmes solidaritetit ndaj Ukrainës në Evropë dhe SHBA, dhe vendosmërisë së BE-së për sanksionet, si dhe reagimin e fortë të NATO-s.
Shumë aleatë janë të frustruar me Gjermaninë, pasi ajo po bën shumë pak për të ndihmuar Ukrainën. A nuk jemi shumë pasivë, duke qenë vendi më i fortë i BE-së?
Unë kam respekt për vendimet e marra së fundmi nga qeveria gjermane. Angazhimi i qëndrueshëm ndaj objektivit prej 2 për qind të PBB për mbrojtjen dhe fondi prej 100 miliardë eurosh për ushtrinë gjermane, nënkupton një zhvendosje nga praktika e zakonshme gjermane. Ky plan i ri nënkuptojnë pajisje, riarmatim dhe parandalim. Kësaj i shtohen dërgesat e armëve dhe sanksionet më të rënda që kanë vendosur ndonjëherë evropianët së bashku kundër një vendi.
Trupat e Putinit kanë kryer krime të tmerrshme lufte në Ukrainë. A duhet të gjykohen Putin dhe Lavrov nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë?
Kushdo që mban përgjegjësi për këto krime duhet të përballet me pasojat. Kjo përfshin ushtarët, komandantët, dhe natyrisht edhe ata që kanë përgjegjësi politike.
A nuk janë masakrat në Bucha një pikës kthese, pas së cilës Gjermania duhet të rishqyrtojë plotësisht dhe të intensifikojë qasjen e saj ndaj sanksioneve?
Imazhet e të vrarëve në Bucha janë të tmerrshme. Unë mezi i shoh, më prekin në zemër. Ato e theksojnë edhe një herë se çfarë do të thotë pushtimi kriminal i Ukrainës nga Rusia, vuajtjet e mëdha që po shkakton ky sulm. Kjo më zemëron dhe trishton akoma më shumë.
Emocionet janë një gjë. Por një pyetje tjetër është nëse dhe sa shpejt është e përgatitur Gjermania të reagojë më ashpër, për shembull duke vendosur një embargo ndaj naftës dhe gazit rus…
Mendoj se qeveria gjermane po bën gjithçka që mundet për të ulur ndjeshëm importet e naftës dhe gazit natyror. Nëse qëndrimi i sinqertë i qeverisë, është se një embargo e papritur e gazit do të ishte e papërgjegjshme, ajo nuk duhet akuzuar për cinizëm, nëse po vepron në përputhje me rrethanat.
Si mund t?i jepet fund kësaj lufte?
Kjo është një pyetje që e bëjmë të gjithë sot. Nuk më duket e dobishme të jap këshilla të zgjuara nga larg. Një gjë është e qartë:vendi ynë qëndron në krah të Ukrainës.
A po planifikoni të shkoni në Kiev në të ardhmen e afërt?
Nuk ka asnjë kryeqytet tjetër që kam vizituar aq shpesh sa Kievi. Dhe unë do të vazhdoj të bëj gjithçka që kam në dorë për ta ndihmuar Ukrainën. Vizitat e reja atje, do të jenë pjesë e këtij kontributi.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
Nga Lorena Stella Martini “European Council on Foreign Relat...
“The Week”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ka sjellë rritjen ...
Nga Daniel Cohen “Project Syndicate”Lufta e Vladimir Putin k...
Nga Hal Brands “Bloomberg”Fundjavën e kaluar u rizgjodh në d...
Nga José Ignacio Torreblanca “European Council on Foreign Re...
Nga Ariel Cohen “Newsweek”Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga dekl...
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...