“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Sumantra Maitra ?National Interest?
?Dua të jem i sinqertë me këtë që po ju them. Një herë e përgjithmonë, ju duhet të vendosni vetë se me cilin jeni në këtë luftë?. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin që mbajti online para samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, ku ai veçoi Gjermaninë për dështimin e saj për të kuptuar se çfarë po ndodh në Ukrainë, dhe kritikoi në veçanti Hungarinë për neutralitetin e saj.
Duke treguar këpucët e Memorialit të Danubit mbi Holokaustin, Zelenski vuri në shënjestër Viktor Orban, i zemëruar dukshëm me heshtjen dhe neutralitetin e Budapestit ndaj kësaj lufte, duke thënë: ?Vëzhgojini ato këpucë dhe do të shihni se si mund të ndodhin sërish vrasjet masive në botën e sotme. Kjo është ajo që po bën sot Rusia!?.
Nën shfaqjen sipërfaqësore të unitetit, dallimet në gjirin e aleancës perëndimore janë po aty. Hipotezat në kohë lufte janë gjithnjë të ndërlikuara. Por deri më tani, me rrezikun e përgjithësimit të tepruar, janë të të dukshme 3 nëngrupe midis shteteve të NATO-s dhe BE-së.
Ato mund të quhen përkatësisht fuqitë e statuskuosë, balancuesit dhe ungjillorët. Franca, Gjermania dhe Hungaria janë shembuj tipikë të fuqive të statuskuosë në kontekstin aktual.
Motivimi kryesor për fuqitë e statuskuosë është parandalimi i përhapjes së luftës, arritja e një zgjidhjeje të konfliktit dhe rinisja e tregtisë si më parë. Për ungjillorët, motivimi kryesor është zmbrapsja e Rusisë, ndërsa për balancuesit është të sigurojnë që pushtimi rus në Ukrainë të dështojnë, pa u shndërruar në një konflikt më të gjerë.?
Pavarësisht se Hungaria, Franca dhe Gjermania, ndajnë shpesh mendime të kundërta në lidhje me çështje specifike rreth drejtimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian, sa i përket Rusisë, qasja e tyre është e përbashkët. Qeveria hungareze e mbështeti fuqishëm vendimin e NATO-s për të mos krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
Po ashtu Hungaria tha do të vendoste veton kundër një misioni paqeruajtës në Ukrainëa, apo mbi fluturimin e avionëve me dërgesa me armë mbi territorin hungarez. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto tha se vendosja e një zone të ndalim-fluturimit, do të nënkuptonte luftë me Rusinë, ashtu si edhe dërgimi i trupave në Ukrainë si paqeruajtës.
Hungaria kishte gati të njëjtën qasje me Gjermaninë dhe Francën. Presidenti francez Emanuel Makron përjashtoi kategorikisht çdo ndërhyrje të NATO-s, apo krijimin e një zone të ndalim-fluturimit, ndërsa shkroi në Twitter se ndërsa Franca mbështet me kujdes dërgimin e armëve mbrojtëse dhe vdekjeprurëse për ushtrinë ukrainase, ajo dëshiron që NATO të shmangë përfshirjen direkte në këtë luftë.
Kancelari gjerman Olaf Sholc, refuzoi pak kohë më parë të vendoste sanksione ndaj energjisë ruse, duke thënë se kjo do të shkaktonte një recesion të ekonomisë evropiane. Është interesant fakti që kjo qasje tregon gjithashtu një ndryshim në rritje midis Hungarisë dhe Polonisë, dy qeveri konservatore nominalisht të krahut të djathtë, të cilat po e gjejnë veten në anën e kundërt të çështjes së Rusisë.
Teksa Polonia po ushtron presion për të vendosur sanksione mbi importet e gazit, naftës dhe qymyrit rus, dhe për dërgimin e një misionit humanitar të NATO-s në Ukrainë, Hungaria po bllokon sanksionet (së bashku me Gjermaninë) për importet e energjisë ruse, dhe synon të shmangë çdo përfshirje të NATO-s në këtë luftë.
Këto grupe shtetesh, të përbëra nga Polonia, shtetet baltike dhe Finlanda, janë ato që mund të quhen ungjillorë. Ata janë shumë maksimalistë në kërkesat e tyre për balancimin e raporteve me Rusinë. Dhe janë të parët që kërkojnë që NATO të mos njohë kufij dhe të përfshihet në operacione jashtë aleancës.
Polonia kohët e fundit kërkoi t`i dërgonte Ukrainës avionët e saj MiG, por u pengua nga SHBA-ja. Lituania dhe Estonia bënë thirrje për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi qiejt e Ukrainës, edhe në kushtet kur diçka e tillë do të çonte në një luftë direkte kundër Rusisë.
Kur Belgjika, Gjermania, Austria, Hungaria dhe Holanda kanë vazhduar blerjen e naftës dhe gazit rus, Finlanda dhe shtetet baltike, kanë thënë vazhdimisht se kjo gjë vetëm sa po financon luftërat e Rusisë.
Në grupin e fundit janë balancuesit, të cilët duket se po luajnë me të dyja palët, siç bëjnë edhe balancuesit klasikë. Nga njëra anë, Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë tërësisht pro rritjes së kostove për pushtimin rus. Britania ka qenë në krye të furnizimit me armë të Ukrainës, por ka përjashtuar vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit dhe përfshirjen e NATO-s në luftë, një pozicion i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, të cilat nga ana e tyre zbatojnë disa nga sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë.
Deri në fundin e Luftës së Ftohtë, neutraliteti retorik ishte një vendim që i takonte shteteve sovrane. Ato zgjodhën të qëndronin asnjanës në lidhje me konfliktet, siç dëshironin, dhe luftërat globale filluan për shkak të agresionit të një shteti perandorak kundër një fqinji neutral.
Gjërat ndryshuan në epokën e pas Luftës së Ftohtë, me unipolaritetin dhe besimin tek ?harku liberal? i historisë. Tani unipolariteti është zhdukur, mbrojtja dhe qasja realiste në politikën e jashtme janë rikthyer së bashku me neutralitetin retorik të shkollës së vjetër.
Në këtë kontekst, lufta e Ukrainës është lufta e parë e botës shumëpolare të rinovuar, ku një fuqi e madhe pushtoi një fqinj shumë më të dobët. Jo për promovimin e vlerave, por si një fushatë ndëshkuese, e bazuar në sferat e ndikimit. Dhe llogaritjet e ndryshme rezultojnë në reagime të ndryshme, Evropa ngadalë po i rikthehet normës, ku gjeografia dhe interesat dalin mbi ideologjinë dhe vlerat./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Cameron Manley “World Crunch”Zyrtarët e Shtëpisë së Bard...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Në Evropë është rikth...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...