Kriza ukrainase, një zgjidhje sipas modelit palestinez?
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Joschka Fischer ?Project Syndicate?
Në Evropë është rikthyer Lufta. Një muaj më parë, një fuqi e madhe evropiane sulmoi fqinjin e saj më të vogël, për të cilin ajo pretendon se nuk ka të drejtë të ekzistojë si një shtet-komb i pavarur, madje kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore kundër atyre që e sfidojnë.
Me këtë luftë bota ndryshoi rrënjësisht. Dhe bashkë me të duhet të ndryshojë edhe Evropa.
Me agresionin e tij të paprovokuar kundër Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin i shkatërroi qëllimisht themelet e paqes evropiane, dhe në një farë mase të gjithë rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Ftohtë.
Aktualisht janë prishur marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike të Perëndimit me Rusinë. E megjithatë konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë është një mundësi e veçantë. Bota duhet që të përballet tani me rrezikun – që dikur mendohej se i kapërcyer – që një luftë në Evropë mund të përshkallëzohej me shpejtësi në një konflikt global.
Në rast se do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore, ajo mund të sjellë një nivel të paprecedentë shkatërrimi, madje edhe sipas standardeve evropiane, për shkak të gjasave të përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë. Sigurisht, Putini ka bërë disa llogaritje të gabuara serioze. Blitzkrieg-u i tij supozohej se do ta rrëzonte shpejt qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe do ta zëvendësonte atë me një regjim kukull. Por duket se ai e ka mbivlerësuar aftësinë e ushtrisë ruse, dhe e ka nënvlerësuar gatishmërinë e ukrainasve për të luftuar për vendin dhe lirinë e tyre.
Po ashtu Putin duket se e ka nënvlerësuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ndonëse pritej padyshim një farë reagimi, ai ndoshta nuk e parashikoi përgjigjen kaq të shpejtë, të vendosur dhe të unifikuar të Perëndimit. Përtej pritjes së një pjese të madhe të rreth 3.5 milionë ukrainasve, që janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre që nga fillimi i pushtimit, vendet perëndimore i kanë dërguar Ukrainës miliarda dollarë në armë dhe materiale të tjera.
Ndërkohë vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rrepta financiare dhe ekonomike ndaj Rusisë, Putinit dhe mbështetësve të tij. Për Evropën, kjo përgjigje pasqyron afërsinë e madhe të luftës që ka nisur Putin.
Ditë pas dite, në televizione dhe mediat sociale, evropianët janë ndeshur me histori dhe imazhe të qyteteve të shkatërruara, strehimoreve të mbushura me bomba, dhe ukrainas të zakonshëm që përballen me guxim me realitetin e tyre të ri.
Kjo, së bashku me mbërritjen e refugjatëve në thuajse çdo vend të kontinentit evropian, e ka
bërë luftën një tipar përcaktues të jetës së përditshme të evropianëve. Por lidhja është edhe më e thellë. Evropianët brenda dhe jashtë BE-së e kuptojnë se agresioni i Putinit nuk drejtohet vetëm ndaj Ukrainës.
Rusia ka nisur një sulm ndaj vlerave tona më të thella: demokracisë, sundimit të ligjit, bashkëjetesës paqësore dhe paprekshmërisë së kufijve. Nëse lufta kundër Ukrainës është një sulm ndaj të gjithëve ne, e vetmja përgjigje e përshtatshme është një përgjigje e bashkuar.
Megjithatë, ndërsa uniteti i deritanishëm i Evropës meriton lëvdata, duhet të bëhet shumë më tepër. Nuk është ende e qartë se si do të vijojë lufta në Ukrainë, apo edhe nëse Ukraina do të mbijetojë si një vend i pavarur.
Por s?ka asnjë dyshim se lufta e Putinit do të ketë pasoja afatgjata shumë të mëdha, madje edhe më të thella se ato të viteve kur u rrëzua rendi i Luftës së Ftohtë. Së pari, mosbesimi ndaj Rusisë do të jetë i qëndrueshëm. Duke qenë se marrëdhënia e Perëndimit me Rusinë ka qenë prej kohësh një shtyllë e paqes evropiane, kjo nënkupton se Evropa do të duhet ta transformojë qasjen e saj ndaj sigurisë.
Në veçanti, krahu lindor i NATO-s dhe kufiri lindor i BE-së do të mbeten të pambrojtur, gjë që do të kërkojë një nivel më të lartë të mbrojtjes ushtarake. Kjo detyrë, e cila duhet të ndahet në mënyrë të barabartë nga NATO dhe BE, duhet që ta shndërrojë BE-në në një lojtare gjeopolitike.
Deri më tani, i vetmi instrument gjeopolitik që kishte në dispozicion BE-ja, ishte premtimi i anëtarësimit në union dhe perspektiva e paqes, prosperitetit dhe respektit për shtetin e së drejtës, që nënkuptonte anëtarësimi. Por, siç e tregoi zgjerimi lindor i BE-së në fillim të këtij shekulli, vetëm anëtarësimi nuk mjafton për të garantuar që një vend të arrijë transformimin e pritshëm gjeopolitik.
Përballë aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të Turqisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, BE-ja duhet të zhvillojë një sistem më fleksibël, më të përgjegjshëm dhe të nuancuar, në të kundërt rrezikon kolapsin.
Zhvillimi i BE-së drejt një unioni politik, të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe jo vetëm në një bashkim ekonomik dhe monetar, ofron një mundësi ideale. Ndërsa do të marrë formë kjo Evropë e re, atëherë mund të hartohet një rrugëtim i ri drejt anëtarësimit në BE, i përbërë nga disa faza, secila me kriteret, të drejtat dhe detyrimet e veta.
Për të kaluar në fazën tjetër, një vend duhet të përmbushë standardet e paracaktuara në lidhje me ekonominë, sundimin e ligjit, sigurinë dhe fusha të tjera. Disa vende mund të përparojnë shpejt, ndërsa të tjerat mund të mos e arrijnë kurrë nivelin më të lartë të anëtarësimit në BE. Por të gjitha do të përfitonin nga lidhjet e tyre me bllokun.
Lufta e Putinit e ka bërë Evropën më të bashkuar se kurrë më parë. Tani sfida është të mbështetet kjo ndjenjë e synimi të përbashkët, dhe të ndërtohet një BE më e fortë, më e qëndrueshme dhe më e vetë-mjaftueshme, e aftë të çojë përpara interesat e saj gjeopolitike në një botë të rivalitetit të rinovuar midis fuqive të mëdha.
Natyrisht, aleancat do të jenë thelbësore, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Por, ndërsa evropianët po mrekullohen nga trimëria dhe guximi i ukrainasve, ne duhet gjithashtu të mësojmë prej tyre një leksion vendimtar: askush nuk do të luftojë për ju, familjen, vendin dhe të ardhmen tuaj, sa ju vetë.
Shënim:Joschka Fischer, Ministër i jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendës/kancelar në vitet 1998-2005.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Lucio Leante “Opinione.it”Ndoshta ne të gjithë po e marr...
Nga Anders Aslund “Project Syndicate”Ndërsa trupat e preside...
Nga Chuck DeVore “Fox News”Faza e parë e fushatës ushtarake ...
Nga Clara Ferreira Marques “Bloomberg”Është një dezertim që ...
Nga Andrei Zubov “Moscow Times”Përveç të gjitha tmerreve që ...
Nga Michael Ignatieff “Project Syndicate”Ne e dimë se çfarë ...
Nga John Kennedy “Wall Street Journal”Komanda Evropiane e SH...
Nga Thorsten Benner & Ricardo Soares de Oliveira “New States...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Pak njerëz e parashikuan se lu...
Nga Benn Steil & Benjamin Della Rocca “Foreign Affairs”Sanks...
Nga Nikolla Dimitrov “The Balkans in Europe Policy Advisory ...
Nga William Courtney “Moscow Times”Tensionet aktuale në Rusi...
Unë kam një mesazh për miqtë e mi rusë dhe për ushtarët rusë...
Nga Timothy Garton Ash “Spectator”Edhe nëse Ukraina do të ek...
Nga Michael Waltz “Fox News”Rusia ka pësuar humbje të konsid...
Nga Maksim Trudoljubov “Meduza”Gjatë viteve të presidencës s...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Një botë e re po lind. Po s...
Nga Richard Kemp “Opinione.it”Objektivi strategjik i NATO-s ...
Nga Otto Shili “Worldcrunch”Nuk ka asnjë dyshim se lufta vde...
Nga Gianluca Mercuri “Corriere Della Sera”Më shumë se dy jav...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...