A mund t’i ofrojë Ukrainës kryengritja, një avantazh vendimtar?
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Ariel Cohen ?Newsweek?
Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga deklaratat e fundit të presidentit Xho Bajden në Poloni, ku ai kërkoi hapur largimin nga pushtetit të Vladimir Putinit. E ardhur nga presidenti amerikan, deklarata i hodhi benzinë zjarrit në një situatë të mbushur me rreziqe të shumta të përshkallëzimit të konfliktit.
Megjithatë, kundërshtarët politikë të Putinit në Rusi duhet të bëjnë thirrje të tilla. Putini është përgatitur prej kohësh për luftën e tij që synon të rindërtojë Perandorinë Ruse, duke nisur nga pushtimi i Ukrainës.
Ai dhe rrethi i tij i ngushtë i veteranëve të KGB-së, vendosën që të zhdukin edhe ato pak liri qytetare që trashëgoi Rusia post-komuniste nga Perestrojka e Mikail Gorbaçovit dhe reformat e Boris Jelcinit gjatë viteve 1990. Rusia postkomuniste e filloi si një gati-demokraci; ndërsa tani po shkon drejt totalitarizmit.
Që kur erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve të dyshimta presidenciale, Putini e ka shkatërruar në mënyrë metodike shoqërinë civile që trashëgoi, duke përdorur një sërë taktikash gjithnjë e më brutale. Mes tyre përfshihet edhe kufizimi i debateve në Duma, goditja e kanaleve televizive të pavarura, si dhe ndalimi i të OJQ-ve të pavarura si rasti i ?Memorial?, që përkujtonte viktimat e komunizmit.
Më pas erdhën vrasjet dhe arrestimet politike. Ana Politkovskaja, një gazetare dhe aktiviste e drejtave të njeriut, u vra në ditënlindjen e Putinit në vitin 2007. Në vitin 2011, protestat në sheshin Bolotnaja u shtypën më dhunë.
Udhëheqësi i opozitës Boris Nemcov u vra para Kremlinit në vitin 2015 nga vrasës çeçenë, me lidhje të forta me liderin çeçen Ramazan Kadirov, një nga njerëzit më të besuar të Putinit. Aleskei Navalni u helmua në vitin 2020, u dënua me burg në 2021 pas rikthimit të tij në Rusi, dhe u dënua sërish javën e kaluar me 9 vite burg shtesë.
Përveç shënjestrimit të opozitës politike, Putin ka sulmuar sistematikisht edhe mediat, përfshirë mbylljen me forcë të radios ?Echo Moskvy? dhe televizionit ?Rain TV?. Po ashtu Kremlini ka ndaluar platformat e njohura amerikane Facebook , Tëitter , Instagram dhe LinkedIn.
Sot, ?Muri i Madh Kibernetik? i Rusisë po ndjek hapat e homologut të tij kinez. Moskovitët presin tani zbatimin e një politike të ngjashme me ?sistemin e kreditit social? të stilit kinez.
Ndërsa u shtua shtypja e brendshme dhe agresioni i jashtëm i Rusisë, Evropa, e varur nga gazi natyror i Rusisë, dhe SHBA-ja, që po kërkonin partnerë në rajon, preferuan ta anashkalonin pushtimin e Gjeorgjisë nga Rusia në vitin 2008, dhe mbështetjen e Moskës për Republikat separatiste të Donjeckut dhe Luhanskut.
Në shkurt të këtij viti, Kremlini i njohu separatistët dhe e pushtoi Ukrainën për t?i ?mbrojtur? ata. Për ata që kishin veshë, ky akt ishte paralajmëruar vite me radhë. Retorika e Putinit që e konsideron shembjen e Bashkimit Sovjetik si ?katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX-të?, dhe thirrjet e tij për rindërtimin e Perandorinë e vjetër Ruse, janë bërë më të forta që nga fjalimi i tij në Mynih në vitin 2007.
Sot Putini po shpallur nevojën për të spastruar atdheun nga ?tradhtarët?, një rikthim ky rrëqethës i retorikës staliniste. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, mbi 200.000 rusë kanë emigruar në Evropë, por edhe në Armeni, Kazakistan, Kirgistan dhe Uzbekistan.
Të tjerë po planifikojnë të arratisen, para se të jetë tepër vonë, dhe para se jeta të bëhet e padurueshme për shkak të varfërimit dhe shtypjes së përgjithshme. Carët dhe bolshevikët deri në fundin e viteve 1920, i lejuan disidentët të largoheshin, duke shkaktuar një largim masiv të intelektualëve dhe të arsimuarve, përfshirë kompozitorin Sergei Rahmaninof, projektuesin e avionëve Igor Sikorski dhe shumë të tjerë.
Por ?mohimi? i kulturës ruse dhe i rusëve që e kundërshtojnë luftën, është kundër-produktiv., SHBA-ka përfituar dikur nga refugjatët gjermanë dhe ata nga Evropa Lindore. Sot nuk është ndryshe. Putini e ka konsoliduar kthesën e tij drejt totalitarizmit, duke e rikthyer vendin e tij në mesin e viteve 1980, kur disidentët dënoheshin rëndom me burg dhe shtroheshin më forcë në spitalin psikiatrik.
Ndërkohë dhe furnizime me ushqime ishte i pakët. E ardhmja oruelliane e Rusisë duhet të shqetësojë mbarë botën. Një atmosferë helmuese dhe dyshimi reciprok, po krijohet në vendin gjigant, ndërsa mijëra rusë dhe bjellorusë po futen në burg, qoftë edhe për postimet në mediat sociale kundër luftës apo regjimit të tij autoritar.
Miqtë e mi rusë më thonë se njerëzit shmangin shikimin e njëri-tjetrit në sy, apo diskutimin e hapur për ndonjë çështje politike. SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet ta njohin Rusinë e sotme për atë që e ka bërë Putini: totalitare dhe imperialiste.
Nëse Putini lejohet do të ketë përfitime nga lufta e tij në Ukrainë, kjo vetëm sa do t?i hapë oreksin. Së bashku me Kinën, Rusia do të sfidojë jo vetëm SHBA-në në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Por në fund, dy gjigantët euroaziatikë do të sfidojnë vetë demokracinë.
Prandaj është koha për kundërpërgjigje, dhe jo thjesht për frenim. SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet të kopjojnë qasjen gjatë Luftës së Ftohtë, kur Perëndimi i drejtohej qytetarëve sovjetikë nën hundën e sundimtarëve të tyre në Kremlin. Sot, një pakicë e konsiderueshme rusësh e kundërshtojnë luftën.
Me thellimin e dëmeve nga sanksionet, edhe gjërat në Moskë mund të nisin të ndryshojnë, ashtu si gjatë dështimit sovjetik në Afganistan. Njerëzit në Rusi dhe të mërguarit e saj të shumtë përfshijnë mijëra shkrimtarë, gazetarë, kineastë dhe shkencëtarë të talentuar.
Ne duhet të bashkëpunojmë për t?i informuar rusët e zakonshëm me krimet e regjimit.
Kur ta kuptojnë plotësisht katastrofën e Ukrainës dhe efektet e sanksioneve, rusët mund të ndihmojnë në mposhtjen e totalitarizmit, dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për veten, Evropën dhe botën./ Përshtatur nga CNA.al
Nga James Dobbins “The Hill”Ndërsa pushtimi ka hyrë në muaji...
Nga Amy Knight “Washington Post”Vladimir Putin nuk është për...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ukraina e fitoi fazën e parë të ...
Nga Gabriel Gavin “Spectator”“Shtëpia jonë është zemra jonë!...
Njeriu më i gjatë në botë lindi i lumtur, i shëndetshëm dhe ...
Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”Vladimir Putin është sot...
Nga Jonathan Haslam “Financial Times”Vetëm disa javë përpara...
Nga Harun Karcic “Foreign Policy”Pushtimi rus i Ukrainës, ka...
Nga David Satter “Wall Street Journal”Presidenti amerikan Xh...
Nga Andrew Roberts “Wall Street Journal”Çfarë do të bënte Ui...
Një nga pionieret e industrisë kolumbiane të tregtisë së kok...
Nga Tony Barber “Financial Times”Mbrojtja e pavarësisë së Uk...
Nga Julius Strauss “Spectator”Rusia ka sinjalizuar se pas 1 ...
Nga Bret Baier “Fox News”Në majin e vitit 1988, presidenti a...
Nga Michael Sheitelman “World Crunch”Ushtarët dhe oficerët r...
Nga William Hague “The Indipendent”Besimi se një luftë që sa...
Nga Sumantra Maitra “National Interest”“Dua të jem i sinqert...
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...